Një Super Kelmend qenka nervozuar shumë dhe paska premtuar 1.000.0000 vende
pune për 6 vjet në Kosovë. Kur patën premtuar nga qindra mijëra
Berisha, Thaçi dhe Mustafa, pata menduar se ose janë gati për
psikiatri, ose mendojnë se kanë popull duduk para vete.
Atë
Kelmend nuk e pranon as psikiatria! Nëse e ka thënë në ndonjë
kopsht të fëmijëve, atëherë mund edhe të kuptohet, por nëse i
besohet, atëherë psikiatrisë mund t'i drejtohemi ne besimtarët e
tij. Nëse vërtetë para fëmijëve të nj kopshti, atëherë
shtrohet pyetja, pse tre muaj e gjysmë
para Vitit të Ri ?
A
është në vete ky pellazg apo jo? Mustafa pat premtuar 120.000,
Hashimi 200.000. Ata dy krijuan dy vende pune për vete dhe disa për
miq të vet. Çfarë domethënë ky lajm tani me 1 milion vende pune?
Çfarë ka ndërmend të bëjë zoti Kelmendi? Çfarë po na përgatit
apo çfarë kërkon prej popullit, ose po e thotë për ta nervozuar
Pacollin? Kosova edhe nëse i punëson edhe plakat 90 vjeçare, edhe
fëmijët një vjeçar, vështirë të grumbullojë një milion, që
dëshiron të mbetet në Kosovë, ose një milion që dëshirojnë të
punojnë. Shumë janë mësuar të punojnë nga djersa e huaj. Ata
nuk mund të zgjohen në orën pesë apo gjashtë.
Nëse
ai vërtet arrin atë rezultat, unë më mirë po bëj gati valixhen
se besimi nuk më kushton aspak, atëherë do të fitojë të gjitha
çmimet e botës, ndoshta edhe gjashtë herë Nobelin. Kam menduar
gjithmonë se kemi njerëz shumë të mençur, por idiokracia nuk u
jep mundësinë. Tani u deklarua njëri prej tyre dhe ta ndjekim pas
dhe ta ndihmojmë. Kosova mund ta patentojë Kelmendin dhe ta shesë
si trajner dhe kështu shpëton edhe Azinë, edhe Afrikën, edhe
Amerikën Latine.
A
është mirëpo mirë ta ndihmojmë? Kur të realizohet plani tij,
Kosovës do t'i duheshin diku 500.000 gastarbajter dhe mori fund
homogjeniteti i kombit kosovar. A është e mundur se Kelmendi
përpiqet ta ndryshojë gjendjen etnike në Kosovë? Jo, kjo nuk mund
të merret me mend. A është e mundur se të pasurit dalldisen? Kjo
është e mundur! Edhe të mjerët mund t'i përzdredhë kjo derexhe!
Nëse mirëpo Qeveria nuk e mbështet, për moskrijimin e atyre
vendeve të punës, do të akuzohet ajo. Nëse e lejon dhe krijohen,
shembet presidenca dhe qeveria. Kosova është në gazep emocional.
Nëse Kelmendi tani themelon një parti, a mund të gjenden 1 milion
të rritur apo të interesuar për religjionin e ri? E mundur! Nëse
i paguan, po!
Nuk
di a ka deklaruar diku origjinën e tij, se nesër na e përvetësojnë
serbet apo maqedonasit. Dhe, të shpresojmë se nuk merr vesh Qeveria
kineze. Ky atje mund të krijojë diku 600 milion vende të punës
dhe pastaj, i ndërrojnë edhe emrin dhe e bëjnë monosilabik: Kel
Mee Çu A je Me men!
Jam
i hutuar shumë. Nganjëherë më bën ky lajm shumë pesimist dhe
mendoj se ai është i bindur se ne jemi idiotë. A është e mundur
kjo? Nuk di! Nuk mund të besohet, por mund vetëm të dyshohet!
A
është e mundur se ka dashur të provokojë Mustafën dhe Thaçin
dhe tash ata dy shfaqen me lajmin tjetër taze, se këta dy së
bashku, do të krijojnë 2 milion vende pune dhe Kosova mbushet me
auslander?
Dreq
o punë! Ti ke ndërmend të kalosh një fundjave normale, vjen
tjetri dhe t'i ndryshon krejt planet dhe Ti në vend se të dalësh
në qytet, i zhuritur për atdheun, nisë dhe përgatit valixhen.
Vjen shoqja dhe të pyet e trishtuar: Ku po shkon me atë valixhe? Ti
i thua se po e le në bodrum gati, se me 17 shtator 2022, kthehemi në
atdhe dhe meqenëse do të ketë shumë gastarbajtera, atëherë
bëhemi drejtorë. E si të bëhemi pa ato profesione që kërkon
tregu ekonomik, pyet ajo. Ti buzëqeshësh pak dhe i thua: Oj zonjë,
sapo të zbresim në aeroportin e Erdoganit na presin me lule, pastaj
marrim një taksi dhe drejt tek fakulteti ekonomik dhe cak eurot, cak
diploma. Qeveria jonë ka përjashtuar mundësinë të abuzohet me
shqiptarët, që dëshirojnë të bëhen intelektual. Ajo tund kokën
dhe të akuzon se po i beson përrallave. Ti e vështron përsëri i
buzëqeshur dhe i thua se si përralla, janë nisur edhe religjionet,
por ja që miliarda njerëz i besojnë. Ajo humb durimin dhe me zë
të lartë të urdhëron ta zbrazësh valixhen. Ti si burrë i fortë
refuzon. Ti zbret në bodrum fut valixhen në një raft dhe ulesh
poshtë, thua se po pret një telefonatë për t'u kthyer atje si
drejtor. Sapo të bie ndërmend se nuk ke raporte të mira as me
Thaçin, as me Mustafën e as Adem Grabovcin, të dobësohen këmbët.
Pa pirë kafe me këtë të fundit, njeriu në Kosovë nuk bëhet as
gjykatës, e as prokuror, aq më pak drejtor i një ndërmarrjeje.
Sidoqoftë,
një milion vende të punës, si ide, duket shumë eksituese. Nuk
është me rëndësi a krijon Super Ramiz Kelmendi ato vende apo jo, me
rëndësi është heroizmi tij për të shqiptuar atë mendim!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen