kaltolicizmi,
ortodoksizmi,
kanuni,
islami dhe
bektashizmi.
Pesë kushtetuta, si askund në Europë, janë përpjekur të krijojnë identitet të ri, shpresa dhe karakter të njeriut të veçantë. Atyre pesëve u është shtuar më vonë edhe kushtetuta komuniste dhe i kemi bërë gjashtë. Asnjërën nuk e kemi kuptuar mirë. I besonim zakonisht asaj që na shkaktonte më shumë frikë dhe që na rrezikonte më shumë, rrjedhimisht, asaj që na nënshtronte: pra shpesh nga frika e madhe, por herë-herë edhe nga përfitimi, pra egoizmi, apo pritshmëria për përfitime. Pse nuk i kemi kuptuar ato kushtetuta të huaja? Nuk i kemi kuptuar sepse ishin në gjuhë të huaja. Po kujt i besonim atëherë? I besonim atyre, që përfitonin nga përhapja e atyre kushtetutave.
Nëse kombet tjera në Europën Perëndimore kanë vetëm një ndikim kushtetuese në jetën qytetare, (religjioni nuk ka më asnjë pushtet) një qëndrim kombëtar dhe një psikologji nacionale, ne kemi edhe pesë tjera që kanë ndikuar në të gjykuarit shqiptar, në sjelljen tonë, në qëndrimet tona dhe kjo ka krijuar një çorbë mendësie, që prodhojnë vazhdimisht situata tendosjeje. Kjo është arsyeja pse tradhtari dhe atdhetari publikisht kanë ndjekësit e vet. Devijimi në vlerësim dhe gjykim është pasojë e atyre parimeve bazë, që pengojnë përkufizimin e një vepre me rrezatim nacional si duhet.
Për ato ndikime të jashtme shpesh nuk jemi të vetëdijshëm, sepse janë bërë pjesë integrale të karakterit tonë, ku mungojnë qëndrimet koherente dhe shfaqen luhatje të vazhdueshme. Nuanca. Kjo ndoshta është arsyeja pse nuk mundemi pa tutor, gjersa kombet tjera për rreth nesh, po…
Edhe pas çlirimit dëshirojmë të kemi një pronar që na rrah supet. Prandaj stalinisti i djeshëm, mund të jetë demokrat i sotshëm, apo pse ateisti i djeshëm, mund të shfaqet si zëvendës i një profeti sot: mungon ndërgjegjja dhe ftyra parimore njerëzore!
Sidoqoftë Kanuni i Lekës ka krijuar një kufi dhe ka ndaluar asimilimin total, sepse ai zbatohej në jetën private dhe aty lexohej identiteti i shqiptarit.
2. Kur adhurohet një politikan kriminel, hajn ose i korruptuar, pyes veten: Ku ka trurin ky njeri? Çfarë e detyron të shpërfill krimin e tij dhe të kujtojë ndonjë të mirë, por duke i falur shkeljen e ligjit? Pse ky njeri nuk skuqet kur detyrohet të mbrojë politikanin që ka dëmtuar?
A nuk i shkon mendja se çdo mercenarë, çdo spiun, çdo tradhtarë, është i detyruar të bëjë edhe ndonjë vepër të mirë sa për ta mbuluar aktivitetin e njëmendët?
A nuk sheh se tradhtarët janë të detyruar të dëmtojnë interesat nacionale? Pse? Sepse paguhen!
Njeriu duhet të jetë tepër injorant nëse pret ditën, kur ai do të deklarojë se ishte në shërbim të këtij apo atij shteti! Dëmi që shkakton vegla e huaj, tregon se dikujt i shërben! Një dëmtim shtetit mund t’i falet, por kurrë jo dy!
Mos mbroj maskarain, ji i pavarur, krijo bindjet tua, mos beso, por krahaso. Dhe, atë pasuri të padrejtë, që shpërfill te idhulli, a është e rekomandueshme ta bëjë çdo politikan?
Nëse jo, atëherë ndihmo në rrëzimin e tij. Demokracia jeton nga ripërtrirja e përhershme dhe bëhet tragji-komike me surrate të njëjtë në pushtet!
Ke kuptuar demokracinë, kur kupton peshën e votës dhe lirinë, detyrën që ke për ta mbrojtur shtetin nga hajdutët, por jo siç je duke bërë: je duke mbrojtur kriminelët nga shteti!
Nëse nuk e do shtetin më shumë se politikanin, në pyetje është vetëm dita, kur do të humbësh atdheun, por se do ta humbësh, është e sigurt!
Jo rrallë, ai për të mbuluar vjedhjet, i qaset zotit, religjionit!
3. Një familje është aq e mirë, sa janë të mirë pjesëtarët e saj. Nëse ka një kriminel, njerëzit largohen prej saj. Iu bie vlera edhe të mirëve brenda saj.
Një lagje është aq e mirë, sa janë banorët e saj. Nëse ka dy kriminelë, njerëzit evitojnë atë lagje dhe paragjykojnë edhe të mirët brenda saj. Jo të gjithë, por një numër prej tyre e bën atë. Madje edhe çmimi i shtëpive bie aty.
Një qytet është aq i mirë, sa janë edhe qytetarët e saj. Nëse ka pesë apo gjashtë kriminel, njerëzit paragjykojnë edhe të mirët brenda asaj bashkësie.
Nëse një popull ka qindra kriminel, paragjykimet edhe për të mirët, nuk përfundojnë lehtë.
Nëse një Qeveri ka një kriminel brenda, atëherë krejt Qeveria është kriminele. Është kriminele, sepse një kriminel nuk mund të mbijetojë vet: atij i duhet krimineli i familjes, i lagjes, i qytetit, i popullit, sepse kështu krijohet rrjeti, që qeveriset pastaj nga një apo disa pjesëtarë të Qeverisë, ku pastaj prokuroria u garanton mosndjekjen, ose gjykata lirinë.
Shteti ligjor merr fund kur në politikë gjendet edhe vetëm një kriminel. Aty në fakt shteti është thjesht një improvizim.
4. Ti thua Berisha ka vrarë shqiptarë në demokraci, Einsteini shqiptar të thotë, ka vrarë edhe Enveri në diktaturë! Po a nuk duhet një herë të mbushemi mend dhe kuptojmë se burgu nuk është vetëm për hajna të vegjël, por edhe për vrasës e hajdutë të mëdhenj?
Einsteini shqiptar, provincialist, akoma nuk ka kuptuar dallimet mes demokracisë dhe diktaturës!
Vrasësit dhe hajnat në politikë i pranon dhe i mbron si fat të domosdoshëm! Mjafton të vrarë të mos ketë nga familja e tij!
E pse jeton ky njeri, kur ushqehet vetëm me mendimet e përtypura të idhullit të vet politik? Ai nuk e di!
5. „A ka naj adapter që i mbush me mend shqiptaret?“, pyet njëri në fb.“
Edhe sikur të ketë, nuk kryen punë tek ne: nuk duam të dimë, prandaj nuk bëjmë asgjë kundër arsimit më të dobët në Europë. Neve na pëlqen mësuesi që nuk di;
arsimtari i shqipes, që nuk e flet shqipen si duhet,
profesori i fakultetit që nuk di të shkruajë shqipen
dhe kënaqemi duke shikuar në televizor mediokritetet,
që na prezantohen si ekspert për çdo fushë,
pa qenë të specializuar për asnjë dhe, pa asnjë vepër, pos pallavrave…
Pse nuk dimë? Ne në fakt nuk dimë sepse besojmë se dimë shumë. Rrjedhimisht, edhe sikur të zbulohej një adapter i tillë, ne do ta refuzonim, sepse ne dimë shumë për ta refuzuar, por jo pak, së paku pak, sa për të kuptuar gjendjen tonë të mjerë intelektuale. Madje shumë vetave u duket se dinë pak për vetveten, por se dinë shumë për botën.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen