02.07.2019

Nomen est omen (Psikologji 2)


Në spitalin lokal punon një urolog me emrin Sebastian Wasserfall (Ujëvarë), një eksperte për kurim paliativ quhet Sandra Schmerz (Dhimbje) dhe një profesor i psikologjisë evolucionare seksuale quhet Michael Stecher (Shpues). 

Mendimi se fati i këtyre individëve diktohet nga emrat e tyre quhet “nomen est omen” ose determinizëm nominativ. Në fakt, ka shumë pak dëshmi se emri mund të ndikojë në zgjedhjen e profesionit - të mendojmë për një çast te shumë njerëz, që njohim dhe do të shohim se emrat nuk u përshtaten profesioneve të tyre. 

Megjithatë, emrat tanë mund të ndikojnë në mënyra të tjera në jetën tonë, për shembull emrat që fillojnë me një nga germat e para të alfabetit, aty këtu kanë avantazhe të caktuara, sepse mjeku u kushton më shumë kohë. 
Për ekonominë, ku autorët e botimeve si edhe në shkencat e tjera listohen sipas rendit alfabetik, është vërtetuar shkencërisht se njerëzit me avantazh alfabetik të emrave, bëjnë karriera të suksesshme. Gjithashtu, kur një emër ndriçon etninë e një personi, nuk mund të jetë e parëndësishëm. 

Një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara gjeti  se një punëkërkues me emrin “Xhamal”, që nënkupton një afroamerikan, kishte më pak gjasa të marrë një përgjigje nga punëdhënësi, se sa  një kandidate me biografi identike, por me emrin e të “bardhëve” Emily.

*Nomen est omen është një thënie latine që do të thotë “emri është një shenjë.” Nëse një grua ka mbiemrin Koka, kurse burri Bosh, atëherë është më mirë të hiqet dorë nga mbiemri i dyfishtë: Koka-Bosh!

Nicholas Christenfeld nga universiteti i Kalifornisë studioi një kohë të gjatë lajmërimet për vdekjen e njerëzve dhe erdhi në përfundim, se personat me germa pozitive, për shembull B.A.S.S. mesatarisht jetonin katër vite më gjatë, se ata me germa neutrale, kurse ata me germat nismëtare negative, si T.O.T., vdisnin dy vite më herët, se sa ata me iniciale neutrale.

Nga gjermanishtja, Lis Bukuroca

Libra fizikë nga Lis Bukuroca te amazon dhe lulu. Te lulu mund të porositen edhe nga Ballkani.


Keine Kommentare: