„Familja është atdheu i zemrës.“ (Giuseppe Mazzini)
„Për një person jo të dhunshëm, e gjithë bota është familje e tij.“ (Mahatma Gandi)
„Forca e një kombi rrjedh nga integriteti i shtëpisë.“(Konfuci)
„Është i lumtur ai që gjen paqe në shtëpinë e tij, qoftë mbret apo fshatar.“ (Johann Wolfgang von Goethe)
„Gjithmonë kam menduar se nuk ka lumturi më të madhe se ajo e familjes.“ (Dostoevskij)
„Të gjitha familjet e lumtura i ngjajnë njëra-tjetrës; çdo familje e palumtur është fatkeqe në mënyrën e vet.“ (Tolstoi)
„Gjëja më e mirë që një baba mund të bëjë për fëmijët e tij është ta dojë nënën e tyre.“ (Henry Ward Beecher)
„E lumtur është ajo familje e cila, pa pasur pasuri të madhe, nuk vuan nga varfëria.“ (Tales)
„Vetëm rreth një gruaje që dashuron mund të krijohet një familje.“ (Friedrich Schlegel)
„Ne kemi marrë nga familja jonë idetë me të cilat jetojmë si dhe sëmundjen nga e cila do të vdesim.“ (Marsel Proust
„Kur e mëson fëmijën tënd, ti e mëson fëmijën e fëmijës tënd.“ (Talmud)
„Kam mësuar se të jem me ata që më pëlqejnë, është e mjaftueshme për mua.“ (Walt Whitman)
„Nuk është e mundur t'u mësohet diçka të tjerëve, çfarë nuk mund t'u mësojmë familjeve tona.“ Konfuci
„Lidhja që bashkon familjen tënde të vërtetë nuk është ajo e gjakut, por e respektit dhe gëzimit për jetën e ndërsjellë. Anëtarët e familjes rrallë rriten nën një çati.“ (Richard Bach)
„Një familje e lumtur është vetëm një parashije e parajsës!“ (George Bernard Shaw)
„Nëse familja shkon, shkon edhe kombi dhe e gjithë bota në të cilën ne jetojmë.“ (Papa Gjon Pali II)
„Fuqia për të gjetur bukurinë në gjërat më të përulura e bën shtëpinë të lumtur dhe jetën më të bukur.“ (Louisa May Alcott)
„Familja nuk duhet të përbëhet thjesht nga ata me të cilët ne ndajmë gjakun tonë, por edhe nga ata të cilëve do t'u japim tonin.“ (Charles Dickens)
Nga italishtja Lis Bukuoroca
Kuptimi i jetës te amazon *, Kuptimi jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore,
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore,
Shtatë parimet e dashurisë, Hijedritat e jetës, Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen