29.05.2013

Letër nga një arsimtare, Gazeta DITA

Përshëndetje, Naser, ka kohë që nuk jemi shkruar. Po të shkruaj se gati po çmendem. Kam shumë presion në punë. Po kërkohet të jem aktive në fushatë, herë herë kërkojnë me detyrim 10 – 15 emra përsonash që unë duhet t’ i bind të votojnë për PD.
Pjesmarrjen me urdhër në takimet e mitingjet e Salës janë bërë problematike. Në një miting që bëri së fundmi Sala në qëndër, unë nuk shkova, e dy ditë më pas drejtori më ulëriti, jo bërtiti, po piskati si gomar, në korridor, pse nuk isha në miting. Më hutoi ai moment, jam lodhur në mëndje e në shpirt, stresi e nervozizmi janë me tepri, e unë sforcohem të qëndroj e qetë, e kjo po më lodhë shumë, kam filluar të sjell stresin në shtëpi, kjo po ndikon për keq në familjen time.
Para ca ditësh më akuzoi që unë jam sinjalizuese e Edi Ramës, medemek unë i paskëm thënë që drejtori i kërcënon mësuesit, ishte gjëja më habitshme që mund të dëgjoja. Ka arritur në një stad që unë e quaj i çmënduri.
Unë akoma nuk e di për vete nëse do votoj apo jo, ndërsa drejtori im e din që unë do votoj për PS. Unë nuk merrem fare me fushatën, drejtori im thot ti je socialiste, mënyra se si e thotë, toni që përdor, ngjan sikur të thot ti je prosti.
Akoma më keq se në kohën e Enverit jemi bërë, s’ po guxojmë të flasim me zë të lart.
Nejse, Naser, ndjesë se të mërzita, kjo situat është e ditur nga të gjith, por nuk guxon asnjë nënpunës të deklarojë publikisht. Jemi bërë me hije në punë e ruhemi njëri – tjetrit edhe pse kemi vite që punojmë bashk. Ka arritur ajo pikë që tani nuk njohim më asnjë.

Të përshëndes dhe rishkruhemi here tjetër, nëse herën tjetër nuk jam e pa punë, nëse më pushojnë s’më mbetet gjë tjetër veç të marr fëmijët, e të dorzohem tek ime mëmë. Duke të kërkuar ndjesë për stresin që të përcolla, të uroj gjithë të mirat…(…)
PS.
Gjersa po lexoja këtë letër i shqetësuar, më shfaqeshin skena dhe mitingje të Millosheviçit. Mitingje ku ai nxirrte me dhunë njerëz në rrugë dhe i mbushte me urrejtje kundër popujve tjerë. Se është fundosur Shqipëria kaq thellë, nuk ka besuar njeri. Letra e arsimtares shqiptare flet për çmendurinë dhe anomalitë tona. Kështu duket demokracia, kur me ndërtimin e saj, merret stalinisti i zellshëm, i pasionuar.
Vet fakti se arsimtarja ka frikë ta përmend emrin e vet, flet për rendin politik në Shqipëri. Dikur kishim frikë nga Enveri, Tito dhe Millosheviçi, sot trishtohemi nga Sali Berisha. O tempora o mores!

Keine Kommentare: