Në
shoqëritë primitive fisnore, ku bashkëshortja shpallet rob dhe
tradhtare potenciale, fëmijët e traumatizuar, do t'u kushtojnë
poezi me plot pasion nënave, por do të keqtrajtojnë bashkëshortet
e veta si etërit nënat e tyre, me plot pasion. Fëmijët
e atyre poetëve, do të shkrujanë elegji për gjyshet, drama për
nënat e veta dhe disa prej tyre, do të kuptojnë se terrorizmi në
shtëpi, ishte perverisoni
kryesor dhe
shkaktari kryesor që kishte dëmtuar ato veta, edhe atë,
më shumë se armiku i jashtëm.
Një
komb mund të dëmtohet për disa dekada, kur pushtuesi shpall
kulturën e tij, katundare, arkaike dhe primitive, sa t'i vije turp
nga vetvetja.
Një
komb mund të dëmtohet për disa shekuj, kur i ndalohet shkrimi,
kultura dhe arti, sa të mos e njoh as vetveten.
Një
komb mund të dëmtohet me
mijëra vite, kur
i imponohet vetëm
një
libër, religjioni
dhe
ndalohet shkollimi gruas.
A
mund të punësojë një njeri vetveten në një ndërmarrje pa
pyetur shefin? A
është e drejtë të punësojë një njeri veten në firmën e
zotit, pa pyetur zotin?
Opozita
e Kosovës do të jetë e bashkuar, deri sa nuk i ofrohet një pozitë
Haradinajt ose Limës.
Edi
Rama quan paturpësi dhe fatkeqësi për SHBA, nëse fiton Donald
Trump. Kështu
di të flasë vetëm një imbecil. Asnjë shtet perëndimor nuk
deklarohet për të, por shreh mendimin kryeministri shqiptar. Nëse
fiton ai, mendimi i Ramës do të jetë kontribut madhështor për të
përforcuar Serbia mardhëniet me SHBA. Në anën tjetër, për këtë
ka punuar shumë edhe Kosova. Me Rusinë dhe SHBA kundër nesh, vetëm
dreqi din se çfarë ardhmërie do
të na përgatitet, ndoshta edhe Edi Rama. Nëse
ai
ka
edhe dy neurone në tru, duhet të kërkoj ndjesë. Nëse nuk i ka,
atëherë mund të kuptohet dhe, pas fitores eventuale te Trumpit,
një
psikiatër shqiptar duhet të shpallë Edin idiot
me çertifikatë mjekësore.
Shumë
gazeta gjermane nuk mund më të lexohen falas online. Kur klikohet
në artikull, shfaqen informatat për abonim. Kjo është e vetmja
mënyrë për t'u dalluar nga portalet poçavër, që jetojnë nga
kopjimi (vjedhja) dhe e dyta, ajo që paguhet garanton seriozitet,
objektivitet dhe cilësi. Nëse gazetaria dëshiron ta shpëtojë
vetveten, atëherë pa pagesë nuk duhet të ofrojë asgjë.
Publiciteti onlline, nuk mund kurrë të shpëtojë një redaksi,
sepse më shumë njerëz arrihen nëse bëhet reklamë në google ose
fb, se sa në një gazetë. E pastaj, ka edhe portale që vizitohen
më shumë se sa gazetat serioze.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen