01.07.2019

Zonat e distancës, ose pretendimi territorial (Psikologji 1)

Zona imtime arrin deri në 60 centimetra dhe i rezervohet vetëm bashkëshortit, bashkëshortes, fëmijëve apo shokëve tepër të ngushtë. Depërtimi i dikujt jashtë asaj lidhshmërie, shkakton pakënaqësi te personi tjetër dhe ai, ose bën një hap pas, ose mbrohet, ose në pamundësi fikson vështrimin diku tjetër dhe pakënaqësia e tij lexohet në fytyrë.

Zona e dytë nga gjashtëdhjetë centimetra deri në një metër e njëzet centimetra quhet zona personale. Kjo zonë matet edhe me gjatësinë e krahut. Në këtë sferë prezantohen njerëzit dhe afrimi më i madh duhet të jetë shumë i kujdesshëm, për të mos dëmtuar hapësirën intime të tjetrit. Kjo zonë parashihet si e drejtë me kolegët që mund të afrohen nga gjashtëdhjetë centimetra deri në një metër.
Nga një metër e njëzet centimetra deri në tri metra e gjashtëdhjetë, quhet zona sociale. Është ajo largësia klasike në mes njerëzve të panjohur, kamerierëve, nëpunësve apo pritjet në stacionin e trenit.

Zona publike fillon nga tri metra e gjashtëdhjetë centimetra. Është ajo hapësira tipike e spektatorit, ku edhe mbahen fjalime apo koncerte. Në Angli ka rregull se parfumi që ka një njeri, nuk duhet të t’i ndihet era më larg se gjysmë metër, përndryshe me mbretëreshën nuk mund të takohet. Këtë nuk e respektojnë shumë njerëz dhe parfumi tyre depërton edhe në zonën publike, çfarë është e padurueshme, sepse ai që na pëlqen neve, të tjerët mund t’i pezmatojë. 

Në zonën intime nga njerëzit e jashtëm mund të depërtojë vetëm mjeku dhe floktari. Në autobus, në tren nuk mund të respektohet zona intime dhe personale prandaj njeriu përpiqet të shpërfill duke vështruar diku tjetër, ose duke u përpjekur të zhbëjë atë njeri, që e ka pranë pa dashje!

Këto distanca sociale të pretendimit të territorialitetit, që secili prej nesh i ka, madje edhe te kafshët, i zbuloi dhe mati antropologu amerikan Edward T. Hall në vitin 1963.

Nga gjermanishtja
Lis Bukuroca


Libra fizikë nga Lis Bukuroca te amazon dhe lulu. Te lulu mund të porositen edhe nga Ballkani.

Keine Kommentare: