Gjergj Kastriotin e refuzojnë salafistët shqiptarë. Kjo d.m.th.: nëse gjyshi ka pasur besim tjetër, duhet ta çnjohim dhe përjashtojmë nga kujtesa familjare. Ai ka gabuar të mos besojë, siç do të besonte nipi pas vdekjes së tij, por që ai, nuk kishte mundur ta merrte me mend. Ta zhdukësh gjyshin, d.m.th. t' i shkatërrosh pemës rrënjët dhe të presësh frute të reja. Nga një mollë, për shembull, dardha!
Të parët mosdurimin ndaj Gjergj Kastriotit kanë shprehur politikanët turq. Të dytët ishin salafistët dhe patriotët osman, si vazhdimësi logjike e ndikimit zyrtar turk. Të tretët, të cilët ndihmojnë të parët dhe të dytët, janë kozmopolitët e vetshpallur shqiptarë, të cilët nuk mund të futen në asnjë sirtarë ideologjik. Ndoshta te anarkia! Ata janë kryesisht prodhim i internacionales komuniste, të proletariatit botëror pa atdhe. Ose të traumatizuar nga diktatura, sa sot me pasion i hakmerren kombit me qëndrime antikombtare.
Ata nuk janë injorantë. Ata dinë. Ata dinë se kombet dhe identitetet nacionale kanë lindur në fillim të shekullit XIX, por si komb të parë, shpallin kombin serb, rrjedhimisht nënën e Gjergjit, serbe. Pra sipas tyre kombi më i vjetër në planetin Tokë, është kombi serb. Naiviteti i tyre është i pafund, sikur edhe zelli për të dominuar dhe për të ditur aty ku nuk dinë! Aty ku nuk u takon. Aty ku u mungon aftësimi profesional. Ata dinë gjithëçka dhe çdo gjë!
Nuk ka bërë vetëm Gjergj Kastrioti luftëra fetare, por qysh nga lindja e monoteizmit, gati të gjitha luftërat janë fetare: Irlandë Veriore protestantët dhe katolikët. Ballkan, ortodoksët kundër myslimanëve, ose katolikëve. Sunitët kundër shiitëve. Lufta në Ugandë, nëse nuk gabohem, në mes zuluve e tucuve. Hindusët me myslimanët. Myslimanët me budistët. Lufta 30 vjeçare në Gjermani në mes protestantëve dhe katolikëve, pastaj edhe në Francë. Lufta e sotshme në Siri dhe Irak. Lufta çeçene më herët. Dhe, mos harroni këtë fakt të pakundërshtuesgëm: përhapja e krishterimit dhe islamit gjatë shekujve, ka qenë luftë e pastër fetare me qindra miliona viktima. Luftëra tjera, që do të shpërthejnë nesër do të jenë fetare, sepse kleri bën parapërgaditjen psikologjike kundër popujve që kanë besim tjetër.
Skendebeu është shtylla kryesore e identitetit shqiptar. Nëse ajo rrënohet, atëherë në një luftë të neserme, do të frymëzohemi me të kundërtën e identitetit nacional, pra do t'i këndojmë sulltan Muratit. Ky është synim i Erdoganit dhe shpurës së tij, që ndihmojnë klosharët intelektualë shqiptarë. Për të arritur në atë epokë, veprohet nga shumë grupe: salafiste (imam që predikojnë kundër popullit të vet), osmane dhe nga proletarët, ose intelektualët komunist-ateistë, të konvertuar në hipi-anarkistë!
Skenderbeu nuk mund të përjashtohet nga historia apo gjykohet me bindje të sotshme, si nuk mund të zhduket nga historia e njerëzimit, monoteizmi!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen