"Nëse Ligji i Murphy (Marfit) mund të shkojë keq, do ta bëjë."
"Fati troket gjithmonë në derë në kohën e gabuar."
"Në rastet e krizave, që i detyrojnë njerëzit të zgjedhin midis sjelljeve të ndryshme, shumica do të zgjedhë atë më të keqen e mundshme."
"Supozimet negative çojnë në rezultate negative. Supozimit pozitive çojnë në rezultate negative.”
"Nëse aq të bën se ku gjendesh, nuk ke humbur rrugën."
"Asgjë nuk bëhet aq keq, sa të mos mund të bëhet edhe më keq."
"Çfarëdo që të bëhet keq, gjithmonë gjendet dikush që e kishte paralajmëruar atë."
"Kushdo që thotë se nuk mund të bëhet, kurrë nuk duhet ta ndërpresë atë që është duke e bërë atë."
"Shkaku kryesor i zgjidhjes janë problemet."
"Kushdo që fillon mirë, përfundon keq. Kush fillon keq, përfundon më keq.”
"Ligji i Murphy-it gjithmonë godet në çastin më të keq."
"Asgjë nuk është aq e pashmangshme sa një gabimi, të cilit i ka ardhur koha."
"Sa më larg që të ndodhë një katastrofë apo një aksident, aq më i madh duhet të jetë numri i të vdekurve dhe lënduarve për t’u bërë lajm."
"Mjetet përligjin mjetet."
"Koha që duhet për të ndrequr një situatë, anasjelltas është në proporcion me kohën që u desh për ta prishur atë."
"E vetmi çast kur mund të jetë njeriu i sigurt për diçka, është çasti kur njeriu është i sigurt se ka gabuar."
"Një zgjidhje e mirë mund të zbatohet me sukses për pothuajse të gjitha problemet."
"Pavarësisht se sa herë gënjeshtra mund të dëshmohet si e rreme, gjithmonë ekziston një përqindje e njerëzve, që do ta konsiderojnë të vërtetë."
"Nuk ka asnjë problem aq të vogël, sa që të mos mund të bëhet më i madh."
"Nëse një seri ngjarjesh mund të shkojnë keq, do ta bëjnë në rendin më të keq të mundshëm."
"Sa më gjatë të presë njeriu në një rresht, aq më e lartë është mundësia të mendojmë se po presim në rreshtin e gabuar."
"Çdo zgjidhje gjeneron probleme të reja."
"Pasi gjërat të kalojnë nga keq në më keq, cikli do të përsëritet."
"Kriza është kur nuk mund më të thuhet 'le ta harrojmë."
"Nëna natyrë është kurvë."
"Kur një problem ikën, njerëzit që merreshin me të, mbeten."
"Nëse bëhet diçka me sigurinë absolute të miratimit të të gjithëve, dikujt nuk do t‘i pëlqejë."
Ligji i Murphy (Marfit) (Murphy’s law) lidhet me urtësitë jetësore të inxhinierit amerikan Edward A. Murphy jr. Ai shpreh gabimet e njerëzve, si dhe për shkaqet e tyre në sistemet komplekse. Ligji i Murphy-it artikulon një mori paradoksesh pseudo-shkencore me një karakter ironik dhe karikaturial. Mendimet që lexuat janë nga Arthur Bloch (1 janar 1948). Ai është humorist dhe shkrimtar amerikan, autor i librave mbi ligjin e mirënjohur të Murphy-it. Libri i parë i Bloch për Ligjin e Murphy-it doli në vitin 1988. Libri i dytë u botua në vitin 1989 dhe i treti në vitin pasues. Nga viti 1993 deri në 1998 (me përjashtim të vitit 1995) Bloch boton seritë e ditareve të Murphy-it…
Nga italishtja Lis Bukuroca