29.05.2014

Fjalë shqipe në gjuhën burushaski të hunzakëve


Nuk jam njëri prej tyre që rend pas senzacioneve, por për këtë informatë të sotshme, motivi ishte pikërisht dëshira për ta rrënuar një senzacion. Publicisti Fahri Xharra herë pas here sjell artikuj, fotografi mbi hunzakët dhe i konsideron si mbetje ilire, që paskan qenë ushtarë të Lekës së Madh. Kjo legjendë mund të lexohet edhe në gjuhë të huaja, por pa u se ishin ilirë. Për këtë popull të vogël ka treguar interes edhe dijetarët, që merren gjatësinë e jetës. Atje qenka krejt normale të jetohet 100 vite dhe nuk po ekzistueka kanceri. Për këtë ka shumë artikuj në internet.

Para disa javëve në një revistë gjermane pata lexuar se provat gjenetike nuk kishin treguar afëri në mes tyre dhen donjë kombi tjetër dhe se Europa, qenka shumë e përzier, por të papërzier dilnin vetëm afrikanët. Dhe në atë artikull, thuhej se kjo ishte një goditje e rëndë për racistët. Këtë artikull kisha ndërmend t' ia dërgoj Fahri Xharrës për ta përgënjeshtruar konstatimin e tij për ndërlidhje ilire.
Studimet e fundit shkencore dhe rezultatet paleogjenetike tregojnë se deri në 2 për qind kemi edhe gjene  të neandertalit dhe nga një takim i shkencëtarëve, u tha me bindje se në fjalorin tonë, kemi edhe fjalë të neandertalëve, që kanë mbijetuar diku mbi 30.000 vite. Në mes shkencëtarëve nuk ka më dyshime se edhe ata kishin pasur gjuhë dhe kulturë, kjo u deklarua pas gjetjeve të fundit të nofullës...

Duke kërkuar atë studim mbi krahasimet gjenetike, hasa në fjalorin e profesorit dhe indologut gjerman Hermann Berger, me titull: Studime të Reja Hinduse 13, Gjuha Burushaski e Huncëve dhe Nager, publikuar në Wiesbaden, tek shtëpia botuese „Harrassowitz:” ISBN:3-447-03961-2, Fjalor Burushaski-Gjermanisht dhe Gjermanisht-Burushaski, viti 1998. 
Disa faqe të fjalorit mund të shfletohen dhe konsulltohen. Gjuha e këtij populli, që flitet diku nga 15.000 deri në 80.000 banorë, quhet burushaski dhe jetojnë në Luginën e Huncëve apo Hunzave në Pakistan. Sipas një mendimi në gjermanisht tek “Wikipedia”, emërtimi i drejtë i tyre është HUNZUKUC, që në leximimin fonetik do të tingëllonte si Huncukuk dhe duke shumë afër fjalës shqipe shqip Hundëkuq. Dhe, meqënse jetojnë në një vend kodrinor dhe të ftohtë, nuk është çudi ta kenë quajtur veten „HUNDKUQ.” HUNDËKUQ.

Online mund të shfletohen diku dyzetë faqe të fjalorit, pas këmbënguljes, sepse gjithmonë paralajmëron se numri i faqeve është i kufizuar online. Se a mund të shpjegohet edhe emërtimi i gjuhës së tyre me gjuhën shqipe dhe togfjalëshin gjuhë e burrave, u mbetet etimologëve. Togfjalësht të tillë ekzitojnë edhe në gjuhën shqipe, si psh. flet si burrë, odë burrash etj.

Ky shkrim ka për qëllim vetëm të sjellë informata për studjuesit e interesuar për të vazhduar punën në këtë drejtim. Gati në çdo faqe- krejt fjalori nuk mund të lexohet online-, gjendet ndonjë fjalë e përafërta me shqipen. Një fjalor i dialekteve, krahasimin do ta kishte lehtësuar shumë. Zakonisht ne fjalët e huaja në shqipe si ato latine, greke, sllave, turke,  i konsiderojmë si huazime. DETI JON, i përkthyer nga romakët në MARE NOSTRUM, është një fakt që tregon se drejtimi mund edhe të ndryshojë. Sikur ky popull të ishte vërtet nga Ballkani, atëherë domosdoshmërisht do të ketë edhe ndonjë fjalë shqipe. Nëse paskan mbijetuar fjalë të neandertalëve, është afër mendsh, të kenë mbijetuar edhe fjalë ilire tek ky popull, thas vete me vete...Pa u zgjatur shumë, po i sjell disa: përkthimet e para janë të fjalorit, aty ku vazhdohet me shqip, është shpjegim i imi:

LÀAN MAN - lëvizem, lëkundem, tund, kërcej anash, ndërprej, pushoj me diçka, shqip: me lan, me lanë matan, mënjan.
LIPLÁP me ngut gllabëron, shqip, LLAP kal. 1. Pi ose ha shpejt e shpejt diçka të qullët, duke e marrë me gjuhë (zakonisht për qentë e për macet). Llap hirrën. E llapi qumështin (gjellën). 
LAAQ-ÙU - LAKURIQ, TAN LÁQ I TËRI LAKURIQ, shqip: i tani lakuriq.
LAGÀN-gjermanisht autori e ka përshkruar si: enë metali e rrumbullakët me diametër deri në 50 cm. për t'i larë duart., shqip: LEGEN I m.1. Enë e madhe, e rrumbullakët dhe mjaft e thellë prej metali a prej ndonjë lënde tjetër, që shërben për të larë fytyrën, duart e këmbët, për të larë rroba etj.  nëse kjo fjalë nuk është e huazuar në shqip...
KHIT dhe KITH NE, këtu, prej këtu, shqip: këtu
KITHUM prej këtu
KÌHTUMPA – nga kjo anë, shqip: këtupari
KHORL - Shport e madhe livadhesh, masë për kafshë dhe bukë, vjet. Shqip: KORBUL Kade druri, talër për bulmet.
KÒTHPA në këtë anë, shqip: këtupari
KHÌTI – në këtë anë, këtu
KŬŬ ET qaj me hidhërim të madh, shqip, KUKAMË f. Klithmë që lëshon dikush kur vajton për një fatkeqësi të madhe që i ka ngjarë; KUJË. Lëshoi kukamën. Dëgjohej kukama. KUJË f. Klithmë e fortë që lëshojnë zakonisht gratë kur vdes një njeri a kur ndodh një fatkeqësi 
UNÈ GÀNE JÀA KURÓŇIŠO ĠARİCIÉN – UNË KAM SHUMË MALL PËR TY, përkthim i i fjalëpërfjalshëm, pra: më ka marrë malli shumë për ty/ ose, edhe unë jam KURRESHTAR/ KURÓŇIŠO për të parë
KURÀN – Vijë mbrojtëse, fronti në luftë, fjalë e vjetëruar dhe dëgjohet në këngë trimërie, lufte. Shqip: KURA f. vjet. 1. përmb. Djem të një moshe, që thirreshin njëherësh për të kryer shërbimin ushtarak. U ngritën (u thirrën) dy kura menjëherë. 
KÀRENT – RRYMË ELEKTRIKE, shqip: KORRENT ELEKTRIK
KAAĆOÓNO - Keqbërës
BASÌE JUT – BAR I KOPSHTIT
JUUTHÀA MUUTHÀA- MBETJE USHQIMI???
JOODÌ – ÇIFT, shqip JU DY
JINI – GRUA E SHËMTUAR, në shqip ka kuptimin e kundërt, XHINDE f. 1. Fem. e XHIND,~I. 2. bised. Vajzë a grua shumë e bukur
JINI + BOT, JINBOT – die ganze Geisterwelt gjermanisht, BOTA e tërë shpirtërave, të vdekur mendohet.
BALIMI- BIMË
JARNÈL, edhe JARNÈL, në ushtri – Gjeneral, ndoshta nga latinishtja, sepse ekziston edhe në të gjitha gjuhët neolatine, por nuk mund ashtu thjesht të mohohet se dhjetëra perandorë ilir, të mos kenë marrë asnnjë fjalë me vete...
TRAA JAADAO - krejtësisht e tharë, e TERUN, E THARË
ITUM KÌTHUM – prej këtu dhe atje në të gjitha anët
ÌRASKUS – koha dhe vendi i vdekjes, vdekje; shqip. Rrëski / RRËSK m. bised.
1. shih RISK,~U. Ka rrësk. E pati (iu bë) rrësk. Iu pre rrësku. 
IMAÀKIS KIANĆ – enë druri për të gatuar brumin, shqip IMAK m. kryes.
Topa të shtypur brumi që vihen një mbi një e tëhollen së bashku për të bërë petë për lakror; kulaçe.
ILGUIN - GUYO – posedues uji: UJI/ UYO
ÌI – Ai vet

HURUTAS – e lë të qetë, shqip: URTË
HUNTILIUM – I NËNTI
ADÌT – E DIEL
ĂĂŬ-KĂĂŬ ET – qaj shumë
ÀAM ÈT – HA, por në gjuhën e fëmijëve thuhet në fjalor, përdoret edhe në shqip me fëmijët AAM
kur i afrohet luga pranë gojës...

Këto ishin krahasime nga tri germa, L,K,J A, por jo në tërërsi. Fjalori ka 271 faqe. Sigurisht mund të gjenden edhe fjalë tjera. Meqenësë është një popull i izoluar dhe nëse ka shkuar nga Ballkani, është e pamundur të zhduken të gjitha fjalët, por gjithashtu është e pamundur edhe të ketë mbijetuar shumica, kur shohim se çfarë ka ndodhur me shqipen 2.000 vitet e fundit, edhe pse ka pasur më shumë folës. Edhe nëse i përjashtojmë të gjitha fjalët, atëherë përemrin vetor UNE burushaski, UNË shqip, nuk mundet. Nëse substantivi LEGEN është i shqipes, në turqisht nuk e gjeta, atëherë edhe kjo flet për një lidhshmëri. Nëse të gjitha i përjashtojmë, nuk mund ta përjashtojmë JINBOT, bota e tërë e xhindëve. Po me TAN LÁQ I TANI LAKURIQ?
Linguistëve dhe etimologëve u mbeten të vazhdojnë. Bindja ime është se së paku 1000 fjalë ilire mund të kenë mbijetuar në fjalorin e tyre. Tre libra mbi hunzët mund të blihen këtu dhe kushtojnë 130 euro. Për ta çuar para këtë, do të ndihmonin shumë edhe përrallat e tyre si dhe këngët epike.

Dy fjalë për autorin: Hermann Berger u lind më 17.10.1926 dhe vdekur më 31 janar 2005 në Hajdelberg. Ishte indolog gjerman. Ishte anëtarë i Akademisë së Shkencave të Hajdelbergut. Është i ati i slavistit Tilman Berger dhe bizantinistit Albrecht Berger. Fjalori nga u bënë krahasimet është publikuar në vitin 1998. Përveç fjalorit aty gjenden edhe shpjegime gramatikore. Ai ka publikuar edhe një libër për këngët epike të hunzëve, që mban titullin: Libi Kisar: ein Volksepos im Burushaski von Nager, Hugh van Skyhawk, Hermann Berger, Karl Jettmar, në vitin 1996 dhe ka 231 faqe.

Njohuri plotësuese: Fahri Xharra: Kalashët e hundëzakëve në rrezik nga zhdukja e përhershme 
Nëse dëshironi të lexoni më shumë nga Lis Bukuroca, atëherë këtu mund të porosisni:Letër burrave, tregime dhe sprova,  romanin, Ngjyrat e dashurisë  me Kanunin Erotik, ose përmbledhjen me poezi: Hijedritat e jetës.

Keine Kommentare: