01.10.2019

Aforizma mbi korrupsioni

"Korrupsioni është një armik i Republikës. Të korruptuarit duhet të goditen pa asnjë masë lehtësuese, pa asnjë mëshirë. Dhe, mëshirimi i tyre për arsye miqësie ose partiake, domethënë të bëhesh bashkëpunëtor i këtyre njerëzve të korruptuar. "Sandro Pertini, ish kryetar i Italisë
"Ne e fituam këtë demokraci me gjak dhe burg. Ne nuk mund të rrezikojmë humbjen e lirisë për fajin e atij që e përdor lirinë për të vjedhur.” Sandro Pertini

"Shumë gjyqtarë janë të pakorruptueshëm, asgjë nuk mund t'i shtyjë ata të bëjnë drejtësi." Betol Brecht
"Nëse nuk luftoni për t'i dhënë fund korrupsionit dhe kalbjes, do të përfundoni të jeni pjesë e tij." Joan Baez, këngëtare amerikane
"Komunizmi nuk erdhi kurrë në pushtet në një vend që nuk u shpërbë nga lufta apo korrupsioni, ose nga të dyja." John Fitzgerald Kennedy ish- kryetar amerikan

"Po ankohen për ciganët? Shikoni ata duke shkuar për të kërkuar lëmoshë për një votë. Ata mirëpo nuk shkojnë në këmbë, ata kanë autobusë që duken si anije kozmike, trena dhe aeroplanë. Shikojini ata kur ndalojnë për drekë ose darkë: ata dinë të hanë me thikë dhe pirun, dhe me thikat dhe pirunë, do t’i hanë kursimet tuaja. Italia u përket njëqind vetave, a jemi të sigurt që këta njëqind veta i përkasin Italisë?” Fabrizio De André

"Rreptësia morale dhe ndershmëria nuk janë ngjitëse, kurse mungesa e etikës dhe korrupsioni po, prandaj ato mund të shumohen në mënyrë të pakontrollueshme dhe me një shpejtësi të jashtëzakonshme." Andrea Camilleri regjisor, shkrimtar, skenarist
"Disa njerëzve të pasur duhet t’ua bëjmë me dije, se nuk mund të jetë krejt bota e korruptuar, sa të mos mund të dënohen për krimet e veta." Arthur Conan Doyle poet, shkrimtar, mjek

"Zgjidh korruptuesin tënd me kujdes. Ai do të jetë ai, i cili do të rehabilitojë ty.” Roberto Morpurgo, shkrimtari, filozof
"Të akuzohem unë për korrupsion është si të arrestosh Nënë Terezën e Kalkutës, sepse një vajzë nga institucioni i saj, ka vjedhur një mollë!" Silvio Berlusconi

"Korrupsioni" është sot slogani i jetës amerikane. Është ligj, kur nuk respektohet ligji tjetër. Po shkatërron vendin. Në të gjitha qytetet, ligjvënësit e ndershëm mund të llogariten në gishta. Në Çikago në gishtat e njërës dorë! Virtyti, nderi, e vërteta dhe ligji janë zhdukur. Ne jemi të gjithë mashtrues. Ne na pëlqen të shpëtojmë pa dënime. Dhe, nëse nuk mund të fitojmë bukën me ndershmëri, e bëjmë në një mënyrë tjetër.“ Al Capone

"Nuk është e vërtetë që politikanët italianë shesin veten e tyre. Ata vetëm merren me qira.” Danilo Arlenghi, humorist italian, menaxher
"Unë nuk besoj asnjë fjalë të atyre, që thonë se Blatter është i përfshirë në çështje të korrupsionit. Unë besoj se njerëz si Blatter, ata që udhëheqin një organizatë të madhe ndërkombëtare sportive, ose Lojërat Olimpike, meritojnë një mirënjohje të veçantë. Nëse dikush e meriton çmimin Nobel, ata janë njerëz të atillë. ”Vladimir Putin (Nga gjykata Blatter-it është ndaluar të merret me futboll për gjashtë vite për shkak të korrupsionit, shënim i LB)

"Nuk është pushteti që korrupton, por frika. Druajtja nga humbja e pushtetit korrupton ata që e mbajnë atë dhe frika e ndëshkimit nga pushteti, korrupton ata që i nënshtrohen atij." Aung San Suu Kyi politikane (udhëheqëse e opozitës në Burma) Nobel për Paqen në 1991

"Ka gazetarë të ndershëm si edhe politikanë të ndershëm: nëse një herë lejojnë  të blihen, ata mbeten përgjithmonë të blerë." Bill Moyers, gazetar
„Bënte aq ftohtë, sa pashë një politikan me duart në xhepat e vet." Henny Youngman, muzikant (violinist), komik

"Dëgjo, Itali, ti ke shumë priftërinj, shumë qullashë, shumë llupës, që nuk punojnë dhe një prej tyre, ha sa pesëdhjetë veta nga supet e të varfrit; ti ke shumë hajdutë, të vegjël dhe shumë të mëdhenj, dhe këta shkaktojnë poshtërimin tënd dhe mjerimin tënd!" Giuseppe Garibaldi, gjeneral, patriot, udhëheqës, shkrimtar italian dhe hero nacional

"Meqenëse marrëdhënia midis frikës dhe korrupsionit është aq e ngushtë, nuk është për t'u habitur se në çdo shoqëri ku frika piqet, korrupsioni lëshon rrënjët thellë në të gjitha format e tij." Aung San Suu Kyi
"I korruptuari ka surratin e njeriut „nuk nuk kam qenë unë.“ Ai do të meritonte një doktoratë nderi në kozmetikë sociale." Papa Francesko
"Korrupsioni nuk është një veprim, por një gjendje, një gjendje personale dhe sociale, në të cilë njeriu mësohet të jetojë." Papa Françesko

"Vdekja e Lincolnit ishte një katastrofë. Kam frikë se bankierët e huaj me mashtrimet e tyre dinake dhe të përdredhura, do të fitojnë kontrollin mbi të gjitha pasuritë e shumta të Amerikës dhe do të përdorin pushtetin e tyre për të korruptuar në mënyrë sistematike qytetërimin modern. Ata nuk do të hezitonin ta zhytnin krejt njerëzimin në luftë dhe kaos, për ta bërë krejt planetin si trashëgimi të tyre.“ Otto von Bismarck (ish-kancelar gjerman)

Nga italishtja Lis Bukuroca
Origjina e fjalës:
Corrómpere [latinisht corrumpĕre, nga con dhe rumpĕre [...] me prishë gjendjen frymore (spiritualitetin):  zakonet, shpirtin, rininë, shoqërinë; të nxiturit me lekë ose me premtime për të mos respektuar detyrën dhe rregulloret një nëpunës, funksionar, gjyqtar, dëshmitar, mjek etj., me qëllim të përfitimi të privilegjeve…

Libra nga Lis Bukuroca:
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.


Keine Kommentare: