08.11.2020

Shkurt dhe pa keqkuptime (II)

Aty ku e mësojmë fëmijën të nënshtrohet,  jo të mendojë dhe të revoltohet kundër padrejtësive në shtëpi dhe jashtë, prodhohen politikanë zvarranikë dhe tradhtarë.

Sikur zoti të ishte fetar, vetëm popujt që besojnë religjionin e tij, do ta sundonin  botën! 


Me komandantë mund të fitohet një luftë, me komandantë nuk ndërtohet shtet i së drejtës. 


E ka mësuar një libër përmendsh dhe beson se di çdo gjë, prandaj nuk zbulon asgjë! 

Nuk po habitem pse vdesin njerëzit, por se po i ngremë në qiell pas vdekjes!


Sikur të silleshim me aq mirënjohje ndaj të gjallëve, si ndaj të vdekurve, do t‘i motivonim edhe më, ndoshta edhe do të fitonim respekt ose miq të rinj!


Mësuesi i terrorizmit nuk guxon të distancohet nga nxënësi!


Kur shoh fotografitë e të sapomartuarve, bardh e zi, diku deri në vitet e 80 të shekullit XX, duket se gratë ndiheshin të grabitura, kurse burrat, ndonjëri krenarë, ndonjëri i dhunuar!


Unë kuptoj se ti dëshiron të jesh fetar i madh, por nuk kuptoj pse duhet të jesh edhe antishqiptar i madh!


Religjionet nuk janë shkruar për intelektualë, por për pak veta që dinin të lexonin dhe për turmat, që kishte të drejtë vetëm të dëgjonin!


Kur shoh rrudhat e plakave, lexoj shtresat e traumave, që u kanë shkaktuar burrat.

Deevolucioni: nga mileti në komb! Nga kombi në narod! Nga narodimilet!


Injoranca nuk është e drejtë themelore, por kryesisht dështim i familjes dhe individit!


Në Perëndim nuk mund të merret me mend se një politikan bëhet Kryeministër, pastaj edhe Kryetar! Shteti nuk shihet si puf ku populli duhet ta kënaq një maniak e psikopat egocentrik! 


Nëse nuk lufton për shtet ligjor, fëmijët tu do të ikin aty ku prindërit e fëmijëve tjerë kanë luftuar për ardhmërinë e fëmijëve të vet.


Nuk janë të rrezikshëm vetëm mizogjinët, por më të rrezikshme për një shoqëri janë gratë me mendësi dhe bindje mashkullore, burrneshat; gratë e mashkulorrizuara, që edukojnë djemtë për të diskriminuar motrën, bashkëshorten dhe bijat nesër.


Nëse ka zot, atëherë ai krijon njerëz në vende të ndryshme për të mos qenë të gjithë të njëjtë: për ta shpëtuar njeriun nga monotonia! Ai nuk duhet të jetë komunist!


Zbrazëtia e shkaktuar nga mungesa e identiteti kombëtar, po mbushet vetëm me identitet fetar!


----------------------------------------

Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.


Keine Kommentare: