“Paratë
mund të bëjnë njeriun vërtetë të lumtur, nëse i jepen kur ai
ka nevojë urgjente. Por nëse njeriu dëshiron të bëhet më i
lumtur, vazhdimisht me më shumë para, një ditë do të jetë i
zhgënjyer, si ai njeri, që dëshiron ta rrisë shuarjen e etjes,
duke pirë sa më shumë.”
“Zemërimi
është si acidi. Ai shkatërron enën në të cilën gjendet.”
“Asnjë
gjeneral nuk do t’i binte në mend herë pas here të sulmojë
aleatë e vet. Pse
bëjnë këtë bashkëshortët me aq shumë pasion?”
“Nëse
dikush ndjehet i fyer, pse unë nuk bëj atë çfarë ai dëshiron,
atëherë unë zgjedh fyerjen. “
“Një
sasi e mirë e dyshimit në vetvete, është gjithmonë një shenjë
e inteligjencës më të madhe.”
“Njeriu
ka shumë probleme sepse është prodhuar nga punëtor i
pakualifikuar.”
“Michelangelo
thoshte: "Davidi ishte që nga fillimi në bllokun e mermerit,
unë vetëm kam hequr atë që nuk kishte vendin aty." Hiq nga
një problem çdo gjë të panevojshme – ajo që mbetet, është
shansi.”
“Njerëzi
kanë më shumë frikë nga e panjohura se sa nga e rrezikshmja,
prandja nuk kanë besim tek emigrantët, por ulen të dehur në
makinë.”
“Po,
disa gjëra që i kam bërë shumë vonë, kam mundur t’i bëjë më
heret, por pastaj, ato që i kam bërë shumë herët, do t’i ishte
dashur t’i bëjë shumë vonë. “
“Ndonjëherë
duhet të marrin një vendim në mes dy vendimeve të gabueshme.“
“Madje
as zoti nuk i ka rritur fëmijët e vet, por ka lejuat të rriten ata
vet.”
“Derisa
unë vrapoj pas fatit, ai nuk do të më zërë kurrë.”
“Mua
më ngrihen flokët përpjetë, kur dëgjoj njerëzit duke thënë se
ekziston vetëm një e vërtet dhe se ata qenkan ata që posedojnë
atë.”
„Unë
nuk kam kohë“, është gjithmonë gënjeshtër. Çdo njeri ka çdo
ditë nga 24 orë dhe ai i përdorë për ato që mendon se janë të
rëndësishme për të. Kush thotë nuk kam kohë, ai thotë, “Unë
nuk kam dëshirë!”
“Çdo
njeri ka të drejtë të sillet, ashtu si sillet ai, por çdo njeri
ka të drejtë të reagojë, ashtu si reagon ai.”
“Kush
dëshiron të ndërtoj në lartësi duhet pikësëpari të gropojë
në thellësi.”
Peter
Hohl, shkrimtar, publicist dhe botues gjerman, i lindur në
Karlsruhe në vitin 1941.
Libra nga Lis Bukuroca
Shtatë parimet e dashurisë, Hijedritat e jetës, Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
Kuptimi i jetës te amazon *, Kuptimi jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore,
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore,