Mos
u çuditni pse kemi njerëz, që konsiderojnë Rugovën tradhtar. Ne
jemi popull mendjelirë. Ne kemi njerëz, që shpallin tradhtar
Skënderbeun më shumë se pesë shekuj pas vdekjes. As si Gjergj, as
si Skënderbe, nuk ka mundur ta marrë mend se duke mbrojtur atdheun,
bëhet një ditë tradhtar! Tek ne, po. Tek ne bëhet tradhtar njeriu
duke i dalë shpirti për atdheun dhe bëhet hero, duke tradhtuar
atdheun për lekë.
Ne
jemi popull loçkoman dhe shumë demokrat: çdonjëri ka aftësi të
mjaftueshme të shpallë heronj, çdonjëri ka njohuri të
mjaftueshme të dëshmojë për tradhtinë e tjetrit.
Nuk
më habit kjo gjendje, ku të gjithë, i dinë të gjitha - edhe pse
në të gjitha sferat e jetës, dëshmojmë se nuk dimë asgjë sa
duhet dhe ka një shekull që kemi vendin e fundit në kontinent-
por më shumë habitem kur rilexoj Nolin, Konicën e Fishtën dhe më
duket se kanë shkruar pikërisht për neve sot. Pikërisht për
neve!
Jemi
popull ëmbëlak dhe mund të ndryshojnë çdo dekadë rendet
politike, por jo ne. Sepse jemi burra: trima, sypatrembur, guximtarë
dhe Mic Sokola, edhe atë, derisa nuk kris lufta.
Mënyra
më e mirë për ta shkatërruar një njeri, disa, ose një popull,
është kjo: rritja e mendjes, lavdërimi pa pushim, falënderimet,
kështu ai, duke menduar se e ka mirë, vazhdon të mbetet i keq, të
bëhet akoma më i lazdruar, ose akoma më i keq. Nëse nuk ju
kujtohet ndonjë shembull, shikoni ish ushtarakët e UÇK-së.
Nëse ju duhet edhe një, atëherë shikoni pak LDK-në,
laviren e sotshme, që përpiqet të mbijetojë
duke u krenuar me një të vdekur. Siç bënin dikur diktaturat. Kudo
në botën demokratike politikanët mundohen të krijojnë emër të
vetin dhe të lënë gjurmë pozitive për historinë, këta mburren se do të ruajnë rrugën e të vdekurit. Edhe pse rrethanat janë
krejtësisht tjera. Ai duhej të ndikonte në çlirimin e vendit,
këta në ndërtimin e shtetit të së drejtës.
Ashtu
si lëvdata e tepruar që prishë një të ri, ashtu dëmton edhe një
popull, sepse i krijon iluzione të gabueshme, sepse e privon nga e
vërteta, sepse kur të zgjohet, do të jetë tepër vonë. Si
njeriu, ashtu dhe populli, mëson duke përmirësuar gabimet, jo duke
e lavdëruar pse gabuaka mirë.
Sidoqoftë,
mos u habitni, akoma nuk kam lexuar se dikush shkruan për vete se
është tradhtar, por shumë herë na e përziejnë shqipen me kos,
duke prodhuar tradhtar sipas aftësive personale dhe, natyrisht,
shumë sipas nevojave personale fisnore. Vetëm në një popull, ku
ka shumë tradhtarë, flitet aq shumë për tradhti. Dhe, tek ne, nuk
ka mbetur njeri i njohur pa u shpallur tradhtar: edhe Rugova, edhe
Qosja, edhe Ibrahim Kelmendi. Këta tre, çdo njëri ka dashur
atdheun në mënyrë më të mirë që ka ditur dhe besuar. Liria e
sotshme është përkushtim dhe rezultat edhe i angazhimit të tyre.
Pastaj vjen UDBA dhe lëshon një mendim, ne reagojmë sipas
instinktit të kopesë: për njërin e pranojmë për tjetrin
habitemi, për të tretin nuk e pranojmë. Të menduarit kërkon
aftësi të mëdha dhe prandaj kemi njerëz, që marrin ushqimin e
gatshëm dhe e përtypin si lopa kashtën.
Çfarë
na duhen neve historianë, kur ne prodhojmë vet historinë dhe vet
dimë çdo gjë dhe gjithçka, rrjedhimisht, dimë vet, kush është
tradhtar, kush hero!
Nuk
vlerësojmë
dhe nuk kemi respekt për epërsinë e tjetrit dhe kjo shkakton
pastaj një kaos edhe në orientim. Nëse
dikush është edhe i famshëm në fushën e vet, shpesh dëgjohet:
“...ah, djalë i filanit, nuk di kurxha aj.“
Duke ia shikuar babin
dhe dajtë,
nxjerrim
konkluzione
të gabueshme, sipas
dëshirës, sipas nevojës, sepse
jemi të bindur se njerëzit e
njëjtë,
riprodhohen në mënyrë serike në një fis.
Shikoni
profesor Ruzhdi Ushakun. Ai është anëtar i Akademisë Europiane
dhe të Shqipërisë, por jo i Akademisë së Kosovës. Aty
çobanët vendosin se kush bëhet anëtarë, kush jo. Nëse lexoni
biografitë e anëtarëve, atëherë do të shihni se Akademia e
Kosovës, është klub nokturn i sociopatëve, ku janë pranuar
njerëz pa asnjë vepër, por me lidhje tribale. E si mund të
pranohet aty një studiues serioz, një linguist, një filolog, që
citohet edhe jashtë vendit, kur Akademia e Kosovës është klub i
shakaxhive. Nuk mundet dhe pikë. Njeriu mund të çmendet, por
Akademia e Kosovës nuk duron studiues të vërtetë, por njerëz që
besojnë, u
kuptuam, njerëz që besojnë
se dinë gjithçka, gjithkah dhe se kanë merituar ta stolisin
Akademinë e Kosovës me hiçin legjendar,
me mangësinë dhe boshësinë e tyre proverbiale.
Kjo
është vepër kolosale e mendimit tribal.
Ec
e mos e puth këtë Akademi në lule të ballit dhe t'i përkulesh,
duke e falënderuar për injorancën lapidare. Sot nuk është nder
në Kosovë të jesh as politikan, as akademik, por më shumë
arrihet nëse tuçkat lëvizen apo dridhen sipas shijes së
akademikëve senil dhe politikanëve lavirë. Në
një
Akademi si kjo e Kosovës, më lehtë bëhet anëtar sharlatani e
shamani, se sa një studiues i vërtetë.
Ec
e mos i puth Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin në lule të ballit për
Akademinë më gazmore të kontinentit.
Kjo është barazi absolute dhe nuk është e drejtë që të
padijshmit, kallashët, të mos përfaqësohen në institucionin më
të lartë intelektual
të
vendit: në Akademi. Urime Kosovë!
Kjo
është edhe
arsyeja pse kemi aq shumë futbollistë
të njohur jashtë vendit, ku
ka shumë
më
pak shqiptarë, se sa në vend. Sepse në perëndim, nuk pyesin për
dajën dhe babin,
por për dijen, për
aftësinë, për
mundësinë. Madje,
për çudi, as Akademia
Europiane nuk pyet se nip i kujt je. Çfarë injorance!
Ato
qëndrime
fisnore,
ndikojnë
edhe në punësimin e njerëzve jo në bazë të dijes dhe
profesionalizmit, por në bazë të lozës. Kjo
është arsyeja pse shumë veta privatizojnë historinë, shkruajnë
atë pa pasë studiuar kurrë atë.
Ata
janë të bindur se kanë një kope para vete.
Kjo
është arsyeja pse Muhamed Mufaku shkruante se shqiptarët kanë
origjinën arabe. Atij
i pëlqen kjo. Pse të mos e shkruaj kur
i përshtatet botëkuptimeve të tija,
kur medieve tona u pëlqen të sjellin
shkrime, që në Perëndim,
nuk do t'i publikonin
as
gazetat e të
pastrehëve.
Dhe
ai Mufaku, është anëtar i Akademisë së Kosovës për kontributin
e tij historisë shqiptare. Ec e mos e puth në ballë edhe Mufakun,
që më në fund, na zbuloi edhe origjinën.
Dhe,
ndër arsyet kryesore pse
jemi kaq loçkoman,
është
se ne
nuk njohim ndërgjegje kolektive,
sedër
kolektive
dhe interes kolektiv,
por vetëm ndërgjegje
fisnore, sedër fisnore dhe interes fisnor dhe të gjitha fenomenet i
interpretojmë,
jo sipas fakteve,
por sipas
dobisë dhe bindjeve
tona tribale.
Kjo nuk ndodhë vetëm në politikë, por kudo, edhe në shkencë.
Ec
e mos e puth këtë popull në lule të ballit, pse je bir i tij dhe
di çdo gjë dhe gjithçka më mirë se të gjithë, edhe pse, nuk
din asgjë sa duhet, as si duhet. Njohja dhe pranimi i këtyre
fakteve, domethënë i mosdijes kolosale, është hapi i parë drejt
vetëshërimit dhe kthjellimit. Jo vetëm kjo, por do t'ishte edhe
nisma për të braktisur vendin e fundit në Europë, që sipas
dukurive të sotshme, do ta ruajmë me forcë për vete edhe këtë
shekull, edhe atë, të shtrirë mbi shilte apo duke kënduar këngë
patriotike.
Një
krahasim që nuk guxon të bëhet duke njohur mendësinë tonë, por
megjithatë, po e bëj: Gjermania 15 viteve pas luftës, do të bëhet
shtet më i fortë ekonomikisht se sa ata që e pushtuan. Përjashtim
bënte SHBA. Edhe pse rrënojë dhe me industri të plaçkitur, u
rikrijua dhe në vitin 1960, kërkonte fuqi punëtore në botë.
Shikoni Kosovën 16 vite pas luftës: në gjendje ekonomike shumë më
të mjerë se në kohë e Jugosllavisë. Kur të shikoni se kush na
qeverisë, si na qeverisë, atëherë mund të ndjehemi mirë pse nuk
na e shajnë nanën çdo ditë në Kuvend apo televizor. Pastaj kemi
edhe gjykata dhe prokurori. Edhe këta, si dhe Akademia, janë pjesë
e një formaliteti në një shtet tribal, që po ndërtohet me sukses
të madh.
Kuptimi i jetës te amazon *, Kuptimi jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore,
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore,
Shtatë parimet e dashurisë, Hijedritat e jetës, Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen