Fatkeqësisht nuk është e mundur të falënderojmë veç e veç të gjithë ata që treguan dhembshuri, dashuri dhe ngushëllime në këto çaste të vështira të lamtumirës së atit, (bashkëshortes, nënës, motrës,vajzës) tonë të dashur. Na preku shumë pjesëmarrja juaj dhe solidariteti. Faleminderit shumë për këtë.
Ngushëllimet tua na bënë të qartë se nuk jemi të vetmuar në pikëllimin tonë. Gjatë sëmundjes së gjatë dhe në orën e lamtumirës së (emri i të ndjerës, të ndjerit ), e pamë se sa shumë dashuri u tregua për të ndjerin tonë të shtrenjtë. Falënderojmë të gjithë për zemërbutësinë e tyre të ngrohtë.
Falënderime të përzemërta të gjithë atyre, që shoqëruan bashkëshortin tim të dashur në udhëtimin e tij të fundi dhe që e nderuat me lule, kurora, dhurime* dhe që më shprehët ngushëllimet me fjalë e me shkrim. Isha thellësisht e prekur nga dhembshuria që treguat.
Ngushëllimi i ngrohtë i kaq shumë njerëzve gjatë lamtumirës së burrit tim të dashur, më mbush mua dhe familjen time me një mirënjohje të madhe. Ne ndiheshim të mbnështetur nga çdo gjest personal: letrat, lulet, kurorat e bukura, çdo shtrëngim duarsh dhe çdo bisedë. Ju falënderojmë që funeralin e shndërruat në një ceremoni dinjitoze.
Humbja e një njeriu të dashur është shumë e dhimbshme. Në ato çaste njeriu ndihet mirë kur i ka pranë vetes njerëzit e dashur. Shqetësimi i shprehur në shumë mënyra, na nderoi, na ngushëlloi dhe na ndihmon të përballemi me këto orë shumë të vështira. Ju falënderojmë nga thellësia e zemrës.
U prekëm thellë nga pjesëmarrja dhe dhembshuria që treguat për vdekjen e burrit tim. Ishit ju që e kishit çmuar dhe që e kishit dashur kur ishte ende në jetë. Për këtë dua t'ju falënderoj nga zemra, edhe në emër të fëmijëve të mi.
Dhemb shumë kur humbet një njeri aq i mirë. Megjithatë na ngushëllon kur shohim, sa shumë e donit. Unë dua t'ju falënderoj për fjalët ngushëlluese - të thëna apo të shkruara -, për shtrëngimin e duarve kur fjalët mungonin, për lulet, kurorat dhe dhurimet* për funeralin dhe për përcjelljen në udhëtimin e tij të fundit.
Faleminderit për fjalën ngushëlluese, të thënë apo të shkruar; për një shtrëngim duarsh kur mungonin fjalët; për të gjitha shenjat e dhembshurisë dhe miqësisë që treguat. Provat e shumta të respektit ishin një ngushëllim për ne në ato çaste të vështira.
Miqësia e dëshmon veten jo vetëm në ditët e hareshme dhe të lumtura, por edhe në orët e vështira të ndarjes dhe zisë. Ne e kemi përjetuar këtë miqësi në javët e fundit me shumë ngushëllime dhe mbështetje të sinqerta për ndarjen nga jeta të gruas sime të dashur, (nënës, vjehrrës, gjyshes dhe stërgjyshes). Ju falënderojmë sinqerisht për letrat e shumta, kurorat, lulet, dhurimet, projektimin e pushimores dhe për përcjelljen me plot nder deri në prehjen e fundit.
Dëshiroj të shpreh falënderimet e mia të sinqerta të gjithë atyre që treguan dhembjen në mënyra të ndryshme kur i ndjeri ynë i dashur ndërroi jetë. Është shumë e vështirë kur humbet një njeri i dashur, por është e dobishme të kesh kaq shumë njerëz të mirë pranë vetes. Ju falënderoj nga thellësia e zemrës.
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca.
- Në Gjermani pas varrimit, në braktisje të pushimores së fundit, përshëndeten dhe i shprehen ngushëllimet familjes. Aty i dhurohet të prekurit një zarf me lekë. Secili aq sa dëshiron dhe mundet. Pastaj shkojnë në një kafene dhe rrinë edhe pak së bashku. Në shtëpi nuk shkohet, pos shumë të afërmve dhe në varrim, nuk mund të marrë pjesë kushdo, por vetëm kush ftohet. Domethënë vetëm ata që e kanë dashur të ndjerin. Përveç kësaj, nuk mund të shkohet me veshje me ngjyra, sepse edhe me rrobe tregohet pesha e dhembjes, e zisë.
Libra nga Lis Bukuroca
Kuptimi i jetës te amazon *, Kuptimi jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore,
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore,
Shtatë parimet e dashurisë, Hijedritat e jetës, Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen