"Asgjë nuk është më e tmerrshme për një grua sesa pabesia e burrit të dashur. Pas një zhgënjimi të tillë në dashuri, mund të ndodhë që gratë të mbyllen në një manastir. Dhe nëse zhgënjimi është veçanërisht i fortë, mund të ndodhë që ato të mbyllen në një manastir të murgjve.” Giobbe Covatta, aktor, komedian
“Arsyeja e vërtetë pse nuk mund të vihen në mur të një gjykate Dhjetë Urdhëresat: Në një ndërtesë plot avokatë, gjykatës dhe politikanë, nuk mund të shkruhet "mos vidh", "mos e dëshiro gruan e tjetrit" dhe "mos bën dëshmi të rreme!" Do të krijonte një mjedis të pavorshëm të punës.” George Carlin, aktor, shkrimtar, dramaturg
"Ai ishte aq i trashë nga mendja, sa kërkonte në bibël adresën e një hoteli të mirë në Palestinë." Leo Longanesi, shkrimtar, piktor, aforizëm, botues, gazetar
"Gjithçka është relative me këtë botë. Pyesni patat dhe gjelat e detit për mendimin e tyre për Krishtlindjet." Alanis Morissette producente, muzikante, kantautore, aktore
"Berlusconi hyri në një kishë. “Për t’u lutur?'' Jo, për të përshëndetur të gjithë ata që i besojnë atij.” Antonio Cornacchione, aktor
"Ka njerëz që thonë se zoti është grua. Gabim! Nëse ai do të ishte grua, do ta kishte bërë spermën me shijen të nutellës.” Daniele Luttazzi, aktor, shkrimtar
"Puthje hyjnore!”- Epo, ke të drejtë! Zoti ka marrë shumë gjëra prej meje!" Woody Allen, regjisor, aktor, skenarist
"Seksi është një nga nëntë arsyet e reinkarnimit (ringjalljes pas vdekjes): tetë të tjerat nuk janë të rëndësishme." Henry Valentine Miller, shkrimtar
"Nëse mësuesit nuk janë vampirë, pse në të gjitha klasat gjenden kryqe në mur?" Franco Merafino, humorist
"Një zyrtar ungjillor duhej të jepte dorëheqjen sepse e kishin e fotografuar me dy gra në vaskë. Ai tha se ishte duke i pagëzuar ato, por fatkeqësisht ceremonia i kishte rrëshqitur nga dora."Jay Leno komik, prezantues në tv
"Faleminderit prej zotit që jam rritur në një familje katolike: seksi do të jetë për mua gjithmonë një gjë e pisët." John Waters, gazetar
"Ne kemi nevojë t'i kthejmë librat përsëri në modë. Nëse shkoni në shtëpinë e dikujt dhe ai nuk ka libra, nuk duhet të qini” John Waters, gazetar
"Pas çdo burri të suksesshëm gjendet një vjehërr e habitur." Hubert Horatio Humphrey, ish-nënkryetar amerikan
"Unë sapo jam kthyer nga një udhëtim kënaqësie. E shoqërova vjehrrën time në aeroport.” Milton Berle, dramaturg
Nga italishtja L. Bukuroca
----------------------------------------
Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen