07.10.2019

Memetika (Psikologji 9)

Sa herë që zakonet, aftësitë, tregimet, këngët ose çdo formë tjetër e informacionit përçohet nga një person tek tjetri, kemi të bëjmë me të ashtuquajturat "meme", njësi të mendimit. 

Ideja e memit, si edhe teoritë tjera shkencore, është në vetvete një mem. Kjo u zhvillua nga teoria e darvinizmit universal dhe thotë se kur informacionet barten tutje, ndryshohen, ose përzgjidhen, atëherë ndodh evolucioni.

Përsëritësi (replikatori) më i famshëm është gjeni. Në vitin 1976, megjithatë, Richard Dawkins pohoi se kultura jonë përbëhet nga një lloj tjetër i replikuesit, të cilin ai e quajti "meme."
Njerëzit transmetojnë meme (aty bëjnë pjesë idet֝ë, aftësitë dhe sjelljet) përmes shkërbimit (imitimit) dhe mësimit. Ata ndryshojnë atë që përçojnë (transmetojnë) përmes gabimeve, ndryshimeve (modifikimeve) të qëllimshme ose nëpërmjet kombinimeve kreative. Ata gjithashtu zgjedhin se cilat meme do të mbeten në kujtesë dhe cilat do të jepen tutje.  

Në shkencën e memetikës studiohet përhapja e memeve; pse disa lulëzojnë dhe të tjerët dështojnë, dhe cilat janë pasojat për zhvillimin e kulturës sonë. Në përgjithësi memet shpërndahen, nëse janë të dobishme dhe të volitshme, si për shembull pjesë të shkencës dhe mjekësisë, të institucioneve financiare, të artit dhe të muzikës. 

Të tjerët përhapen si viruse, megjithëse janë të padobishëm apo edhe të dëmshme. Këtu përfshihen viruse e internetit, e-mail zinxhir, religjioni dhe kultet, por edhe terapitë alternative të padobishme. Njerëzit janë meme-makina, dhe ato na përdorin neve për të mbijetuar.

Ideja themelore
Kultura zhvillohet gjersa njerëzit zgjedhin memet, mu si dhe natyra e gjallë përmes zgjedhjes së gjeneve. 

Shqyrtim i mëtutjeshëm
Memet u hodhën poshtë si "analogji të zbrazëta dhe metafora të pakuptimta." Shumica e biologëve mohojnë se nevojitet memetika për të shpjeguar origjinën e trurit të madh njerëzor, si dhe kënaqësinë tonë të veçantë për artin dhe muzikën. Teoritë biologjike më të njohura sipas tyre mundkan ta bëjnë këtë shumë më mirë. 

Ndoshta disave memetika u shfaqet si shumë e frikshme. Ne njerëzit jemi meme-makina. Sidoqoftë, meqenëse tekno-memet ("teme") po zhvillojnë vazhdimisht teknologji më të mira, domethënia jonë po zvogëlohet dita ditës.

Idetë konkurrojnë me njëra-tjetrën. Ato duan që ju t’ia tregoni dikujt tjetër. Në këtë mënyrë ato futen në një kokë të re dhe përhapen më tej.

Nga gjermanishtja lis Bukuroca
————————————————————————————————————————---------------------------------

Libra nga Lis Bukuroca


Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht




Keine Kommentare: