Mos shaj dhe mos kërcëno një njeri, pse nuk beson
religjionin tënd, por kritiko dhe sulmo atë zot, që ti beson, që nuk ka as
dëshirë, as mundësi, as fuqi, as dije për ta bërë atë njeri me atë fe, që beson
ti dhe që ia dëshiron atij.
Nëse ti vërtetë beson në një zot të mirë, të drejtë, të gjithëdijshëm dhe të gjithëfuqishëm, atëherë ai njeri, me atë religjion të gabuar, është prodhim i atij zoti tolerant, ose oportunist!
Nëse ti vërtetë beson në një zot të mirë, të drejtë, të gjithëdijshëm dhe të gjithëfuqishëm, atëherë ai njeri, me atë religjion të gabuar, është prodhim i atij zoti tolerant, ose oportunist!
Mos shaj dhe mos diskrimino një njeri për shkak të racës, origjinës, gjuhës, besimit apo pamjes së tij. Ai nuk ka zgjedhur as racën, as vendin ku lindet, as gjuhën, që flet, as besimin, që beson, e as pamjen e jashtme, që ka. Meqenëse njeriu lindet pa vendimin e tij dhe pa pasur mundësi të zgjedhë vendin dhe kulturën, atëherë qorto dhe merr në pyetje zotin, që beson, pse nuk e ka bërë atë, mu si të pëlqen ty!
Religjioni nuk është asgjë tjetër pos pushtet i njeriut mbi
masën, edhe atë, vetëm me një libër! Sikur të mos i kishte konvenuar shtetit,
do ta kishte ndaluar qysh në lindje, por meqenëse feja mund të hipnotizojë
turmën, atëherë shteti ka dobi nga një masë e fjetur, pasive dhe që beson se
pas vdekjes kënaqet, kështu kleri dhe politikanët, kënaqen për së gjalli!
Në libra fetarë flasin edhe kafshët! Kjo shpjegon krejt doktrinën!
Në librat fetarë vëllai martohet me motrën! Kjo shpjegon
krejt inteligjencën e njeriut, jo të zotit!
Sa herë shpërthejnë luftërat fetare, dëshmohet mosekzistenca
e zotit!
Sikur të ekzistonte ai, Enver Hoxha nuk do të kishte mundur
kurrë të ndalojë religjionin e zotit!
Jeta jonë është pasojë e vendimeve tona, jo e vendimeve
hyjnore. Nuk ka fat, nuk ka zot, që vihet në shërbimin tonë, por ka vendime të
mira dhe të gabueshme! Personaliteti jonë është rezultat vetëm i vendimeve
tona, ose vendimeve të huaja për ne! Nëse pranojmë imponime, atëherë i quajmë
fat, por në fakt, nuk është, është vetëm pasqyrë e përtacisë sonë dhe mospërdorimit
të trurit vetjak për të marrë vendime vet.
Demokracia lejon të dyshuarit, të menduarit, teokracia e
ndalon të menduarit në emër të zotit dhe urdhëron vetëm të besuarit. Nuk e
ndalon zoti por njeriu përdor zotin për përfitime të veta dhe për pushtet mbi njeriun!
Pa dyshime, nuk bëhet asnjë zhvillim, me besim, nuk bëhet asnjë zbulim!
Sikur të ekzistonte zoti, do të kishte zgjedhur njerëzit, se kush mund të flasë në emër të tij!
Religjionet krijojnë grupe. Grupi krijon paragjykime ndaj grupit tjetër dhe ndalon martesën me pjesëtarë të grupit tjetër. Nëse mënjanojmë besimin, zhdukim edhe urrejtjen ndaj të tjerëve!
Zoti nuk ka asnjë dobi nga nënshtrimi i njeriut! Njeriu ëndërron përfitime!
Zoti nuk ka asnjë dobi nga nënshtrimi i njeriut! Njeriu ëndërron përfitime!
Dysho, mos beso, por lejo të besuarit! Kjo siguron paqen në mes njerëzve dhe popujve!
mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen