22.03.2020

Rrëzojeni Albinin!

Për ata që duan të kthejnë PDK-në dhe LDK-në pushtet:
Tani është çasti kur duhet t'i japin Albin Kurtit goditjet e fundit!
Ai është në rënie, 
sulmoni kolektivisht!
Mos harroni edhe Vjosën! 
Është çasti i fundit!

Kush nuk është kompatimbël me Pronto-Logjikën e LDK-së dhe PDK-së, nuk meriton as Kosovën! 
Dëbojini!
Sa më larg!
Albini dhe Vjosa dhe të tjerët si ata, duhet të detyrohen të emigrojnë! 
Përzini!
Kosovës nuk i duhen!

Kosovës i mjafton Isa, Hashimi, Ramushi, Veliu, Veseli, Haziri, Limaj...
Kosova është e vogël. 
Ajo nuk ka vend edhe për protagonistë tjerë...
Antiamerikan është ai që nuk heq tarifën, jo qeveria e krijuar nga AAK, PDK, NISMA..., që e ka aprovuar!
Poshtë Albini dhe Vjosa!
Poshtë antiamerikanizmi!
Rroftë partia institucionale dhe partitë që e çliruan Kosovën. 
Liria është e tyre!
Republika është e tyre!

Falënderohuni pse ju mundësuam qëndrimin në lirinë tonë, në Republikën tonë! 
Brezi i ri, me ide të reja për shtet, për diktaturë, dëshiron ta rrënojë shtetin e drejtë dhe demokratik të ndërtuar me gjak e mund!
„Miq! Shqiptarë! Bashkëqytetarë!
Më dëgjoni!
Unë dua të varrosë Qeverinë e Albinit,
jo të madhërojë atë.
Të ligën që bëjnë njerëzit mbijeton,
e mira shpesh zhduket me ta.
Kështu qoftë edhe me Albinin!

Edhe Mustafa fisnik ka thënë
se vuan shumë nga mania për pushtet.

Dhe në ishte ajo,
atëherë ishte një kundërvajtje e rëndë ,
dhe Albini paguan shumë edhe për këtë.
Por Mustafa thotë
se ai vuan nga mania për pushtet 
dhe Mustafa është një njeri fisnik!“

Mark Antoni para varrimit të Qesarit, për Brutus, njërin nga vrasësit/
Jul Qesari, Shakespeare , janë ndryshuar emrat...dhe nja dy-tri fjalë!
ngja gjerm., Lis Bukuroca

2
Për ta bërë Albinin më të urrejtshëm dhe të mirë për ta likuiduar politikisht, 
disa e quajnë Stalin, 
disa Hitler, 
disa islamist.
Pra sinonim i së ligës absolute, që meriton parandalimin me çdo kusht.
Sa veta ka vrarë Hitleri? Në LDB u shkaktuan 50 milionë viktima!
Sa veta ka vrarë Stalini? Nga 1929 - 1953, 19,5 deri 22 milionë, sipas biografit Dimitri Wolkogonow...
Sa veta ka vrarë Albini?
Albini nuk ka vrarë, por duhet izoluar se ka ndërmend të vrasë 500 milionë veta!

Meqenëse e ka ndërmend, sukses i madh është ta stigmatizojmë dhe ta detyrojmë të tërhiqet, nëse jo ta rrëzojmë dhe shpëtojmë botën nga Hitleri, Stalini dhe Kalifi.
Përndryshe kush do t'i varroste 500 milionë kufoma!?

Në Gjermani krahasimi i Hitlerit me një njeri normal, konsiderohet minimizimi i barbarisë fashiste dhe dënohet me ligj! Te ne kur e krahason Albinin me Hitlerin e Stalinin, të konsiderojnë intelektual të madh! Edhe akademik!
Gjyshja ime e ndjerë thoshte: "O zot jip men ku nuk ka!“

3
Nuk di prej cilit duhet të frikësohem më shumë:
prej atij që thotë se me Albinin po vjen fashizmi dhe ai është Hitleri; prej atij që te Albinin sheh Stalinin dhe diktaturën, apo prej atij që te Albin sheh ideologun e kalifatit?

Sa herë i lexoj ato konstatime të tmerrshme, pyes veten: çfarë vepra penale kanë kryer këta njerëz që aq shumë i trishtohen shtetit ligjor? A thua, ku u cenohet interesi sa të shpallin humanist sa Albini Hitlerin, Stalinin dhe një ekstremist fetar?

4
Bota në luftë me virusin, LDK dhe opozita në luftë me Kryeministrin!

5
Gazeta gjermane Tageszeitung
Kurti, sipas vështruesve të jashtëm, do të rrëzohet sepse nuk pajtohet me shkëmbimin e territoreve, siç ngul këmbë SHBA dhe siç pajtohen Thaçi dhe Vuçiq!

6
Veliu gaboi. Nuk është detyrë e tij të jap vlerësime më të rënda se Kryeministri. Merkel e dramatizoi, por jo më shumë se ajo ministrat e saj.
2. Pas gabimit të Veliut, Albini gaboi pak më shumë se ai. Së paku duhej të njoftonte pronarin e LDK-së.
3. Pas gabimit të Albinit, Isa Mustafa gaboi më shumë se ata dy së bashku dhe, i ndjerë i prekur në sedrën akademike polemizonte dhe shante si një çun tekanjoz në pubertet. Popullin e harroi, edhe virusin! 

Në vend se të sillej si plak i urtë dhe të përpiqej për të zvogëluar dëmin e shkaktuar nga një ministër që refuzon rregullat dhe një kryeministër shumë ambicioz, ai  dërgoi ultimatume. Ultimatume për ta rikrijuar sedrën e dëmtuar duke rrënuar dinjitetin dhe autoritetin e kryeministrit. Si? Me krenarinë e vet primitive tribale! Me inat! Me hakmarrje!

Veliu dhe Albini kanë gabuar, por gabimin dhe pasojat e gabimit të Mustafës, do të jenë dramatike  për vendin! Me gabimin e Veliut dhe Albinit, dëmtohej ca imazhi i Qeverisë. 

Me gabimin e Mustafës prishet Qeveria, dëmtohet LDK dhe VV, por fiton PDK, AAK dhe Nisma.
Gabimet  Albinit dhe Veliut mund t’i falen, pa përvojë në ato pozita, por jo Mustafës.

Dhe, Mustafa nuk ka bërë kërkesë për të rrëzuar Qeverinë Kurti, por Qeverinë e VV-së dhe LDK-së.
Sidoqoftë  një javë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, do të shihen pasojat.
Urime Mustafës!
Edhe për këtë hap do ta gjykosh veten! Sepse nuk zvogëlon problemet, por i rrit!

Në fotografi, Albin Kurti në burgun serb

Libra nga Lis Bukuroca:
Ngjyrat e dashurisë, roman erotik vetëm për lexues të moshës madhore
Hijedritat e jetës, poezi, 2010-2017
Letër burrave (1) mbi diskriminimin gjinor dhe pasojat për shoqërinë
Letër burrave (2) mbi diskriminimin gjinor dhe pasojat për shoqërinë 
Die Asylbewerber, (Refugjatët), komedi, gjermanisht

Keine Kommentare: