04.10.2019

Aforizma nga Garibaldi për klerin

"Sikur të lindej një komb nga dreqi, i cili do të luftonte diktatorët dhe priftërinjtë, unë do të regjistrohesha në radhët e tij."
"Në asnjë moment nuk dua të pranojë shërbimin urrejtës, përbuzës dhe të lig të një prifti, të cilin e konsideroj armik mizor të njerëzimit dhe të Italisë në veçanti."
"Pothuajse në të gjitha kohërat, popujt janë qeverisur me injorancë dhe dhunë - domethënë me priftërinj dhe ushtarë."
"Prifti që jep mësime për perëndinë është gënjeshtar, sepse ai nuk di asgjë mbi zotin."
“Ishte prifti ai që ka merita për edukimin e italianëve me poshtërim dhe servilizëm. Gjersa ai dëshironte që perandorët t’i puthnin pantoflat, u kërkonte të tjerëve të praktikonin përulësinë e krishterë."
"Klerikët janë të nënshtruar dhe ushtarë të një fuqie të huaj, një autoritet i përzier dhe universal, shpirtëror dhe politik, i cili urdhëron dhe nuk lejon të diskutohet për ta, por mbjell mosmarrëveshje dhe korrupton."
"Papa Pius IX, ai metër kub plehu, është më i dëmshmi për të gjitha krijesat sepse ai është më shumë se kushdo tjetër pengesa për përparimin njerëzor, për vëllazërimin midis njerëzve dhe popujve."
"Prifti është vrasësi i shpirtit sepse në çdo kohë ai ka nxitur paditurinë dhe ka persekutuar shkencën."
"Zoti, ati i gjithë njerëzimit, dëshiron që të gjithë njerëzit të jenë vëllezër dhe të lumtur. Priftërinjtë i ndajnë njerëzit në njëqind sekte të ndryshme, të cilët mallkojnë në mënyrë të ndërsjellë njëri-tjetrin ".
"Prifti degradon zotin!"
"Në tërë botën do të jetë e mundur vëllazëria njerëzore nëse çlirohen nga priftërinjtë."
"Të rrëfyerit! (nunosja) Ajo armë e tmerrshme e priftizmit, elementi i parë i mashtrimit të tij, mjeti përmes të cilit arrin njohjen e gjithçkaje, spiunazh të skëterrshëm, të cilin ai e ushtron më së shumti mbi seksin e dobët, që ai akoma mund ta dominojë, edhe pse i përbuzur dhe i mallkuar, kryesisht nga seksi më i fortë!"
"Në Gjermani nuk gjendet më një njeri i vetëm, që nuk di të lexojë ose të shkruajë. Franca bërtet: „Arsim me çdo kusht!“ Italia bën rrush e kumbulla thesarin e saj për të paguar peshkopë dhe agjentë të ngjashëm të errësirës."
"Historia e papatit është histori e kusarëve."

Giuseppe Maria Garibaldi (Nicë, 4 korrik 1807 - Caprera, Arkipelago di La Maddalena, 2 qershor 1882) ishte një gjeneral, patriot, udhëheqës dhe shkrimtar italian. Një figurë e shquar e Ringjalljes (Risorxhimentos) italiane. Ai ishte një nga figurat më të famshme historike italiane në botë. Njihet gjithashtu si "hero i dy botëve" për veprimtarinë e tij ushtarake si në Europë, ashtu edhe në Amerikën e Jugut.
Nga historiografia dhe kultura popullore e shekullit XX ku ai pati shumë ndikim, konsiderohet hero kryesor kombëtar italian. Ai filloi udhëtimet e tij nëpër botë si oficer i anijeve tregtare dhe më pas si kapiten. Ndërmarrja e tij më e famshme ushtarake ishte aneksimi i Mbretërinë së Dy Siçilive dhe inkuadrimi i tyre në Mbretërinë e Italisë në lindje gjatë bashkimit të vendit. Ishte anti klerik i madh dhe autor i shkrimeve dhe botimeve të shumta, kryesisht memoare dhe politike, por edhe i romaneve dhe poezive. 

Nga italishtja Lis bukuroca

Sqarim: Mendimet e tij flasin për klerin në epokën e tij. Kleri nuk është më regresiv në Perëndim si atëherë, ka ndryshuar dhe ndikimi i tij në shoqëri është i pakët, për të mos thënë nuk ekziston më. 
———————————————————————————————
Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.


Keine Kommentare: