19.12.2020

Pak humor për fund të javës

Një gjerman shkon në një hotel italian me makinën e vet të madhe, lëshon në banak 200 euro dhe pyet shefin, a mund t'i shikojë dhomat dhe ta zgjedhë një.  Ai pajtohet. 

Sapo nis të ngjitet shkallëve turisti gjerman, shefi i merr 200 eurot dhe vrapon tek mishshitësi për t'ia kthyer borxhin prej 200 eurove. Mishshitësi, që kishte 200 euro borxhe një kooperative, vrapon t'ia kthejë. Kooperativa sapo merr parat, nxiton tek bari pranë për t'i kthyer 200 euro borxhe që kishte. 

Baristi sapo i merr paratë, vrapon t'ia kthejë një prostitute, që e kishte shërbyer me kredit. Prostituta që merrte me qira dhoma në hotel, nxiton menjëherë tek hoteli për t'i kthyer 200 euro borxhe dhe i len në banak. Turisti gjerman zbret ngadalë dhe i thotë shefit italian se nuk ka gjetur asnjë dhomë që i pëlqen. Ai merr 200 eurot nga banaku dhe del jashtë. :)


(Nga italishtja LB)


Përgjigjet e nxënësve në testin me shkrim në një shkollë fillore në Gjermani, detyrat:


1. Mblidhni shumën me plus: 

Nëna jote të blen një xhaketë për 70 euro dhe një palë pantallona për 90 €.  Rezultati?

Nxënësi: „Grindje me babin!“


2. Zbritje, me minus 

Roberti i ka 50 biskota. Ai i han 35.  Çfarë i mbetet?

Nxënësi: „Shkuarja në spital.“


3. Zë më i lartë i burrave: Tenor 

Zë më i thellë i burrave: „Shtrëngatë!“


4. Shkruaje një lloj kafshe, që nuk mund të lëvizet me forcën e vet:

 Nxënësi: „Kafsha e ngordhur!“


5. Si arrin një peshkop deri pozita e tij?

Nxënësi:„Me makinë!“


(Nga gjermanishtja LB)


Libra fizikë nga Lis Bukuroca te amazon:
Ribotime, plotësime dhe redaktime si libra elektronikë

Keine Kommentare: