A dobëson mirëqenia e përgjithshme besimin fetar? Apo shekullarizimi siguron
një shpërndarje më të gjerë të pasurisë?
Disa nga kombet më të pasura në botë, janë gjithashtu
edhe më pak fetarë - përfshirë këtu edhe Gjermaninë. Anasjelltas, sipas
statistikave, pikërisht njerëzit e vendeve shumë të varfra janë veçanërisht
fetarë. Shtetet e naftës, të Gjirit, bëjnë një përjashtim, si edhe Shtetet e
Bashkuara, që ka të ngjarë se kanë numrin më të madh të besimtarëve në mesin e
vendeve të industrializuara perëndimore. Disa shkencëtarë mendojnë se ka një
lidhje. Vetëm: Cila? A çon mirëqenia në rënie të besimit fetar?
Shumë sociologë mendonin kështu në të kaluarën. Shkencëtarët e udhëhequr nga Damian Ruck i Universitetit të Bristolit, sjellin tani një analize të re statistikore në »Science Advances«: Të dhënat tregojnë se laicizmi (ndarja e shtetit nga religjioni, pafetaria institucionale) i paraprinë krijimit të pasurisë - dhe e mundur se ishte edhe kusht paraprak.
Për këtë studim, ata vlerësuan treguesit e shekullarizimit (shekullarizëm
d.m.th., gjithë ajo që nuk ka të bëjë me religjionin) të 109 vendeve në
periudhën 1910 – 2014 dhe dolën me gjetje të qarta. »Rezultatet tona tregojnë
se shoqëritë së pari u bënë laike dhe pastaj u rrit mirëqenia - dhe jo
anasjelltas«, thotë Ruck. Aq sa më shumë rritej vlera e shekullarizmit, aq më
shumë, ndikoi në bruto prodhimin kombëtar. Kjo vlen për të gjitha kulturat dhe
për të gjitha religjionet, si për shembull për Britaninë e Madhe, ashtu edhe
për Çilen, Nigerin dhe Filipinet. Të gjitha ato vende dëshmuan modelin e njëjtë.
Me kalimin e kohës, marrëdhënia u bë edhe më e theksuar:
në vitet 1990, për shembull, shtrirja e shekullarizmit shpjegoi rreth 40 për
qind të dallimeve në zhvillimin ekonomik të shteteve. Megjithatë, vet Ruck
thotë se duhet të jetë i kujdesshëm në interpretim: »Është një korrelacion dhe
jo domosdoshmërish një lidhje shkakësore. Ne gjithashtu kemi konstatuar se
rritja e shekullarizmit, do të çojë drejt një zhvillimi më të mirë ekonomik,
nëse në të njëjtën kohë, fuqizohen të drejtat individuale.«
Me këtë pajtohet edhe Alex Bentley i Universitetit të
Tennessee, i cili mori pjesë në studim: "Besimi i zvogëluar dhe përparimi
ekonomik, mund të jenë shkaktuar nga një faktor i tretë, që u ka paraprirë
që të dyjave. Por të paktën mund të
përjashtojmë se rritja ekonomike, ka shkaktuar laicizimin. «Megjithatë, nivelet
e arsimit, nuk duket të jenë ky faktor i tretë, edhe pse kjo do të dukej e
qartë. Në vend të kësaj, shkaku i vërtetë duhet të jenë te fuqizimi i të
drejtave të grave. Sepse gjersa gratë gjithnjë e më shumë fitonin qasje në
arsim dhe punë, besimi zvogëlohej dhe pasuria u përhap në shtresat e gjëra të
shoqërisë. Kjo ndërlidhshmëri dhe ky ndikim i grave, do të jetë detyrë e
ardhshme për shqyrtim dhe studim.
Nga gjermanishtja, Lis Bukuroca
Ps:
Te libri Letër burrave (1) dhe Letër burrave (2) shumë
herë kam ardhur në përfundim, se pa barazinë e gruas, mirëqenia që njohim sot
në vendet perëndimore, do t’ ishte e pamundur! Ja tri citate nga ato dy libra:
- Palumturia jonë është pasojë e diskriminimit, dhe pabarazisë
së gruas.
- Mirëqenia dhe stabiliteti i një kombi buron nga familja
me parime demokratike brenda saj, përndryshe demokracia bëhet tollovi politike,
të cilën nuk e kuptosh askush! Nuk mund të respektohet ligjet jashtë, që shkelen
në shtëpi!
- Ku po shkon kjo
shoqëri dhe pse nuk kupton se mirëqenia e madhe dhe lumturia e madhe në jetë
arrihet vetëm kur pranojmë diversitetet dhe lirinë e tjetrit...
Letër burrave (I)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen