Tri
ditë pasi u shtri në spital, Isa Mustafa mori këtë telegram: „Të
dëshirojnë shërim të shpejtë 37 deputet, kundër 36, të tjerët
abstenuan. Edhe unë.” L. Haziri.
Një
qytetari i ikën papagalli në Shqipëri në kohën e Enver Hoxhës
dhe ai i trishtuar vrapon drejt e te Sigurimi. Shokë erdha të ju
informojë, se për pikëpamjet politike të papagallit, nuk jam unë
përgjegjës, por ai personalisht.
Një
plakë takon Enver Hoxhën në rrugë dhe e pyet: ”Shoku sekretar
gjeneral i Partisë së Punës, kush ka zbuluar komunizmin?
Shkencëtarët apo politikanët?
„Natyrisht
politikanët”, thotë Enveri.
Plaka
tund kokën dhe shton: “Ma mori mendja, sikur ta kishin zbuluar
shkencëtarë, do ta kishin provuar pikë së pari tek minjtë!”
Isa
Mustafa dhe Hashim Thaçi po pinin kafe në katin e tetë në
ballkonit. Ngrihet Isa dhe i hedh 10 euro poshtë.
“Pse
i hodhe ?
”, pyet Hashimi?
“Ta
gëzoj një kosovar”, tha Isa.
U ngrit Hashimi dhe i hodhi 20
euro.
“Pse
20 ?
”, pyeti Isa Mustafa.
T' i gëzoj dy kosovarë, tha
Hashimi.
Një fqinj nga
ballkoni tjetër,
i cili po vështronte ngjarjen bërtiti:
“Pse bre po çitni
pare ashtu
nga ballkoni?
Hashimi dhe Isa njëzëri: “Ta gëzojmë ndonjë
kosovarë!”
“
A
doni bre ta gëzoni krejt popullin?”, pyeti ai
.
“Po!Po!”,
thanë ata dy! “Ky është qëllimi jonë jetësor. Ne jetojmë për
popull!”
“Atëherë
kërceni ju dy nga ballkoni! Kshtu knaqni krej Kosovën!”, tha
fqinji.
Reuters
bën të ditur se para pak çastesh u dogj biblioteka e kryetarit të
Kosovës, zotit Hashim Thaçit. Reuters njofton
tutje se dy librat që gjendeshin në raftet e
bibliotekës së kryetarit, ishin bërë shkrumb e hi!
Një
klient i ri arrin në parajsë dhe zoti urdhëron një engjëll të
bëjë një xhiro me të dhe ta njoftojë me vendin. Ai e mori dhe i
tregoi bukuritë e parajsës: barin e argëtimit, pishinën,
stadiumin dhe vende tjera, ku duhet ta kalojë ai përjetësinë. Pas
pak e dërgoi në një sallon, ku gjendeshin miliarda sahate varur në
mur.
Njeriu
kureshtar kërkoi shpjegim nga engjëlli. Ai tregoi se çdo njeri i
Tokës, ka sahatin e vet dhe çdonjëri, ka kohën e vet të
përcaktuar dhe kur i kalon afati, është koha për të vdekur.
I
sapovdekuri pa disa sahat, të cilëve herë herë pas here akrepat u
silleshin shpejt dhe kërkoi shpjegim edhe për këtë dhe i ndjeri
mori këtë përgjigje: “Akrepat sillen më shpejtë duke pasur për
bazë rrenat që tregojnë njerëzit në Tokë. Sa më shumë rrena,
aq më shpejt rrotullohen akrepat.”
I
vdekuri sheh dy sahat në tavan (pllafon), që
rrotulloheshin me një shpejtësi marramendëse dhe pyeti:” Po, ata
dy?
Ah, ai majtas
është i Hashimit Thaçit, djathtas i Isa Mustafës. I përdorim si
ventilatorë!
Vdes
Einsteini dhe në derë të parajsës shën Pietri e ndal dhe pyet:"
O shpirt, për të lejuar hyrjen, pikë së pari më thuaj kush je.”
Unë
jam Albert Einsteini! Më hap derën të lutem!
“Më
jep një dëshmi!”
Einsteini
shkroi një formulë matematikore dhe Pietri kuptoi se ai ishte dhe i
hapi derën.
Pastaj
vdiq Picasso dhe shën Pietri:" O shpirt, nuk të lejohet hyrja
pa më treguar kush je."
Unë
jam Pablo Picasso. Më hap derën të lutem!
“Më
jep një dëshmi!”, tha shën Pietri.
Picasso
bëri një pikturë shumë të bukur dhe shën Pietri kuptoi se ai
ishte Picasso dhe i hapi derën.
Vdes
Thaçi dhe i drejtohet engjëlli: " O shpirt, më thuaj kush
je?”
“Unë
jam Hashim Thaçi, më hap derën!”, bërtet Hashimi.
“Më
jep një dëshmi se je Hashimi Thaçi”, tha engjëlli!
“Hape
derën, unë jam Hashim Thaçi. Hape derën se e thirra Grabovcin!”,
piskat Hashimi.
“Po,
mirëpo çdo njeri mund të thojë se është Hashimi. Më jep një
dëshmi konkrete. Ka kohë që të presim. Edhe Einsteini, edhe
Picasso është dashur të jellin prova se a janë ata...
“Einsteini
dhe Picasso, e kush janë ata?”, pyet Hashimi i nervozuar.
“Eja
brenda shpirt, ti qenke bash Hashimi!”, tha engjëlli dhe i
hapi derën.
Kur
zoti krijoi botën çdo kafshe i dhuroi dy cilësi. Për shembull,
luanit forcën dhe guximin, leopardit shpejtësinë dhe shkathtësinë,
e kështu me radhë. Njeriut vendosi t'i falë tri cilësi:
inteligjencë, ndershmëri dhe mundësi për ta votuar PDK-ën.
"Kjo
nuk është e drejtë!", tha engjëlli Gabriel, "njeriut i
dha tri cilësi, jo dy si te kafshët!" . "Ke të drejtë,
por... cilën ta anulojë? Janë tri cilësi shumë të
rëndësishme... Atëherë të bëjmë kështu”, tha zoti: “çdo
njeriu i jepet mundësia të posedojë vetëm dy cilësi nga këto
tri! “Kjo më duket më e drejtë”, tha engjëlli.
Atëherë
do të vendos kështu: çdo njeri do të ketë mundësi të
votojë PDK-ën dhe të jetë i ndershëm, mirëpo jo
i mençur; ose, mundet të jetë i mençur dhe
t'i faletmundësia për të votuar PDK-ën, por nuk
do të jetë i ndershëm. Ose, mund të jetë inteligjent
dhe i mençur, por që nuk mund të votojë PDK-ën.
Kryeministri
i Kosovës thërret një bashkëpunëtor, ekspert për anketa dhe e
pyet:"Çfarë mendojnë qytetarët e Kosovës për ekonominë
aktuale?"
“Thonë
se po vjen dita kur duhet të hamë kashtë!”
Mustafa:
“Paskeni pyetur vetëm pesimistët!”
Eksperti
i anketave: “Jo, jo, pesimistët thonë, nuk ka mjaftë duaj, se për ta, nuk do të mbetej asnjë.
Në
një takim: Erdogani, Thaçi dhe Mustafa
Erdogani:
"I kam 21 truproja, por njëri prej tyre ka ndërmend të më
vrasë. Unë nuk kam idenë cili mund të jetë.
Thaçi:
"Unë kam 21 bashkëpunëtorë shumë të aftë, 20 prej tyre
kanë blerë diplomat. Unë mirëpo nuk kam idenë se cili idiot prej
tyre është shkarravitur nëpër amfiteatër.
Isa
Mustafa: "Unë i kam 21 ministra dhe po flitet se njëri prej
tyre është shumë i zoti. Unë mirëpo nuk kam idenë cili qenka ai
dreq!
Një
princ arab nisë studimet në Hamburg. Pas një javë i dërgon
babait një e-mail dhe i
shkruan:"Hamburgu është shumë i bukur, e dua shumë
fakultetin, njerëzit janë këtu shumë të ndershëm, por
nganjëherë më vjen turp të shkoj në fakultet me lamborghini të
larë në ar. Njerëzit këtu nuk janë mësuar kështu. Gati të
gjithë udhëtojnë me tramvaj."
Pas
një jave merr ai një letër nga babai, sheiku Abduli i Katërt:
"Bir,
të kuptoj shumë mirë, në letër ke një çek. Blije një
tramvaj!”
Gazmoret
ishin në italisht, disa gjermanisht me personazhe tjera. Meqenëse
nuk mund të integrohen askund politikanët tanë, atëherë
plotësojnë të gjitha kushtet për t'u integruar në gazmore.
Shqipëroi
dhe përshtati LB.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen