"Jeta jonë fillon të përfundojë ditën kur heshtim për gjëra të rëndësishme."
"Nëse do ta dija se bota do të përfundonte nesër, do të mbillja një pemë sot."
"Ajo që është shqetësuese nuk është perversiteti i të ligjve, por moskokëçarja e të mirëve."
“Kurrë mos ki frikë të bësh gjënë e duhur, veçanërisht kur bëhet fjalë për mirëqenien e një personi ose një kafshe. Dënimet e shoqërisë janë të vogla në krahasim me plagët që i shkaktojmë shpirtit tonë kur kthejmë kokën në anën tjetër.”
“Errësira nuk mund ta dëbojë errësirën, vetëm drita mund ta bëjë këtë. Urrejtja nuk mund ta dëbojë urrejtjen, vetëm dashuria mund ta bëjë këtë."
"Kam vendosur të qëndroj pranë dashurisë... urrejtja është një barrë shumë e madhe për ta bartur.“
“Ne kemi mësuar të fluturojmë si zogjtë, të notojmë si peshqit, por nuk e kemi mësuar artin e thjeshtë të të jetuarit si vëllezër.”
“Të falurit (e një faji, gabimi) nuk është një veprim i rastit, por një qëndrim i përhershëm.”
„Ndoshta ne kemi ardhur me anije të ndryshme, por tani gjendemi varkën e njëjtë."
“Unë kam një ëndërr që katër fëmijët e mi një ditë do të jetojnë në një komb ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por nga karakteri i tyre.”
“Nuk duhet të shpallësh luftë për të pasur armiq. Thjesht thuaj atë që mendon.”
"Askush nuk e di pse jeton derisa të kuptojnë pse do të vdisnin."
“Çdo njeri duhet të vendosë nëse do të ecën në dritën e altruizmit krijues apo në errësirën e egoizmit shkatërrues.”
“Padrejtësia është një kërcënim për drejtësinë kudo.”
“Ligji dhe rendi ekzistojnë për të vendosur drejtësinë dhe kur dështojnë, bëhen pre që bllokojnë rrjedhën e përparimit shoqëror.”
"Ai që nuk mund të falë, (një faj, një gabimi) nuk mund të dashurojë."
“Në fund nuk do të kujtojmë fjalët e armiqve tanë, por heshtjen e miqve tanë.”
„Na futni në burg dhe do të ju duam ende. Hidhni bomba mbi shtëpitë tona dhe kërcënoni fëmijët tanë dhe ne do t'ju duam ende. Dërgoni vrasësit tuaj me kapuç në shtëpitë tona natën, na rrihni dhe na lini gjysmë të vdekur dhe ne do t'ju duam ende. Por jini të sigurt se ne do t’ju rraskapitim me aftësinë tonë për të vuajtur. Një ditë ne do ta fitojmë lirinë, por jo vetëm për veten tonë: aq shumë do t'i apelojmë zemrës dhe ndërgjegjes suaj, saqë në planin afatgjatë do t'ju bëjmë për vete dhe fitorja jonë do të jetë një fitore e dyfishtë…“
Martin Luther King Jr. u lind më 15 janar 1929 në Atlanta, Xhorxha si Michael King Jr. Ai ishte një pastor (prift) baptist amerikan dhe aktivist për të drejtat qytetare. Ai konsiderohet si një nga përfaqësuesit më të shquar në luftën jo të dhunshme kundër shtypjes dhe padrejtësisë sociale. Më 4 prill 1968 në orën 18:01, u vra në ballkonin e Motelit Lorraine nga i dënuari i shumëfishtë, racisti James Earl Ray.
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre. Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen