„Zoti e krijoi njeriun sipas imazhit të... djallit!“ (Henri Dreyssé)
„Në ferr djalli është një hero pozitiv.“ (Stanislaw Jerzy Lec)
„Zoti nuk flet kurrë. Por djalli, nga ana tjetër, i bën vetes shumë reklama, madje si! Ai vazhdimisht i bën publicitet vetes!“ (William Peter Blatty)
„Ligësia gjithashtu mund të gjendet edhe në krijesën e fundit. Kur zoti e krijoi njeriun, duhej të ketë pasur djallin pranë vetes.“ (Cormac McCarthy)
„Secili nga ne është djalli vetjak, dhe ne e bëjmë nga kjo botë ferrin tonë!“ (Oscar Wilde)

„Kështu djalli më tha një herë: "Zoti gjithashtu e ka ferrin e tij: është dashuria e tij për njerëzit". (Friedrich Nietzsche)
“Krimi dhe vesi janë dy brirët e djallit.” (Victor Hugo)“Është Zoti që krijoi botën, por është djalli që e bën atë të jetojë.” (Tristan Bernard)
„Nëse djalli nuk ekziston, por e ka krijuar atë njeriu, e ka krijuar sipas imazhit dhe ngjashmërisë së vet.“ (Jodor M. Dostojevski)
„Lëvizjet e masave mund të linden dhe të përhapen pa besuar në zot, por kurrë pa besuar në djall“ (Eric Hoffer)
„Ndoshta djalli nuk ekziston; është vetëm zoti kur është i dehur.“ (Tom Waits)
„Ndonjëherë djalli më shpien drejt tundimit për të besuar në zot.“ (Stanislaw Jerzy Lec)
„Gjëja e tmerrshme me zotin është, se ne nuk e dimë, a mos është ai vetëm një mashtrim i djallit.“ (Jean Anouilh)

„Çdo njeri mbart brenda vetes zotin dhe djallin. Në situata të caktuara është e drejtë që njëri të sundojë mbi tjetrin: kjo është mënyra e vetme për të mbijetuar njeriu!“ (Nicolai Lilin)
„Gjersa njeriu besonte në djall, gjithçka që ndodhte ishte e kuptueshme dhe e qartë; qëkur nuk besojmë më në të, duhet që për secilën ngjarje të kërkojmë një shpjegim të ri…“ (EM Cioran)
„Gabimi më i madh modern nuk është njoftimi për vdekjen e zotit, por bindja për vdekjen e djallit.“ (Nicolás Gómez Dávila)
„Kudo ku zoti ndërton një kishë, djalli ngre gjithmonë një kishëz; dhe, nëse shkoni për të parë, do të shihni se tek e dyta, ka më shumë besimtarë.“ (Daniel Defoe)
„Edhe djalli shpesh tundohet të bëjë mirë kundër vullnetit të tij. (Nga filmi „Ekzorcisti“)
„Bëni paratë tuaj perëndi dhe ai do t'ju mundojë juve si djalli!“ (Henry Fielding)
„Vdekja e Zotit, është një lajm i rremë i vënë nga djalli që gënjeu duke ditur se gënjeu.“ (Nicolás Gómez Dávila)
„Dante e vendos Tokën në qendër të universit, ferrin në qendër të Tokës, Luciferin në qendër të ferrit. Shkurt, djalli na qenka në qendër të gjithçkaje.“ (Mario Andrea Rigoni)
„Djalli di si të citojë Shkrimet e Shenjta për qëllimet e tij.“ (William Shakespeare)
„Numri i djallit nuk është 666. Ky është vetëm prefiksi i tij, numri i tij nuk gjendet në numërator.“ (David Javerbaum)
„Zoti është në mendjen time dhe djalli në pantallonat e mia.“ (Jonathan Winters)Nga italishtja Lis Bukuroca