Karma
dmth. kur e liga që është bërë, kthehet me krejt intensitetin e vet tek
keqbërësi. Sipas budizmit, nuk i shpëton askush. Pasoja
kthehet në cilësi
dhe sasi të
njëjtë.
E njëjta prodhon
të njëjtën:Aksion-Reaksion...
Pas luftës u vranë shumë veta, ekzistonin lista, LDK trajtohej si
tradhtare dhe sot LDK voton ligjin për themelin e gjykatës për ish
drejtuesit e UÇK-së, edhe atë, së bashku me PDK-në patriote. Nuk duhet
dyshuar fare se LDK e ka bërë më kënaqësi. LDK, që nga
filozofia e Rugovës, i kanë ngelur vetëm tri shkronja.
A po
përfundon një epokë, vështirë të thuhet, por një gjë mund të
konstatohet qysh tani: ishte një fitore e madhe e Serbisë.
Sigurisht edhe e LDK-së. Duke vrapuar për poste, harruan zezonën
serbe dhe në vend se të kërkohej dëmshpërblim nga shteti serb,
do të procedohen ata sipas dëshirës serbe. Këta që po luftonin
për çlirim, akuzuar nga ata që po luftonin për ruajtjen e
kolonisë.
Ky
shtet dhe ky popull ka derdhur me miliarda euro në ekonominë serbe
dhe kështu financonte destabilizimin e vet. Ka blerë dhe ngrënë
edhe krunde serbe. Me qeverisjen e Thaçit, Kosovës nuk i kuptohej
as drejtim, as rruga. Thaçi qe bërë i shantazhueshëm dhe kjo i
kushtoi shumë Kosovës, si në ekonomi, ashtu edhe në imazh. Se me
Perëndimin Thaçi nuk mund të tallet, duhet ta ketë kuptuar sot.
Nuk
besoj se mund të provohet diçka nga raporti i Martit, por dëmi do
të jetë i madh për imazhin, për faktin se do të hetohen edhe për
shitje të organeve. Si do që të përfundojë, meritat e tij nuk do
të zhduken, por nuk do të harrohen edhe ato që ka mundur të bëjë,
është dashur të bëjë dhe nuk e bëri. Në kohën e tij dhe Naim
Tërnavës, Kosova u shndërrua në shtet pa ligje, në një anarki,
ku kërcënimet bëheshin edhe publikisht, si edhe rekrutimet.
Meqenëse
populli i Kosovës nuk kundërshtoi themelimin e gjykatës, atëherë
rezulton se qeverisja e Thaçit u ka ardhur në majë të hundës.
Përveç lirisë, që i ngjante një anarkie të përkryer, populli i
Kosovës me shtetin e vet nuk krenohej, nuk ndjehej mirë, por qe
izoluar, ngushtuar, sa nuk i duronte më toka dhe, ia mësyn
Perëndimit kolektivisht.
Ashtu
si para lufte që përfundoi efektet filozofia e Rugovës, ka disa
vite që ka përfunduar edhe e UÇK-së. Kosovës i duhet një parti
qytetare. Një parti e re me protagonistë të rinj, edhe atë: as si
LDK, as si PDK, as si VV dhe si asnjë parti ekzistuese, sepse ato
kanë sjellë popullin në gjendje të mjerë, por vet nuk vuajnë.
Duhet një parti me dinjitet dhe integritet. Një parti që adhuron
shtetin e vet.
Kosovës
i duhet një parti qytetare e padamkosur. Një parti që lufton
korrupsionin, krimin, radikalizmin, nepotizmin dhe ndërton shtet
ligjor. Një parti që merr kontakte me botën dhe fton investitorë.
Një parti që mbron dinjitetin e popullit dhe punon për popullin.
Një parti që din ta ndërtojë të tashmen dhe përgatitet për të
ardhmen. Jo parti që mbahet në pushtet me meritat e djeshme dhe
mosdijen e sotshme.
Të
gjitha partitë ekzistuese janë diskredituar. Kosova ka nevojë për
brezin e ri, për ata që dinë dhe duan, edhe atë jo nga partitë e
vjetra, por nga ata që kanë mësuar se si nuk duhet bërë
politika. Këto parti që kemi, duke u përleshur për pushtet, e
shndërruan Kosovën në një burg të Europës. Kosova ka njerëz të
dijshëm. Ka njerëz me integritet. Ka njerëz që kanë pasion, por
ata nuk janë të përfshirë nëpër parti, sepse është bërë
turp të jesh anëtar i partive të sotshme, që ndërrojnë
orientimin dhe bindjet si laviret mbathjet. Kosova ka vuajtur shumë
nga pushtimet. Kosova ka nevojë tani të çlirohet nga zhvatësitë
e vet dhe kjo mund të bëhet vetëm me një parti moderne, që
kupton kohën, drejtimin dhe është e gatshme të sakrifikohet për
demokraci dhe shtetndërtim.
Zëri
Gazeta SOT
Gazeta SOT
LIBRA NGA LIS BUKUROCA TEK AMAZON
- Kuptimi i jetës
- Letër burrave I
- Letër burrave II
- Hijedritat e jetës
- Ngjyrat e dashurisë
- Shtatë parimet e dashurisë
- Die Asylbewerber
LIBRA TE LULU
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen