Të dashur Ambasadorë për Paqe dhe miq të Federatës së Paqes Universale,
Aktiviteti u moderua nga Koordinatori i Këshillave Shqiptare të Paqes në Disaporë Dr. Gaqo Apostoli. Mesazhe përshëndetëse dhanë:
• Z. Christia Hausmann, President i Federatës së Paqes Universale, Gjermani
• Dr. Eva Çipi, Kryetare e Federatës së Paqes Universale, Shqipëri
• Z. Ali Laçej, Bashkë-koordinator i Këshillit Shqiptar të Paqes
Në fund të aktivitetit u nderuan me titullin Ambasador për Paqe 16 figura të nderuara të diasporës shqiptare, të cilët shprehën mirënjohjen e tyre për vlerësimin duke u motivuar për të punuar akoma më tepër në shërbim të paqes dhe mirëqenies së përbashkët.
Më poshtë gjeni video-regjistrimin e gjithë aktivitetit.
Sinqerisht,
Sekretariati i Federatës së Paqes Universale
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen