03.06.2018

Rrenat e mëdha, bota sot, dritare, perqasje, flasshqip.ca


Rrena  e parë: “Me Turqinë kemi jetuar pesëqind vite!“
Rrena e dytë: “Perandoria, (Kalifati) Osman, nuk ishte pushtues!”
Rrena e tretë: “Shqiptarët kanë udhëhequr perandorinë dhe kishin 39 vezirë!”
Rrena e katërt: ”Në Turqi ka më shumë shqiptarë, sesa në Shqipëri.”
Rrena e pestë: “Skënderbeu nuk është heroi i im. Ai ka vrarë myslimanë!

Rrena  e parë: “Me Turqinë kemi jetuar pesëqind vjet!“
Shpjegim logjik i rrenës: rrenci në këtë rast nuk gënjen vetëm vetveten, por edhe ata që e lexojnë apo ata që e dëgjojnë. Gënjeshtari, që ka artikuluar i pari atë fjali dhe zëzmadhuesi i tij, vetmashtrohen. Ata që besojnë atë mendim, nuk kanë jetuar asnjë ditë me Turqinë. Shpirtërisht ndoshta, por jo fizikisht. As ne, as prindërit tanë, nuk kanë jetuar me Perandorinë. Mund të kenë gjalluar ndonjë vit gjyshërit, por asnjëri prej nesh! Vetëm ata që kanë lindur para vitit 1912 kanë jetuar bashkë me Perandorinë. Ata që kanë jetuar me Turqinë pesë shekuj, sot duhet të jenë diku 630 vjeç! Një njeri i tillë, nuk flet, nuk shkruan, por gjendet diku si skelet! Edhe pse, edhe ata skelete, pas vdekjes, nuk kanë mundur të jetojnë me Perandorinë.

Ai që thotë se ka jetuar me Turqinë pesë shekuj, duhet të ketë lindur në vitin 1468, menjëherë pas vdekjes së Skënderbeut dhe në vitin 1912, do t’i kishte mbushur 444 vjet, kurse sot, në vitin 2018, do të bëhej 550 vjet! Vampirë të tillë, nuk kemi akoma!

Shpjegim racional i rrenës: artikulluesit i duhet një vetëbindje, për të dëshmuar vazhdimësinë dhe bashkëjetesën, ku osmanët ishin pushtues, shqiptari i pushtuar, pa asnjë të drejtë nacionale. Nëse pushtimi është bashkëjetesë, që prodhon nostalgji dhe obsesion për ta rikthyer, atëherë pushtimi romak, ka qenë më i gjatë! Atëherë do të shkaktonim një krizë kolektive, sepse kemi edhe shumë, të cilët do të dëshironin ta kthenin Romën, respektivisht Italinë, dhe një numër bukur i mirë, edhe Serbinë!

Rrena e dytë : “Perandoria turke, më vonë kalifati, nuk ishin pushtues!”
Nëse një njeri futet në shtëpi të huaj, është kriminel, nëse futen disa, janë një bandë kriminelësh,. Nëse një armatë lufton kundër popullit, që refuzonin ardhjen dhe praninë e huaj, atëherë ai quhet pushtim, skllavërim. Pushtim është kur popullit, që ka humbur luftën, nuk i lejohen të drejta elementare për të ruajtur dhe kultivuar kulturën e vet. Populli i pushtuar, nuk paguan tatime për shtetin e vet, por për pushtuesin. Meqenëse kultura shqiptare kishte arritur në pikën zero, kur u dëbua Perandoria, atëherë ai pushtim, ishte sa barbar, aq edhe primitiv, me regres kolektiv për disa shekuj: nuk na u lejuan as shkollat shqipe!

Rrena e tretë: “Ata janë vëllezër tanë!”
Në psikologjinë shqiptare njihet si vëlla vetëm njeriu nga gjaku apo nga fisi. Mendësia shqiptare nuk njeh dhe nuk do të njohë vëllazëri fetare të llojit oriental, ku edhe pse quhen vëllezër, nuk kanë raporte të mira në mes vete! Nëse ne kemi dy shtete shqiptare, arabët kanë 22! Kur një i huaj na quan vëlla, domethënë dëshiron të na futet në shtëpi me të mirë, jo me luftë. Atë vëlla imagjinar e sjell ndenja, bindja imperialiste: Ai beson se është ndër popujt e zgjedhur në botë dhe të tjerët, për të mirën e tyre, duhet asimiluar!   

Vëllazëria shqiptare turke nuk ka ekzistuar kurrë, por është në krijim e sipër, sepse identiteti shqiptar, nuk mbrohet më në mënyrë zyrtare nga shteti, por politikanët shqiptarë, i janë shtrirë Endoganit para shputave, si qenë të vegjël të dëgjueshëm! Si bub!

Në Turqi ka më shumë shqiptarë, se në Shqipëri.
Rrenë e madhe! Në vitin 1999 kudo në botë ka pasur protesta në mbështetje të Kosovës. Në Turqi jo! Në Turqi mund të ketë shumë turq me origjinë shqiptare, por jo shqiptarë! Diku çdo i gjashti amerikan, ka origjinë gjermane, por ata nuk janë më gjermanë. Amerikanët me origjinë gjermane kanë luftuar kundër Hitlerit, edhe ata  turq me origjinë shqiptare, do të luftonin kundër nesh për të na bërë turq. Jo nga urrejtja, por nga dashuria, se duke na zhdukur si komb, sipas tyre, na dhurojnë parajsën.

Nëse ka disa milionë shqiptarë në Turqi, atëherë duhet akuzuar Turqinë në Strasburg për gjenocid kulturor, për trajtim fashist dhe asimilim të tyre! Ata nuk kanë asnjë të drejtë nacionale dhe kulturore. Nëse ti, diktator, na quan vëlla, por vëllezërve tanë të vërtetë u mohon çdo të drejtë njerëzore, çfarë turqve në Evropë, nuk u ndalohet, atëherë mos përmend më ekzistencën e tyre atje, sepse nuk ka. Sikur të kishte disa milionë shqiptarë në Turqi, do të protestonin për shkolla. Shqiptarët dinë të bëjnë protesta për arsim, por edhe kryengritje! Në Gjermani kërkon turqit ta ruajnë gjuhën, por në të njëjtën kohë, të gjitha pakicave, ua mohon në Turqi! Ti mohon vendimin e perëndisë. Ai ka mundur t’i lindë turq, sikur të kishte dëshiruar, jo të asimilohen me dhunë!

Shqiptarët kanë udhëhequr perandorinë dhe kishin 39 vezirë!
Jo shqiptarët, por shqiptarët e konvertuar dhe shqiptarët e asimiluar. Ata kanë shtypur kryengritje shqiptare dhe ata kanë respektuar dekretin, i cili ndalonte gjuhën e tyre amtare, radhazi, asnjëri nuk e ka kundërshtuar, mu si Rrahman Morina në Kosovë! Edhe kryetari amerikan Trump, është me origjinë gjermane, por askush nuk mburret me të. Ai nuk i shërben Gjermanisë, por Amerikës. Vezirët shqiptarë nuk i shërbenin Shqipërisë, por vetëm Turqisë!

Rrena e pestë: “Skënderbeu nuk është heroi i im. Ai ka vrarë myslimanë!
Këtu nuk do të humbet shumë kohë, sepse edhe sot, nëse do të na sulmonte një shtet mysliman, ne përsëri do të mbroheshim, edhe atë, pa i pyetur se cilën përrallë besojnë!

Ju mund të vazhdoni me rrena, por mos mendoni se dikush beson. Politikanët tanë nuk kanë guxim t’ ju pyesin, se si është e mundur që në Kosovë, disa mijëra turq, kanë të drejtën e gjuhës dhe arsimit, madje gjuha tyre është zyrtare, por jo nëntë milionë shqiptarë në Turqi? Si është e mundur sulltan Erdogan, të pohosh se atje ka më shumë shqiptarë se në Shqipëri, por edhe pse na quan popull vëlla, ndalon kulturën dhe gjuhën shqiptare! Një shtet që shtyp pakicat e veta, nuk ka fytyrë dhe kredibilitet të angazhohet për çështjen palestineze, sepse ti e bën, pikërisht atë, që bën Izareli! Ti e di këtë, por të duhen parulla popullsitë, sa për sy e faqe, se gjoja po ndihmon. Ti e di shumë mirë, se si mund të ndihmohet Palestina!

Në fund një citat nga memoari numër 110 i Reisul Ulema efendi Sulejman Rexhepit, kryetarit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë:

“Në një takim të liderëve fetarë nga Europa Juglindore, të organizuar nga Dijaneti i Turqisë, larg mjeteve të informimit dhe në një konfidencë shumë të rreptë na e zbërthyen një projekt që e kishte qeveria e Eroganit. Kthimin e perandorisë Osmane në këto treva, por në mënyrë më të kulturuar. E vetmja portë për kthimin e kësaj Perandorie na paskan qenë Bashkësitë Islame.
Ua kuptova hilen menjëherë! Liderët fetarë më të dobët, e pranuam me gjithë qejf një propozim të tillë. E pranoi edhe djaloshi i sapoemërtuar në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, pastaj e pranoi edhe Naim Tërnava, Zukorliqi i Sanxhakut, ai i Bosnjës e pranoi me të dy duar, po ashtu edhe ai i Bullgarisë, i Rumunisë etj.”


Keine Kommentare: