Kur
të lexohet deklarata publike ngadalë dhe jo vertikalisht, aty na
shfaqet krejt potenciali mendor i Kryeministrit dhe ai, për fat të
keq, është për të ardhur keq. Me atë deklaratë, ai tregon se
nuk ka as këshilltarë si duhet, ose i ka formalisht, sa për t'i
punësuar. Nëse është konsultuar dhe ata janë pajtuar me atë
shkarravinë mediokre, atëherë ata janë në gjendje shumë më të
mjerë intelektuale, se padroni i tyre.
Kryeministri
nuk është tutor i vëllait dhe nuk është dashur të justifikohet
për vëllanë e vet. Ai thjesht ka mundur të deklarojë:”Të
nderuar qytetarë, vëllai është i moshës madhore dhe nuk mund ta
kufizojë në jetën e tij. Më vjen keq që është detyruar të
abuzojë me ligjin e azilit, por nuk kam mundur ta ndryshojë as në
vitin 2010 në Belgjikë, e as vitin e kaluar në Francë dhe as në
Gjermani. Fundi i fundit, as ai nuk ka mundur të ndikojë tek unë,
kur punoja me Rrahman Morinën. Në anën tjetër, nuk arrij të
kuptojë, si mund të shpërfillet ligji në Gjermani dhe të
curronte një lajm i tillë, që ndalohet me ligj.”
Kaq,
asnjë fjalë më tepër. As nuk është dashur t'i
japë intervistë Radios Europa e Lirë dhe t'i tregojë
Europës se Kryeministri, u rekomandon kosovarëve shkeljen e
ligjit, nëse kanë një sëmundje të rëndë. Pastaj ëndërro
liberalizimin...
Ai
nuk u shpreh si duhej, por nëpërmjet
facebookut, u përpoq të ngjallë empati tek qytetarët,
çfarë shumë veta, e shprehën edhe me shkrim në faqen e tij. Në
anën tjetër, justifikimi i aktit, dërgonte mesazhe se ligjet
ekzistojnë, vetëm derisa nuk pengohet qytetari, por në rast
nevoje, ato mund të pezullohen.
Kur
sëmundja është aq e rëndë, sa mund të shkaktojë vdekjen e
strehimkërkuesit, atëherë nuk kthehet prapa, edhe kur nuk plotëson
asnjë kusht që përkufizon ligji i azilit. Fitohet qëndrimi për
arsye humanitare, edhe këtë, pasi të jenë konsultuar
informacionet që posedon Zyra Federale, respektivisht Gjykata.
Informacionet mund të jenë nga Ministria e Punëve të Jashtme, ose
nga shoqata të pavarura të refugjatëve. Në arsyetim të refuzimit
i shkruhet refugjatit edhe mundësia e mjekimit në atdhe, si edhe
harxhimet e nevojshme dhe çmimi i barnave. As Franca, as Gjermania,
nuk kthejnë prapa një njeri me sëmundje shumë të rëndë. Këtë
do ta ndalonte mjeku dhe pastaj, do ta fuqizonte gjykata.
Shkurt
e shqip, një njeri i sëmurë nuk dëbohet pa u certifikuar nga
mjeku aftësia e përballimit të udhëtimit, edhe kur vjen nga një
shtet i deklaruar si i sigurt nga RFGJ. Kur lexohet letra e tij dhe
sëmundja e rëndë, krijohet përshtypje se në Francë dhe
Gjermani, janë në pushtet partitë fashiste.
Nuk
përfundon aty sugjestioni tij. Ai madje akuzon publikuesin e lajmit
se më këtë, mund të përkeqësojë gjendjen e tij shëndetësore.
Lexojeni: “
Dyshoj se mund t’i ndihmoj as Vehbi Kajtazi me Insajderin, por
mund t’ia rëndojë dhembjet e tij të mëdha.“ Kryeministri
nuk duhet aspak të dyshojë se Kajtazi mund ta ndihmojë. Kjo
dihet. Ai nuk është mjek.
Në
atë vetë-kallëzim publik, Kryeministri dëshmon se nuk mund t'ia
lejojë vetes të paguajë një gjuhëtar që, merret me korrigjimet
e shkrimeve të tij. Një Kryeministër që nuk respekton rregullat
gjuhësore të gjuhës së vet, ai nuk ndjen asnjë obligim për të
respektuar as ligjet.
Nuk
është trishtuese vetëm ai justifikim infantil, por tmerruese
është, se si mund të zhvillojë negociata, liberalizojë vizat apo
sjell investitorë një njeri, me ato mundësi oratorike dhe
gjykuese.
Në
atë shkrim shihet mirë psikologjia e tij kognitive, dhe si është
arritur tek marrëveshja e Zajednicës; çfarë fuqie intelektuale
kishin Thaçi dhe Mustafa, që quanin fitore, shndërrimin e
katundeve serbe në Kosovë, në një faktor të jashtëzakonshëm
politik.
Sa
herë mbahen zgjedhjet serbe, këta premtojnë se nuk do të mbahen
në Kosovë. Ato mbahen vazhdimisht. Sa herë nënshkruajnë një
marrëveshje me Serbinë, pëllasin, Serbia njohu Kosovën. Serbia
mirëpo organizon në krahinën e vet zgjedhje elektorale. Sa herë
takojnë një të huaj, piskasin, do të anulohen vizat. Vizat mbeten
siç ishin.
Mënyra
se si gjykon Mustafa, mund t'i falej një filloristi, por se ky njeri
mund të sjellë investitorë në Kosovë, është e pamundur.
Mustafa mirëpo nuk i ka fajet. I ka LDK, ajo turmë, që ministrin e
Millosheviqit, e ngriti në piedestal nacional.
Ky
është populli jonë dhe aftësia e tij për ta kuptuar politikën
dhe makiavelizmin. Tek ministria e Fatmir Limajt, qenë zhdukur si
shurra e pulës 300 milion euro. Populli e voton Fatmir Limajn. Tek
Sali Berisha 220 milion euro, ai në vend se të ishte në burg për
vrasje dhe plaçkitje, ai është “capo die capi” në Shqipëri.
Populli
shqiptar nuk ka kuptuar akoma demokracinë. Duhen breza tjerë.
Hashimi Thaçi me injorancën e tij qeverisëse, zhyti në mjerim
vendin, por për të kaluarën e tij, u shpërblye me post kryetari.
Populli në këtë gjendje nuk mund të ndihmohet dhe për fat të
keq, Kosova edhe dyzetë vite tjera, do të jetë vendi i fundit në
të gjitha fushat në Europë, nëse nuk ia bëjnë varrin më herët
nepotizmi, korrupsioni dhe tradhtia.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen