Familja: aty ku
jeta fillon dhe ku dashuria nuk mbaron kurrë.
Mos jeto kurrë pa qeshur, sepse ka njerëz që jetojnë nga
qeshja jote.
Shtëpia ime është aty ku është familja ime.
E para që njeriu gjen në jetë, e fundit nga e cila drejton duart,
më e çmuar që ka njeriu në jetë, është familja.
Dashuria e një nëne nuk njeh kufij.
Në një familje, nuk ka pse të dëshmohesh për të fituar
dashurinë. Ajo të do ashtu si je, me të gjitha nuansat e tua.
Familja është përgjegjësi dhe siguri në të njëjtën kohë.
Familja është trungu, fëmijët, lulet.
Edhe nëse shkon, mbetesh gjithmonë pjesë e familjes tënde.
Për fëmijët
Kjo është arsyeja
pse i dua fëmijët: ata shohin veten dhe botën ende në pasqyrën e bukur magjike
të imagjinatës së tyre.( (Theodor Storm)
Qaforet më të
çmuara që mund të bartësh rreth qafës, janë krahët e fëmijëve tu.
Fëmijët janë të
ftuarit, që pyesin për rrugën.
Një fëmijë është
një dorë e vogël, që të çon përsëri në një botë të harruar.
Fëmija thotë vetëm
atë që ka dëgjuar.
Fëmijët bëjnë më
mirë sesa të rriturit: ata thjesht thonë atë që mendojnë.
Pa fëmijë, bota do
të ishte një shkretëtirë. (Jeremias Gotthelf)
Fëmijët duhet të kenë
durim me të rriturit. (Antoine de Saint-Exupéry)
Fëmija edukohet në
atë mënyrë, që ai të mbajë gjithmonë premtimet. Mbaje edhe ti atë që i premton një fëmije. Nuk ka asgjë më të hidhur se sa padrejtësia.
Jeta e prindërve
është libri, në të cilën lexojnë fëmijët. (Aurelius Augustinus)
Një i porsalindur
është fillimi. Ai përfaqëson shpresën dhe hapjen e të gjitha mundësive dhe
është mrekullia më e madhe e një familjeje.
Vëllezërit dhe
motrat
Vëllezërit dhe motrat nuk janë kurrë të vetmuar.
Ata mbajnë gjithmonë njëri-tjetrin në zemrat e tyre.
Pak kohë me motrat dhe vëllezërit, është e mirë për shpirtin.
Vëllezërit dhe motrat i gjenden njëri-tjetrit pranë.
Përlahen dhe falin, japin dhe marrin, ndihmojnë dhe ngushëllojnë, qeshin dhe
qajnë dhe, mbeten pranë njëri-tjetrit.
Vëllezërit dhe motrat janë të vetmit njerëz me të
cilët acarohemi vazhdimisht, por megjithatë janë njerëz që i duam pafundësisht.
Vëllezërit dhe motrat janë farkuar nga i njëjti
hekur, por megjithatë të ndryshëm. Nganjëherë duken si një çift i pabarabartë,
por një çift që duan njëri-tjetrin. Ata janë përgjithmonë të lidhur, ata janë
përgjithmonë një.
Jeta do t ‘ishte më e pikëllueshëm pa dashurinë
dhe besnikërinë e motrave dhe vëllezërve.
Ne jemi motër dhe vëlla. Mos harro, nëse rrëzohesh,
unë do të të ndihmoj.
Për shkak teje, unë qesh me zë më të lartë, qaj më
pak dhe buzëqeshëm më shumë.
Shokët ndërrohen. Edhe dashnorët. Vëllezërit dhe
motrat mbeten përgjithmonë!
Për vëllain
Vëllai im mund të
mos jetë gjithmonë pranë meje, por është gjithmonë në zemrën time.
Meqenëse kam një
vëlla, kam një shok të mirë përgjithmonë.
Një vëlla dhe një
motër, asgjë më të bukur nuk e njeh bota.
Një vëlla është një
shok, të cilin ta ka dhënë natyra.
Nuk kam nevojë për një
hero të madh, kam një vëlla të madh!
Vëlla, faleminderit
që më bën gjithmonë të qesh. Pavarësisht sa herë përlahemi, ti je njëri nga
njerëzit më të rëndësishëm për mua.
Hej vëlla i dashur,
pa ty, bota do të ishte një vend i mërzitshëm. Faleminderit për çdo zënkë në
lidhje me telekomandën, për çdo luftë për hajen dhe për përleshjet e panumërta.
Faleminderit që me
ty mund të jem përgjithmonë një fëmijë.
Një vëlla është si
një shpatull.
Edhe pse shpesh zihemi,
kemi shumë ngjashmëri. Edhe pse shpesh grindemi, dëshiroj të të falënderoj.
Faleminderit që je vëllai im!
Motra për motrën
Një motër është një
pjesë fëmijërie, që do të zgjasë përgjithmonë.
Nëse mund të
zgjidhja motrën më të mirë në botë, unë do të të zgjedhja ty!
Motra ime ka motrën
më të mirë.
Unë buzëqesh çdo
ditë sepse kam fatin të jem motra jote dhe qesh sepse nuk mund të bësh asgjë kundër
kësaj.
Një motër është më
shumë se një shoqe e përjetshme, sepse ajo i jep gëzim dhe dashuri përjetësisë.
Nëse nuk shihet
askund një shoqe, motra jote do të jetë pranë teje.
Dy gjëra që fëmijët
duhet të marrin nga prindërit e tyre: rrënjët dhe flatrat. (Johann Wolfgang von
Goethe)
Ju mësoni më shumë
nga fëmijët tuaj sesa ata nga ju. (Friedrich Rückert)
Me fëmijët duhet të
jesh i butë dhe miqësor...Fëmijët janë gjykatësit tanë më të mirë. (Otto von
Bismarck)
Ne nuk mund ta
kuptojmë dashurinë e prindërve derisa të bëhemi vetë prindër. (Henry Ward
Beecher)
Më i miri është
edukimi që nuk vihet re. (André Malraux)
Lumturia është e
vetmja gjë që dyfishohet kur e ndani. (Albert Schweitzer)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen