10.12.2016

Çmimi Nobel, të emëruarit e përjetshëm - Zëri

Profesori i historisë së mjekësisë në Universitetin e Dyseldorfit, Nils Hansson, ka bërë kërkime në arkivin e Komitetit Nobel dhe ka ndriçuar fakte, që publiku nuk mund t'i dinte. Në të vërtetë dokumentacionit të Komitetit studiuesit mund t’i qasen vetëm 50 vite pas propozimit të kandidatit. Ai zbulon aty se aq sa më shumë propozohej një kandidat nga vendi i tij, aq më shumë shpërfillej. Si peshë serioze vlerësimi trajtohej, kur një kandidat nominohej nga vendet e jashtme, por jo vetëm kjo.

Nils Hansson zbulon gjithashtu se për të mos fituar Çmimin Nobel, ndikonte shumë edhe qëndrimi i ndonjë akademiku kokëfortë. Ai numëron shkencëtarë që kanë bërë zbulime të rëndësishme, por që nuk e kanë fituar shpërblimin. Studiuesi gjerman arrin në përfundim se Çmimin, nuk mund ta fitojnë ata që me ide, ishin shumë para epokës së vet, pra vizionarët. Komiteti nuk ishte në gjendje t'i vlerësojë saktë, ose thjeshtë, ndonjë akademik nuk e vlerësonte drejt.

Kush ia tejkalon mendërisht kohës së vet, mund të ketë vështirësi të fitojë çmimin Nobel, shkruan Volker Mrasek, duke cituar profesorin nga Dyseldorfi.
Kirurgu dhe zbuluesi legjendar Ferdinand Sauerbruch, qe propozuar nga viti 1912 deri në vitin 1951, 60 herë për mjekësi. Asnjë kirurg nuk kishte qenë kandidat aq shpesh, thotë Nils Hansson. Sidoqoftë, Sauerbruch, nuk e fiton. Ai ishte njëri prej shumë kandidatëve, që u propozuan shumë herë. Hansson ka bërë kërkime në arkivat e Akademisë Suedeze në Stokholm. Ka shumë studime për Akademinë, por ai thotë se është marrë vetëm me ata që kanë qenë shpesh kandidatë, por që nuk janë shpërblyer.
Komiteti jep dokumentacionin vetëm në rriska jashtë dhe vetëm pasi të kenë kaluar 50 vite nga kandidimi.
"Unë njoh tashmë aktet nga viti 1965-1966. Ne gjysmën e parë të shekullit XX, ka pasur gati 6000 nominime..."

Mikrobiologu francez u emërua 150 herë

Numri më i madh i kandidatëve nuk arrin në piedestalin e fituesve. Gaston Ramon pat zbuluar ne vitet e 20 vaksinimin në masë kundër difterisë dhe nga viti 1930, vazhdimisht është propozuar, edhe atë 150 herë, por Ramon, nuk e fiton asnjëherë.
Zakonisht kur një shkencëtarë emërohej shumë herë nga vendi i vet, nuk e fitonte. Ata parapëlqenin dijetari tö nominohej nga vendet e jashtme. Rasti i tillë ishte edhe Ramon, por Sauerbruch, ishte një shembull tjetër, thotë Nilson.

Themeluesi i mekanikës së kuantit nuk u shpërblye

Kurrë pa e fituar mbetet edhe dijetari gjerman, fizikani Arnold Sommerfeld. Tek ai kanë doktoruar fituesit e mëvonshëm të Çmimit Nobel, Werner Heisenberg dhe Wolfgang Pauli. Pas luftës së parë, ai punoi në Universitetin e Mynihut. Sommerfdeld ka zhvilluar modelin borshian të atomit dhe numërohet në mes të themeluesve të mekanikës së kuantit. Ai u emërua mbi 80 herë, por kurrë nuk e fitoi.
Historiani Robert Marvc Friedman nga Universiteti i Oslos, sot mund të tregojë se ku qëndronte problemi: Në kokëfortësinë e një anëtari të komitetit, për të cilin pas një kërkese Friedman shkruan:
"Carl Wilhelm Oseen ishte anëtari me ndikim më të madh në Komitet në vitet e 20 dhe 30. Ai ishte kundër Sommerfeldit. Ossen ishte shumë inteligjent, por edhe shumë arrogant.”
Ai besonte mendimit të vet më shumë se sa të tjerëve dhe nuk konsideroi aspak të rëndësishme modelin matematikor të atomit. Oseen ishte edhe arsyeja pse Heisenberg, u desh të presë aq shumë shpërblimin. Ai thjesht nuk çmonte mënyrën se si bënte fizikë Heisenberg.“

Prozteza e gjuri u zbulua 40 vite më herët

Sqima pra mund të zhdukë ëndrrën e Çmimit Nobel. Çfarë duhet thënë pas studimeve historike të Hanssonit? „Njeriu nuk duhet të jetë shumë vizionar!“
Mjeku gjerman qysh në vitin 1890 krijoi një protezë për gjurin. Ai bënte implantimin dhe e fiksonte, kur e propozuan në vitin 1933, zbulimi tij tashmë konsiderohej shumë i vjetër.
Një gjë mund të thuhet me siguri: ka pasur shumë dijetarë, që meritonin Çmimin Nobel, por që nuk janë shpërblyer kurrë.

Parafrazim dhe përkthim nga deutschlandfunk


Keine Kommentare: