20.09.2019

Urtësi nga tradita kineze (1)

"Kur një baba dhe një fëmijë shkojnë mirë në mes vete, familja nuk shkërmoqet, kur vëllezërit shkojnë mirë në mes vete, familja nuk shpërndahet." 
"Të pasurit gjejnë farefis edhe midis të huajve, të varfrit gjejnë të huaj edhe brenda familjes." 
"Njeriu që niset në një udhëtim, nuk është i njëjti njeri që kthehet". 
"Mësuesi hap derën, por ti duhet  vetë të hysh brenda.“
"Një çast durimi mund të largojë një fatkeqësi të madhe. Një çast padurimi mund të shkatërrojë një jetë të tërë."

"Kur kafshët jetojnë së bashku për një kohë të gjatë në fund duan njëra-tjetrën, kur e bëjnë këtë njerëzit, ata urrejnë njëri-tjetrin."
"Nëse ka dritë në shpirt, do të ketë bukuri brenda njeriut. Nëse ka bukuri brenda njeriut, do të ketë harmoni në shtëpi. Nëse ka harmoni në shtëpi, do të ketë rend në komb. Nëse ka rend në komb, do të ketë paqe në botë ".
"Stinët vijojnë, nga dielli te hëna, nga mbjellja deri te korrja. Por vetëm të urtit e mëdhenj dhe budallenjtë e mëdhenj, nuk ndryshojnë kurrë."
"Ne mund të zgjedhim atë që duam të mbjellim, por jemi të detyruar të korrim atë që kemi mbjellë."
"Njeriu i mençur nuk shqetësohet për të kaluarën, sepse ajo ka mbaruar dhe nuk mund të ndryshohet dhe ai nuk brengoset për të ardhmen, sepse ende nuk ka ardhur."
"Një njeri nuk bëhet i pasur pa mashtruar; një kal nuk bëhet i trashë pa vjedhur sanë nga të tjerët.“
"Nëse llamba jote shkëlqen më shumë se e tjerëve, ji i lumtur, por mos fik kurrë llambën e të tjerëve për të shkëlqyer e jotja."
"Guximi është si dashuria, është një vëlla i shpresës."
"Në veshje dhe ngrënie, nuk duhet shkelur rregullat."
"Rregulli i qiellit është përsosmëria. Rregulli i njeriut është kërkimi i përsosmërisë .”

"Sa më shumë të djersitesh në kohë paqeje, aq më pak të rrjedh gjak në kohë lufte."
"Ai që di të presë, koha i çel çdo derë". "Vajzat e ndershme shpesh janë të pafat; djemtë e mençur shpesh nuk janë të bukur."

"Flisni pak! Fjalët janë si perlat e çmuara, vlera e të cilave rritet në përpjesëtim me rrallësinë e tyre.“
"Një familje e bashkuar është gjithmonë më e madhe në numër se një familje e ndarë."
"Korbat janë kudo njëlloj të zi."
"As edhe kali më i shpejtë, nuk mund të arrijë një fjalë të shprehur nga zemërim."
"Në familje kërko harmoninë, nga një mik sinqeritetin."
"Kudo që të shkon, shko me gjithë zemër!"
"Nëse synon një drekë të mirë, ulu në tryezën e një burokrati."
"Mos u shqetëso nëse kali yt ikën. Nëse është i yti, do të kthehet. Dhe nëse ai nuk kthehet, domethënë se nuk ka qenë kurrë i yti."
"Nëse ti paguan sa dëshiron, unë punoj sa dëshiroj unë. Nëse paguan siç them unë, unë punoj sa dëshiron ti.”
"Llastimi i fëmijës, është vrasja e tij."
"Në rrugën më të mbushur me njerëz në një qendër vendbanimi, shtëpia e një njeriu të varfër është gjithmonë e vetmuar; në majën më të shkretë të malit, shtëpia e një njeriu të pasur është gjithmonë plot miq.”
Nga italishtja Lis B.

--------------------------------


Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.

Keine Kommentare: