10.07.2016

Ja si gjykon Jazexhi

Ja si gjykon Jazexhiu, njëri nga ideologët kryesor të radikalizmit:
“...përveç sulmeve histerike dhe emocionale që kanë bërë gazetarë që nga Blendi Fevziu, Mero Baze, Ben Andoni, apo protestantë sikur Naser Aliu, mendoj se meriton edhe pak analizë serioze shkencore “
Lexoni se çfarë konsideron shkencë ai:
"Unë mendoj sikur historiani turk Talha Uğurluel që Skënderbeu i ngjan shumë një terroristi. Po të kishte jetuar në ditët tona ai do ish shpallur terrorist nga amerikanët dhe ndoshta do e kishin vrarë me dronë. Nëse amerikanët nuk do e kishin vrarë me drone, duke qenë se Turqia është një aleat me rëndësi i NATO-s ai do ishte shpallur terrorist nga Aleanca Perëndimore, dhe vetë shteti turk do e kishte vrarë me avionët e tij amerikanë."
E para: Po të kishte jetuar Skenderbeu në ditët tona, nuk do t'ishte shpallur kurrë terrorist, sepse po çlironte atdheun, por do ta ndihmonin amerikanët, siç ndihmuan edhe UÇK-në dhe me dron, do t'i kishin vrarë sulltan Muratin, djalin e tij Mehmetin dhe sulltanët tjerë në vijim, siç e bëri Amerika me sulltanin Bin Laden për shembull. Ashtu siç përpiqen për ta shpërbërë Kalifatin, do ta kishin shpërbërë sot edhe Perandorinë Osmane, e cila ishte Kalifat. Për neve do ta kishte hedhur në ajër, siç hodhi edhe Serbinë, me të cilën Jazexhi lufton kombin shqiptar.
E dyta: Po të kishte jetuar Skenderbeu në ditët tona, atëherë Turqia nuk do të kishte mundur ta pushtojë Shqipërinë, sepse së bashku jemi në NATO.
E treta: Po të kishte jetuar Skënderbeu sot, nuk do t'ishte shpallur kurrë terrorist nga Europa, sepse mbronte Europën dhe do t'ishte konsideruar sulm ndaj Europës.
E katërta: Po t'ishte nisur sot Turqia drejt Europës dhe të supozojmë se Shqipëria nuk ishte anëtare e NATO-s,, atëherë para se të vinte tek ne, kurdët do ta copëtonin brenda me ndihmën amerikane apo ruse.
E pesta: Po të kishte jetuar sot Skenderbeu, atëherë Turqia nuk do ta kishte shpallur terrorist, por do t'ishte munduar për ta blerë, siç ka blerë politikanët shqiptarë dhe Jazexhiun. Do t'i kishte përpjekur për t'i blerë sepse i pëlqen të jetë prezente në Europë
E gjashta: shkenca nuk bëhet me “sikur”, ashtu shpjegohet fati në filxhanet e kafesë, kurse faktet historike dëshmojnë se gati çdo shtet është krijuar në bazë të kryengritjes dhe çdo pushtues, shpall terroristë çlirimitarët: e ka bërë Franca në Afrikë Veriore, terrorist ishte edhe Adem Jashari për Serbinë, terroristë quhen padrejtësisht palestinezët si dhe kurdët. Edhe palestinezët dhe kurdët konsideron ai terroristë, se luftojnëpër liri. Ata që luftojnë për çlirimi, kudo pushtuesi plaçkitës, i shapll terroristë. Bandë kriminale quhet një grup i vogël. Një bandë e madhe kriminale me armatë, quhet pushtim. Çdo pushtim bëhet për vjedhje. Në anën tjetër, edhe religjionet janë shpërndarë me terrorizëm, së paku dy të mëdhatë.
Ajo ishte aftësia mendore, shkencore dhe gjykuese e radikalit, e patriotit osman, që dezorienton rininë dhe e bën armik të vetvetes dhe Europës. Atë mendim konsideron Jazexhiu shkencë, i cili, siç mësova dje, paska qenë konvertuar në ortodoks në Greqi, pastaj i paskan dhënë lekë dhe bëhet mysliman radikal. Më quan protestant, edhe pse kurrë nuk kam besuar një religjion, por për shkak një loje fjalësh: unë protestoj, unë jam protestant në një satirë drejtuar zotit, arrin në përfundime që i pëlqen atij për ta ndarë botën në kope fetare, por shkon e jeton, mu tek ata që ai shpirtërisht urren: tek qafirët!

Krejt zhurma që bëhet kundër identiteti shqiptar, kundër historisë, kundër kulturës shqiptare, është në shërbim dhe i ofrohet Serbisë për rehabilitim. Çfarë Jezaxhi e bën tash e shumë vite me pasion. Sepse i imponohet popullit vështrim prapa, e jo para. 

Fotografia është nga blogu i tij ku u drejtohet serbeve se për SHBA-n dhe NATO-n, sllavët dhe myslimanët janë problem kryesor. I ankohet Serbisë e cila në Bosnjë tregoi dashurinë e madhe ndaj myslimanëve boshnjak.


Libra nga Lis Bukuroca:
Ngjyrat e dashurisë, roman erotik vetëm për lexues të moshës madhore
Hijedritat e jetës, poezi, 2010-2017
Letër burrave (1) mbi diskriminimin gjinor dhe pasojat për shoqërinë
Letër burrave (2) mbi diskriminimin gjinor dhe pasojat për shoqërinë
Die Asylbewerber, (Refugjatët), komedi, gjermanisht





Keine Kommentare: