„Nuk do të besoj kurrë se zoti luan
zare me botën.“
A.Einstein
„Zoti duket se është fshehur në
zyrën e tatimeve. Çdo vit më pickon.“
G.Carlotti
„Ndoshta ekziston zoti, por është
më mirë të mos i zëmë besë.“
A. Casiraghi
„Do të kesh vetëm një zot“. „E
kush do t' i kishte bartur shpenzimet edhe të një tjetri.“
A.H. Clough
„Papa i dashur polak tha se dhembja
afron njeriun pranë zotit, kjo është arsyeja pse dua ta torturoj.“ Carl William Brown
„Mendimi se fetari është më i
lumtur se ateisti është absurd, aq absurd sa edhe besimi se
pijaneci është më i lumtur se njeriu i padehur.“ G. B. Shaw
„Kur njeriu krijoi zotin, ishte akoma
injorant. Kjo shpjegon krejt çështjen.“ B.Dartagnan
„Sikur të kisha qenë zot, nuk do t'
i kisha bërë gabimet e djalit tim, e sa i përket dashurisë dhe
bamirësisë, do të kisha qenë pak më i qartë.“ Giorgio Gaber
„Vetëm frika ishte ajo që krijoi
perënditë.“ Ben Jonson
„Në atë kohë kisha një të dashur
dhe duhej të martoheshim, por kishim një konflikt fetar. Ajo ishte
ateiste dhe unë agnostik. Nuk kishim idenë se pa cilin religjion t'
i edukonim fëmijët.“
Woody Allen
„Kur një e vërtetë është e
qartë, është e pamundur të linden parti dhe fraksione.“ Voltaire
„Kurrë njerzit nuk janë përleshur
në mes vete se a ka dritë në mesditë.“ Voltaire
„Ose mendohet, ose besohet.“ A. Schopenhauer
„Duhet ta vejmë në diskutim
logjikën e gabuar se gjoja kemi një perëndi të gjithëdijshme e
gjithëfuqishme, që krijon njerëz me defekte, e pastaj fajëson ata
për gabimet e veta.“
Gene Roddenberry
„Me shekuj është bartur konflikti
moral nga burrat, gratë me mendime guximtare dhe gjenive nga njëra
anë, dhe në anën tjetër, masa e madhe injorantësh dhe
besimtarësh. Kjo është lufta në mes shkencës dhe religjionit.
Pak njerëz i kanë bërë apel arsyes, nderit, ligjit, lirisë,
njohurisë dhe lumturisë këtu, në këtë botë. Shumica i kanë
bërë apel paragjykimit, frikës, mrekullive, skllavërimit, të
panjohurës dhe mjerimeve që pasuan. Shumë pak veta kanë thënë „MENDO“, shumë veta kanë thënë „BESO.“
Robert Green Ingersoll
„Kush mëson të tjerët se nuk është
arsyeja, por dashuria sentimentale ajo që qeverisë botën, ai hap
rrugën atyre që do të qeverisin me urrejtje.“
Karl Popper
„Besim fetar është kur beson në
atë që edhe vet e din, se nuk mund të jetë ashtu.“ Mark Twain
„Bibla na bën të qartë karakterin
e zotit me një saktësi të madhe dhe detaje. Ndoshta është
biografia më akuzuese që është shkruar ndonjë herë. Nëse
krahasojmë Neronin me të, atëherë Neroni na duket engjëll.“ Mark Twain
nga italishtja, lb
në portet Voltaire
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen