05.10.2020

Akti i tretë, nga "Shtatë parimet e dashurisë"


nga hiret tua i mahnitur
nisa letra të shkruaj ty
të ardhmen duke skalitur

tërë natën nuk mbylla sy

vashë zanore e arrirë

do t’përqafoja i ngashëryer

të mos ikte nata firë

ndijimet tona pa shkëmbyer


trupin tënd për të shijuar
në vesh duke të pëshpëritur
kokë e këmbë e ledhatuar

deri kur dielli të jetë ngritur


sikur t’ishe këtu këtë natë

lumturinë për të shfletuar

do t’përjetoje atë më lart

si princeshë e admiruar


pastaj kokën në gjoksin tim

do përkëdhelja flokët tua

pas një puthjeje si falënderim

do të bërtisja „sa shumë të dua!“





Nga përmbledhja me poezi "Shtatë parimet e dashurisë", qershor 2020

Porositja:



Keine Kommentare: