01.05.2022

Mendime nga Aldous Huxley

Aldous Huxley është njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj të romaneve distopike. Ja disa mendimet të tij: “Rezistencë jo e dhunshme nuk do të thotë të mos bësh asgjë. Ajo të thotë të bësh përpjekje të jashtëzakonshme, që është e nevojshme për të dalë fitimtar mbi të ligën me të mirën. Kjo përpjekje nuk bazohet në muskuj të fortë dhe armë djallëzore: ajo bazohet mbi trimërinë morale, mbi vetëpërmbajtjen dhe mbi të paharrueshmen, vetëdijen e mundimshme, këmbëngulëse se në tokë nuk ka asnjë njeri - sado i vrazhdë, sado armiqësor që të jetë - pa një bazë të trashëguar të mirësisë, pa dashuri për drejtësinë, pa respekt për të vërtetën dhe të mirën; të gjitha ato janë të arritshme për çdo njeri, i cili përdor mjetet e duhura.” 

“Përvoja nuk është ajo që i ndodh një njeriu; është ajo që bën një njeri me atë që i ndodh.”

“Cili është më i vërtetë: ti të cilin e sheh ti vetë, apo vetja të cilin e shohin të tjerët? Ti, sipas qëllimeve dhe motiveve tua, apo vetja si produkt i veprimeve tua? Dhe pastaj, gjithsesi, cilat janë qëllimet dhe motivet tua dhe kush është ti që i ka qëllimet tua?“


“Doja të ndryshoja botën. Por zbulova se e vetmja gjë që mund të jesh i sigurt se mund të ndryshosh është vetvetja.”

“Mjekësia ka bërë aq shumë përparim sa askush nuk është më i shëndosh”.

"Fakti që njerëzit nuk mësojnë shumë nga mësimet e historisë është mësimi më i rëndësishëm që mund të ofrojë historia.“

“Bota është një iluzion, por është një iluzion që duhet ta marrim seriozisht, sepse deri në një pikë të caktuar është reale dhe është e vërtetë në ato aspekte të realitetit që ne jemi të aftë për ta kuptuar. Detyra jonë është të zgjohemi.”


“E mirë është ajo që bashkon; e keqe ajo që ndan."

“Nuk ka liri në këtë botë; vetëm kafaze të artë."

“Sinqeriteti nuk është çështje vullneti, por talenti”.

"Parimësia është në kundërshtim me natyrën, në kundërshtim me jetën: të vetmit njerëz që janë plotësisht parimor janë të vdekurit.“


“Kujtesa e çdo njeriu është letërsia e tij private.”

“Me ndjenja të këqija bëhen romane të mira.”

"Ndoshta kjo botë është ferri i një planeti tjetër."

“Liri pa rregull dhe pa disiplinë do të thotë shpërbërje dhe katastrofë.”


"Ata që luftojnë, jo për zotin brenda vetes, por kundër djallit brenda tjerëve, nuk ia dalin kurrë ta bëjnë botën më të mirë, por e lënë atë ashtu siç ishte, ose ndonjëherë më të keqe sesa ishte para fillimit të kryqëzatës.“

"Dikush mendon se ai është diçka unik dhe i mrekullueshëm në qendër të universit, kur në fakt është vetëm një ndërprerje momentale në marshimin e vazhdueshëm të entropisë."


“Ne jetojmë së bashku, veprojmë dhe reagojmë ndaj njëri-tjetrit; por gjithmonë, në të gjitha rrethanat, ne jemi vetëm."

“Dashuria është e papajtueshme me jetën. Dëshira e dy zemrave që e duan vërtet njëra-tjetrën, nuk është të jetojmë së bashku, por të vdesim së bashku."

“Paratë nuk të japin asnjë kënaqësi nëse duhet të punosh për t’i pasur ato, sepse nëse punon nuk ke kohë për t’i shpenzuar.”


Aldous Leonard Huxley u lind në vitin 1894 në Angli dhe vdiq në nëntor 1963 në Los Anxheles). Ai është i njohur për romanet dhe esetë e shumta. Huxley shkroi edhe tregime të shkurtra, poema dhe skenarë. Vepra e tij më e njohur është romani distopik (antiutopik) i vitit 1932 „Brave New World“. Huxley konsiderohej poliedrik dhe njëri nga intelektualët më të shquar të kohës së vet.


Nga italishtja Lis Bukuroca


Keine Kommentare: