Një person i gjinisë femërore është infektuar me koronavirus, por me fajin e saj, ndërkaq një person tjetër i gjinisë mashkullore, me qëndresë heroike po përballet me terapinë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se për një person lesbike, po priten analizat, kurse për një person tjetër homoseksual, rezultati ishte gati negativ.
Një hoxhë dhe një prift thanë se nuk duhet të tutemi, sepse zoti e ka dërguar një ushtar të vockël të na vrasë pak dhe ai e bën vetëm për të mirën tonë! Na kënaqi!
Në këtë çast shikues të nderuar më arrin lajmi se për gjashtë persona të gjinisë së panjohur, po përfundojnë analizat. Gjinia nuk dihet, sepse personat nuk kishin lejuar t’u zbriten brekët deri në gjunjë!
Lajme nga personalitete botërore, VIP-ët
Presidenti Hashim Thaçi tha se Armata e Kosovës është e gatshme të përballet me çdo lloj virusi të vogël apo të madh, edhe kur vijnë nga qeveria, Serbia, apo Kina.
“Nëse ka nevojë, do të angazhoj edhe personat e gjinisë mashkullore të Armatës së Veteranëve”, tha në fund kryetari dhe pronari i republikës zoti Një, Hashim Thaçi.
Ai falënderoi Rikin nga zemra dhe ia lavdëroi Kurtit tezet dhe hallat…
Ish-kryeministri gjenial dhe heroi i Kosovës Haradinaj, tha se qeveria duhet të sulmojë Kinën ose të kërkojë dëmshpërblim. Pas shumë kritikave për budallallëkun e qeverisë, ai shtoi edhe këtë: “Jam i bindun se Albin mashtrusi nuk e bân. Kjo qeveri injorante dhe e krimit nuk mund ta çlirojë as Çakorrin, e leje mâ ta sulmojë Kinën!“
Lajme
Pardje Abdullah Hoti tha:“Tarifa ndaj Serbisë të hiqet sot, menjëherë dhe plotësisht“, kurse Isa Mustafa dëshmoi se Albin Kurti kishte kokë…
Shikues të dashur, pritet që partia institucionale t’i prishë institucionet dhe të shpëtojë fytyrën e kryetarit Thaçi, që ia kanë marrë Albini dhe Vjosa. Akademiku Isa Mustafa nuk do të lejojë t’i merret ftyra ekselencës së tij, presidentit Thaçi, sepse „Republika i takon Hashimit!“, tha ai gjersa po braktiste kryesinë e partisë.
Libra nga Lis Bukuroca
- Shtatë parimet e dashurisë, botimi i parë qershor 2020
- Ngjyrat e dashurisë (roman erotik, vetëm për lexues të moshës madhore )
- Letër burrave (II)
- Letër burrave (I)
- Hijedritat e jetës
- Die Asylbewerber: Eine Komödie in drei Akten
Ribotime, plotësime dhe redaktime si libra elektronikë
- Shtatë parimet e dashurisë, botimi i parë qershor 2020
- Ngjyrat e dashurisë (vetëm për lexues të moshës madhore )
- Letër burrave (I)
- Letër burrave (II)
- Hijedritat e jetës
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen