30.12.2020

Fjalë të urta gjermane

Duhet t’i pranosh njerëzit ashtu si janë dhe jo ashtu siç do të duhej të ishin.
Mos e sharro degën ku je ulur.

Buzëqeshja është portë dhe derë përmes së cilës vijnë shumë të mira. 

Mos thuaj gjithmonë atë që di, por dije gjithmonë atë që thua.

Zemërimi është një këshilltar i keq.

Mos i kushto vëmendje vetëm asaj që bëjnë të tjerët, por edhe asaj që nuk e bëjnë!

Një kudhër e mirë nuk ka droje nga asnjë çekiç.

Gabimet e të tjerëve janë mësues të mirë.

Shqiponja nuk kap mushkonja.

Më mirë një orë më herët, sesa një minutë vonë.


Një lugë me vepra është më e mirë se një lugë plot këshilla.

Dëshiron të bëhesh i mençur, mëso të durosh të vërtetën.

Bukuria kalon, virtyti mbetet.

Kur askush nuk e di për çfarë bëhet fjalë, atëherë qind për qind bëhet fjalë për lekë.

Virtyt i bukur përulësia, me të nderohet plaku dhe rinia.

Rregullsia është gjysma e jetës.


Zilia është forma më e ndershme e miratimit.

Në një mijë budallenj, gjendet një i urtë.

Më mirë me dështue dhjetë herë sesa një herë me gënjye.

Modestia është forma më e lartë e arrogancës.

Të gjithë duan të arrijnë pleqërinë, por askush të mplaket.


Në duart e ndyta mbetet shumëçka e ngjitur. 

Çdonjëri është farkëtar i fatit të vet.

Duaje fqinjin tënd, por mos e prish gardhin.

Bukuria gjendet ne sytë e vështruesit.

Të gjitha rrugët shpijnë në Romë.


Molla nuk bie larg pemës së mollës. 

Sulmi është mbrojtja më e mirë.

Një fatkeqësi vjen rrallëherë vet.

Për çdo tenxhere, gjendet një kapak. 

Pas shiut, pason dielli.


Nga gabimet mësohet.

Nuk duhet lavdëruar ditën para mbrëmjes.

Falënderimi nuk kushton asgjë dhe është i mirë për zotin dhe njerëzit.

Të shëndoshit i mungon shumëçka, të sëmurit vetëm një.

Çdo gjë ka një fund, vetëm salsiça i ka dy.


Në mbrëmje dembelët bëhen të zellshëm.

Dashuria e vjetër nuk ndryshket.

Bujku më budalla, i ka patatet më të mëdha. 

Më mirë memec sesa budalla.

Nga një gomar kurrë nuk mund të bëhet një kalë shale.

Mos e kafsho dorën që të ushqen.


Nga gjermanishtja Lis Bukuroca

----------------------------------------

Keine Kommentare: