"Është e lehtë të jesh i pasur dhe të shmangësh krenarinë, është e vështirë të jesh i varfër dhe të shmangësh ankesat."
"Nëse litari është i gjatë, shqiponja e madhe mund të fluturojë lart."
"Nëse një mosmarrëveshje zgjat shumë, do të thotë që të dy palët e kanë gabim."
"Kushdo që vjen me një dhuratë, sigurisht që kërkon një mirësi tjetër.“
"Lumenjtë janë rrugë që ecin dhe nuk çojnë atje ku deshirojmë ne, por ku duan ata."
"Nëse rri i qetë në një çast zemërimi, do të kursesh njëqind ditë të dhimbjes."
"Dashuria është një shkallë nëpërmjet së cilës perënditë zbresin te ne dhe nëpërmjet së cilës ne ngrihemi drejt tyre".
"Kushdo që len pas dore mësimin për shtatë vjet, me siguri do të jetë injorant për shtatëdhjetë".
"Kur fryn era e ndryshimit, disa ndërtojnë strehimore dhe të tjerët ndërtojnë mulli të erës."
"Mos ki frikë të rritesh ngadalë, ki frikë vetëm të mos mbetesh i palëvizshëm."
"Një familje e varfër është si një rrobe e larë shumë herë, një familje e pasur duket si një kostum krejtësisht i ri."
"Dyshime të thella, mençuri e thellë; pak dyshime, pak mençuri.“
"Një bisedë e vetme me një njeri të mençur është më mirë se sa dhjetë vjet studim."
"Një bisedë e vetme me një njeri të mençur është më mirë se sa dhjetë vjet studim."
"Ai që ka para por jo fëmijë nuk është i pasur; kush ka fëmijë por jo para nuk mund të konsiderohet i varfër."
"Varfëria nuk është nder i humbur: nderin në varfëri e humb mungesa e synimit këmbëngulës për të bërë diçka me vlerë."
"Një burrë vejan, i cili rimartohet, nuk ka merituar të humbte gruan e parë."
"Kur përkulesh, përkulu thellësisht."
"Mos u beso heshtjeve të luginave, sepse perënditë qëndrojnë mbi malet."
"Është më i lumtur një njeri ndershëm dhe i varfër, se sesa një njeri i pasur i korruptuar."
"Njeriu sipëror e do shpirtin e vet. Njeriu i ulët e do vetëm veten, dhe mbi të gjitha pasurinë e tij.“
"Njerëzit e aftë për mashtrim nuk njohin turpin."
"Të gjithë gabojnë: myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë. Vetëm dy njerëz formojnë sektin universal: njeriu inteligjent, pa fe dhe njeriu fetar, pa inteligjencë!”
"Burri mëson vetëm nga librat, ndërsa gratë janë të pajisura nga natyra me intuitë."
"I mençuri nuk është orator, oratori nuk është i mençur."
"Nëse punon me trurin tënd, pusho duke punuar me duart tua; në rastin e kundërt, pusho me trurin .”
Nga italishtja Lis B.
Nga italishtja Lis B.
Në pikturë shkrimtari kinez: Ouyang Xiu
.......................................
Libra nga Lis Bukuroca
Ngjyrat e dashurisë, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen