"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

03.03.2013

Po vjen 7 marsi, dita e… korrupsionit! Gazeta DITA


Me 7 mars hapet shkolla shqipe në Korçë. Mësimi në gjuhën e arnautëve, në gjuhën haram, ishte i ndaluar atëherë. Mund të mësohej greqisht, turqisht apo serbisht. Nga një ditë e shënuar për ata që kishin rrezikuar dhe jetën për ta hapur shkollën shqipe, u krijua një festë pagane, ku abuzohet me çiltërinë dhe ndjesinë dhe botëkuptimin e padjallëzuar të fëmijëve. Një festë ku fëmijët mësohen dhe stërviten dhe praktikisht përjetojnë efektet e korrupsionit. Ata mësimin e parë të korrupsionit e marrin në shkollë, aty ku nuk duhet.
Kjo anomali, ky aberracion shoqëror, do të kremtohet edhe këtë vit. Edhe këtë vit mësueset do të porosisin lulet, kurse nxënësit e moshave nga gjashtë deri në dhjetë apo njëmbëdhjetë, do të shkojnë me lule në shkollë. Nga gjashtë deri në njëmbëdhjetë. Pra në moshën minore. Pra në moshën kur u mungon aftësia juridike.
Marrja e luleve nga ata që janë paguar për punën e kryer, është korrupsion. Blerja e luleve, dhënia e tyre fëmijëve për ta gëzuar, impresionuar mësuesen, është abuzim me të mitur. Në këtë ditë festive nëpër fotografi do të shihen vogëlushët e manipuluar dhe abuzuar duke u dhënë lule mësueseve. Ata sigurisht habiten me përkuljen, me buzëqeshjen e mësuesve dhe sigurisht i bëjnë një pyetje naive vetes: pse unë duhet t’ i blejë lule mësueses? Pse jo një çokollatë apo akullore për vete, por lule për mësuesen? Pse asaj që paguhet për punën e vet?
Nuk ka asnjë dyshim se fëmija, në atë moshë, me dëshirën e vet, nuk do t‘ i blinte kurrë lule për arsimitarin. Abuzimi tij nisë në shkollë dhe tolerohet nga prindërit. Keqpërdorimi mundësohet nëpërmjet bashkëpunimit të arsimtarëve dhe prindërve, nga ata që edhe sipas ligjit dhe normave shoqërore, janë të obliguar ta pengojnë devijimin e tyre. Fëmija është vetëm lodër e të rriturve. Ai fëmijë, duke parë gëzimin e mësueses, kupton një gjë shumë të rëndësishme për jetën: njerëzit mund të blihen! Nëse i fal diçka, ata bëhen të ndershëm, buzëqeshën, u zbutet zemra dhe bëhen të mirë;  kur blihet mësuesi, pse nuk blihen të tjerët?  Ata që sipas ligjit janë të mitur, nuk duhet të manipulohen dhe nuk guxon të abuzohet me ta dhe nuk duhet të stërviten me korrupsion.
Fëmija duke përjetuar efektet e “bakshish-mentalitetit”, vazhdon ta bëjë këtë edhe kur të rritet, sepse ai din, se me këtë vepër, shumë probleme zgjidhen, shumë ligje injorohen e thyhen. Tani jo me lule, por me lekë, dollarë e euro.
Ata fëmijë nuk mësohen t’ u dërgojnë një tufë lule bujqve, ose bukëpjekësit, ata nuk i mësojnë fëmijët t’ u blejnë lule në shenjë falënderim atyre që ndërtojnë rrugët,  jo atyre që rrezikojnë jetën duke ruajtur kufijtë e vendit, jo atyre që rrezikojnë jetën duke ruajtur paqen e brendshme,  jo mjekëve, por ata mësohen t’ u blejnë lule mësuesve që nuk kanë rrezikuar asgjë për tua mësuar atyre alfabetin. Atyre që punojnë “part time” me diku 4 muaj pushime në vit, me katër pesë orë punë në ditë dhe që marrin rroga to plota. Ata u blejnë lule atyre që nuk ndjenjën asnjë përgjegjësi për nxënësit e tyre të djeshëm, që kanë mbushur burgjet europiane. Ata nuk brengosën për nxënësit e tyre që janë të korruptueshëm mu si edhe ata dhe se nxënësit e tyre të djeshëm, vjedhin shtetin, nuk kanë kokërr morali, gënjejnë dhe shajnë publikisht. Ata mësues, edhe pas 100 viteve arsimim, me lule didaktike, nuk arritën të mësojnë shqiptarin se nuk duhet të hakmerret, se nuk guxon ta vrasë gruan, se njeriu politik nuk guxon ta vrasë popullin e manipulojë atë.
Shtatë marsi nuk është dita e mësuesit, nuk është ditë e nxënësit, por dita e shkollës shqipe. 7 marsi nuk është dita kur nxënësi duhet të abuzohet prej mësuesit, por kur mësuesi dëshmon se vihet në shërbim të nxënësit për të krijuar një shoqëri të shëndosh moralisht. Kjo ditë nuk është e mësuesit shqiptar, por dita e arsimimit shqiptar dhe nuk mund të shpërblehen për atë punë, ata që janë paguar një herë. Në Gjermani kur nxënësit ndahen nga një cikël shkollor, i blejnë lule arsimtarit, krejt klasa së bashku, një tufë lule dhe falin nxënësit sipas dëshirës,  pa obligim, por vetëm kur mësuesit nuk kanë më ndikim në jetën e tyre, pra kur nuk janë më  mësues të tyre.
Mësimi i korrupsionit mund të ilustrohet me një rrëfim të shkrimtarit zviceran, Rolf Dobelli në librin e tij “Arti i të menduarit kthjellët”, (Die Kunst des klaren Denkens, para dy viteve bestseller i revistës “Spiegel” për disa muaj).  Qeveria koloniale franceze në Hanoi paska aprovuar një ligj kundër torturës së mijnve: për çdo mi të sjellë, të vrarë, qytetari do të paguhej. Çka ndodhi? Qytetarët dorëzonin minj çdo ditë, por kishin nisur edhe kultivimin e tyre. Synimi fisnik, por shumë herë edhe naiv, sjell efekte paradoksale, që i kthehen shoqërisë si bumerang. Ashtu si shpëblimi që ndikoi në shumimin e minjve, ashtu edhe lulet ndikojnë në rritjen e “bashkish-mentalitetit” në shoqëri.
Gazeta DITA

Libra nga Lis Bukuroca

Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës te lulu

Hijedritat e jetës


Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. 




3 Kommentare:

Lis Bukuroca hat gesagt…

Komente tek gazeta DITA...

hacker

3 Mars, 2013 at 1:19 am



Z.NASER DERI DIKU JAM DAKORT ME ARTIKULLIN TUAJ, (PERSA I PERKET DHURIMIT TE LULEVE NGA NXENESIT MESUESVE, POR NUK JAM DAKORT PER PJESEN KU JU I SUGJERONI NXENESIT TI DHUROJNE LULE, BUJQVE, NDERTUESVE, KUSH MBRON PAQEN ETJ,,,SEPSE NE FUND TE FUNDIT TE GJITHE JANE TE PAGUAR, NE KETE PJESE TE SHKRIMT TUAJ JENI KONTRADIKTOR ME VETVETEN ZOTERI,,,E VERTETE ARSIMI NE VENDIN TONE LE SHUME PER TE DESHIRUAR,,,MESUESIT JANE PJESE E MAKINES SHTET TE KORRUPTUAR E TE SEMURE NGA KY VIRUS..TEKSTET SHKOLLORE JENE SHUME TE PRAPAMBETURA PER TE GJITHE NXENESIT EDHE STUDENTET, DUHET TE JENI ME REALIST ZOTERI ME KOHEN DHE VENDIN KU JETOJME, MOS HARRO QE 1 MESUES DUHET TE PAGUAJE NGA 3000-5000 EURO PER 1 VEND PUNE,,,PARA VITEVE 90-TE LULET ISHIN PA LEKE NE VENDIN TONE,,,PO ME ARDHJEN E KAPITALIZMIT GJERAT NDRYSHOJNE TE GJITHA PA PERJASHTIM, MESUESIT MUND TI MESOJNE CDO GJE NXENESVE APO STUDENTEVE, PO BARRA BIE MBI NXENESIT EDHE STUDENTE SA I VENE NE PRAKTIKE TE TILLA MESIME….PO E MBYLL ME NJE PROVERB ” MJERIMI I PARALIZON TE GJITHA VEPRIMTARITE NJERZORE, PA PERJASHTUAR AS ATE TE MENDJES ” H.LUIS.MENKEN !!!!!!!

Lis Bukuroca hat gesagt…

Komente tek gazeta DITA...

eni

3 Mars, 2013 at 4:42 am



PARA VITIT 90,MESUESIT ISHIN EDHE ME TE NDERGJEGJSHEM PER PUNEN QE BENIN DHE U DILTE RROGA DHE I MERITONIN MIMOZAT QE ISHIN PA PARE

Lis Bukuroca hat gesagt…

Komente tek gazeta DITA...

Alb-Germani

3 Mars, 2013 at 10:53 am



Teme shum e rendesishme qe duhet pare me realisht.
Neper shkollat shqiptare nuk dhurohet me lule por blihen dhurata te shtrenjta per mesuesit.
Nxenesit mbledhin para dhe kjo eshte shum e trishtueshme .
Kjo gje duhet te marri fund dhe te denohet si marrje rryshfeti.