Sa herë
t'i afrohemi Shën Valentinit, shfaqet ndonjë filozof i vetëshpallur
dhe thotë: »Dashuria nuk
festohet një herë në vit, por çdo ditë. Nuk është burri mirë
ai që shfaqet me një dhuratë me 14 shkurt, por ai që sjell 365
ditë lumturi. Dashuri vetëm një ditë, e jo edhe 364 tjera, ky
është Shën Valentini! Festoni çdo ditë, jo një herë në vit!«
Njeriu
habitet se si ai Sokrat, njeh aq mirë jetën e tjerëve dhe habitesh
se si, ky Sokratec, arrin të falë pa Shën Valentinin, 365 ditë
dashuri?!
Sapo të
lexohet ai mendim, njeriu nisë me hulumtimin e atij filozofi dhe
atij mendimi:
A duhet
njeriu edhe të punojë? Po! A ka mundësi njeriu të dhurojë 365
dhurata në vit dhe a ka grua, që mund të pranojë ato dhurata, pa
iu banalizuar jeta nga detyrimi? A mund të blihen dhe a mund të
dhurohen 365 dhurata në vit? E pastaj, ai dhurues, a kërkon
dëmshpërblim? Po, ai e bën! Dashuria nuk kërkon mirëpo, dashuria
dhuron vetëm!!! Kjo dashuri duhet festuar me 14 shkurt.
Në
rregull! Shën Valentini është festë për ata që adhurojnë
dashurinë, jo për ata që e ndalojnë atë. Dashuria meriton të
festohet një herë në vit, kur festojnë të gjithë të
dashuruarit. Siç festojnë Ditën e Flamuri, të gjithë ata që
duan atdheun dhe flamurin!
Mos u
habitni me Sokratecin e sotshëm, më tetë mars do të shfaqet
Heraklituci tjetër dhe do të ju qortojë pse dhuroni lule një herë
në vit, e jo 365 siç bën ai. Nëse ua bën këtë vërejtje,
atëherë thoni atij, se keni blerë grave të familjes një park dhe
kështu, ato këpusin lulet që u pëlqejnë!
Nuk di
pse, por sa herë lexoj ata njerëz që kërkojnë dashuri e dhurata
365 ditë në vit, mendoj se ata shtypin gratë e veta. Këta nuk
janë në gjendje as një herë në vit të falin dashuri, por tek të
tjerët, kërkojnë 365 herë!
Njeriu
nuk jeton në një ekstazë konstante, por ka edhe shumë detyra
tjera në jetë. Dashuri është edhe të dëgjohet duke folur
tjetri. Dashuri është edhe të shëtisin së bashku. Dashuri është
edhe të pastrohet shtëpia së bashku. Dashuri është edhe t'i
fshihni lotët njëri tjetrit. Dashuri është edhe një telefonatë,
nëse ka një vonesë apo pengesë. Dashuri është edhe të
falënderohet bashkëshortja. Dashuri është edhe t'i falet një
buzëqeshje.
Dita e
dashurisë mund të festohet vetëm në mes të njerëzve të
barabartë dhe nuk duhet askush ta festojë, që nuk i beson barazisë
gjinore. Në raste të tilla duhet shtruar patjetër pyetjen: Çfarë
feston ai? Si mund të kremtojë dashurinë, kur shtyp të dashurën?!
Pra 14 shkurti është ditë e të dashuruarve, jo ditë e
skllavopronarëve! Skllavi dhe pronari nuk mund të festojnë në të
njëjtën ditë.
Sepse
burri do të festonte dominimin, gruaja nënshtrimin. Dominimi dhe
nënshtrimi nuk mund të kremtohen në një ditë të njëjtë. Jo në
një rend demokratik, jo në vitin 2016, ku
kushtetuta garanton barazi gjinore.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen