Fjalimi
i Thaçit ishte fjalim debil. Ai fjalim, që ka ditur më së miri ta shkruajë
apo t'ia shkruajnë, flet për nivelin e tij intelektual, për
aftësitë e tija manipuluese dhe
për nivelin intelektual të atyre që këshillojnë atë. Disa
fragmente nga ai fjalim paralinguistik:
Si
u
bashkuan
pjesëtarët
e etnive në Kosovë gjatë zgjedhjes së Thaçit kryetar ? Si dikur
në çaste gëzimi dhe hidhërimi, dmth. , si
dikur derisa
vriteshin
në
mes vete, ja çfarë shkruana kryetari i Kosovës:
„Sot
jemi të bashkuar si vend dhe si popull. Jemi këtu pjesëtarë të
komunitetit shumicë, pjesëtarë të bashkësive etnike dhe fetare…
kemi qenë të bashkuar në kohë të mira dhe në
situata të rënda, në kohë hidhërimesh dhe gëzimesh
„
Cila
është dëshmia më e madhe e qytetarëve të Kosovës? Uniteti që
buron nga proceset demokratike dhe se janë të përkushtuar për
sistem uniteti dhe ai sistem, qenka transparent dhe nuk paska dëshirë
askush ta çrrënjos. Ja gjykimi i Thaçit për unitetin, që sot nuk
ekziston, ose pjesërisht ekziston nga epshi patologjik ndaj
karrierës së Thaçit dhe Mustafës :
„Uniteti
ynë ka qenë dëshmia më e madhe se jemi të përkushtuar për një
sistem uniteti, që buron nga proceset demokratike, transparente dhe
që nuk ç’rrënjosen nga askush.
„
Çfarë
besimi kanë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie? Besim
euroatlantik! Në lirinë për ta zhvatur Kosovën, për ata që janë
në pozitë, nuk do të ketë asnjë kompromis.
„Nuk
do të ketë asnjë kompromis për liritë dhe të drejtat tona.“
Kosova
që u lind me zjarr e hekur, për ta parafrazuar
Prevertin, thotë se buron nga proceset
demokratike, si Sllovakia dhe Çekia për shembull.
„Një
vend që buron nga proceset demokratike, transparente me rrënjë që
nuk çrrënjosen më nga askush.“
Në
tetë vjetët e fundit të sundimit të tij, Kosova paska arritur
pjekuri të një demokracie europiane dhe paska funksionuar si shtet
demokratik, por
pak
njerëz kanë
sy rentgeni për ta konstatuar atë.
„Me
kontributin dhe sakrificën tuaj, me kohezionin qytetarë, sot i
tregojmë botës së kemi arritur pjekuri të një demokracie
evropiane në tetë vjetët e fundit të funksionimit si shtet
demokratik.“
Këtë
mendim nuk e kuptoj, sepse përemri vetor duhet
të jetë në
vetën e parë, që mungon, por folja është në vetën e tretë.
Pra
unë ju siguroj, ai siguroi. Ai pauzoi, ose nuk do të pauzojë, edhe
pse ajo fjalë
është
banale.
„Ju
siguroi se shteti ynë nuk do të ndalet, nuk do të pauzoi. -“
Dhe
është president vetëm i heronjve të vdekur dhe të atyre që do
të shpallen nesër nga ai, edhe
pse faktikisht është president i komandantëve dhe i Isa Mustafës.
„Sot
dua t’ju them se jam shumë i nderuar se jam vetëm president i
heronjve që të pa mundurën e bënë të mundur. „
Pastaj
për të përkëdhelur sedrën e qytetarëve, shpall heronj edhe
serbet dhe pakicat tjera, që u sakrifikuan për ta zhdukur Kosovën.
„Heronj
janë të gjithë qytetarët e republikës së Kosovës. Unë jam
vetëm një president i thjesht i një populli heronjsh.“
Se
është president i thjeshtë, ordiner, është e qartë, por nuk
është aspak modest, sepse me tërë fjalimin ndërtonte përmendoren
e vet duke treguar historinë e tij, nga studenti, deri tek
kryetari..
Edhe
këtë mendim paralinguistik, nuk kuptoj.
„Do
të publikoj fort për forcimin e identitetit shtetëror. „
Është
krenar se lufton atë që prodhoi vet tetë vitet e fundit, por duke
kursyer nga ndjekja misionarët e Erdoganit. Edhe
qytetarët,
që kanë shkuar në Siri të vrasin myslimanë
dhe predikues të urrejtjes,
paskan orientim euroatlantik. Fjalën
ka kryetari:
„Jemi
krenar që Kosova është pjesë e përpjekjeve globale në luftë
kundër ekstremizmit të dhunshëm, qytetarët e Kosovës
masovikisht, pa dallim orientimi kanë synim euroatlantik. „
E
çfarë paska bërë Skenderbeu? Skënderbeu
paska
prekur dy bota.
Ne dimë se kemi një botë, por ndoshta me atë aludon në botën e
gjallë dhe të vdekur. Ja merita e madhe e Gjergj Kastriotit:
„Qytetarët
të nderuar, të nderuar miq, të gjithë ju mysafir nga e gjithë
bota, jemi këtu para monumentit të Skënderbeut, shumëkush e sheh
si luftëtar mes qytetërimeve por unë e shoh si një njeri që
preku dy botërat.“
Ku
mburret Thaçi,
dhe ku gjenden margaritarët?
„...krenar
për gjurmët e shërbëtorëve të krishterë që nga koha e shën
Pjetërit dhe shën Palit dhe çmojmë margaritarët e kishës
Ortodokse serbe.“
Dhe
sipas tij Kosova është shtet sekular:
„Por
nuk jemi më të pasurit në Evropë pse kemi kaq pasuri, kaq
diversitet, kaq tolerancë shekullore, por të jemi të qartë, ky
vend është sekularë.
Çfarë
bëri autonomia serbe? Ajo relaksoi Ballkanin.
„Marrëveshja
e Brukselit nuk është një ishull, ajo solli relaksim raportesh
politike në të gjithë rajonin tonë. „
„Si
president i Republikës së Kosovës, si president i një populli
heronjsh unë besoj në shtetin tonë dhe në ardhmërinë e tij të
sigurt. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj, zoti i bekoftë
miqtë e Kosovës, ju faleminderit shumë.„
Duke
shpallur popullin heroik, parafrazoi mbretin injorant, Zogun, që
kishte vetëm shtatë vite shkollë dhe nga frika se i marrin
pushtetin, pat shpallur krejt popullin mbretër. Edhe pse fshatarësia
dominonte vendin dhe nuk kishte ambicie politike.
Në
krejt fjalimin e tij mund
të nxirret një përfundim: kënaqësinë e madhe, që përjetoi me
zgjedhjen president, edhe atë, duke shpërfillur të gjitha
devijimet. Duke injoruar parashtetin, duke lavdëruar administratën
tribale, duke harruar vjedhjen e 300 milion eurove nga autostrada.
Duke lavdëruar profesorët, spitalet, gjykatësit, prokurorët dhe
duke treguar se ka ndërtuar një shtet dhe një demokraci europiane,
që funksionon herë
si
demokracia libiane,
herë si ajo egjyptiane,
e
ndërtuar nga një njeri me gjene të njëjta si të Putinit dhe
Erdoganit.
Fjalimi është marrë nga kosovapress
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen