Me përjashtim të Çamërisë,
të gjitha fragmentet tjera shqiptare,
që sot gjenden jashtë Shqipërisë,
janë pushtuar dhe copëtuar nga Serbia!
Vendet e rëndësishme perëndimore janë parimisht me Qeverinë e Kosovës dhe për reciprocitetin. Pikërisht këtë Serbia e kundërshtoi me një retorikë militante duke i thirrur serbet për të bllokuar rrugët. Gjersa ata dilnin, nëpër portale serbe krijohej përshtypja e fillimit të luftës, ku si Vuçiqi, ashtu edhe Bërnabiç flisnin për përgatitjen e Kurtit për të dëbuar kolektivisht serbet. Për ta paraqitur veprën e imagjinuar më barbare dhe më konkrete, ata përdornin fjalën ‚pogrom‘, që i qaset tragjedisë hebraike shkaktuar nga fashizmi i Hitlerit.
Ai krahasim ishte tallje dhe banalizim i zezonës, që iu shkaktua hebrenjve dikur. Në të vërtetë serbet kurrë nuk kanë qenë në atë gjendje, por kanë vepruar vazhdimisht nga pozita e fashistëve dhe gjithmonë kanë përligjur veprat duke e përshkruar veten si viktimë për të legjitimuar pastaj veprimet si ato të Hitlerit. Mu si edhe Putini sot!
Me arsyetime të tilla Rusia marshoi në Ukrainë! Pse? Për ta denazifikuar! Në fakt me nazizëm praktik vetjak, po lufton nazizmin e imagjinuar dhe të dëshiruar. Me shembuj të tillë, më shumë se një shekull, Serbia ka përligjur masakrat dhe dëbimet e shqiptarëve. Në fillim të këtij muaji qeveria serbe me tërë fuqinë e vet, u përpoq t’i dhurojë vetes një licencë morale për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë. Ndërhyrja e ambasadorit amerikan dhe shtyrja e zbatimit të reciprocitetit për 30 ditë, ofroi mundësi për të demaskuar propagandën e Qeverisë serbe.
Një pjesë e opozitës në Kosovë nuk e pa atë rrezik dhe deklaratën e Kurtit se mund të ketë luftë, e vlerësoi si dëmtim i Kosovë dhe trishtim i investitorëve. Edhe pse NATO i besonte përshkallëzimit dhe kërcënoi Serbinë. Megjithatë disa prej opozitarëve vazhdojnë me paraqitjen e Qeverisë së Serbisë si Qeveri pacifiste, që udhëhiqet nga Gandi!
Çka u mor vesh deri tani?
Tani u kuptua se Qeveria serbe paska treguar gaditshmëri për ta vënë në përdorim atë që kishte firmosur më herët, por qe nuk e kishte zbatuar kurrë. Qeveria e Kosovës paska refuzuar çdo gjë e cila do të cenonte sovranitetin dhe reciprociteti. Nga ajo që curroi deri tani mund të thuhet se tani kemi ardhur në një udhëkryq ku Serbia duhet të vazhdojë: ose drejt Perëndimit ose drejtë Rusisë. Ose të bëhet pragmatike dhe kuptojë se Kosova është shtet dhe fakt që nuk ndryshon, ose mbetet përgjithmonë në prehrin rus.
Dramatizimi i negociatave
Tani Vuçiq tërhiqet dhe dëshiron pikë së pari të informojë serbet e Kosovës për trysninë që ka nga Perëndimi, si për largimin përfundimtar nga Rusia, por edhe për njohjen e Kosovës. Ai duhet të informojë se duhet të pranojë një Bashkësi serbe që nuk ka as Kuvend, as flamur, as stemë, e as nuk do të ketë pushtet ekzekutive, siç e kishin firmosur Thaçi e Mustafa.
Në fakt në bazë të asaj që kishin nënshkruar ata dy, me emrin Asociacion kishin pasur ndërmend vetëm të mashtronin popullin e Kosovës, e në të vërtetë ata dy do të kishin firmosur ndërtimin e një republikë serbe brenda Kosovës.
Te gazeta Koha mund të lexohet sesi do të dukej Republika Serbe, ku qe shkelur 23 herë Kushtetuta.
Çfarë pohonte Isa Mustafa më 24 Tetor 2016?
„Asociacioni i Komunave serbe do të themelohet“ Atëherë ishte Kryeministër dhe nga zvarritja përfitonte.
E çfarë pohoi ai pesë vjet më vonë, kur nuk ishte më Kryeministër, më saktë më 25.08.2021:
„Asociacioni s’duhet të themelohet!“ Nëse kopjoni fjalinë dhe e hidhni në google, do të gjeni artikullin e plotë.
Pas shqiptimit të asaj fjalie, për mosthemelimin, prokurori do t’ishte dashur ta arrestonte, sepse më herët pat kërkuar të kundërtën e saj dhe e pat nënshkruar. Domethënë me vetëdije të plotë ai kishte dëmtuar interesat nacionale, por meqë tani nuk kishte më pozitë, pendohej! Në stilin e Ramushit.
Tash Serbia ose shkëputet vetë nga e kaluara ekstremiste, nacionaliste, ose mund të përballet me sanksione. A do të ketë një ndryshim rrënjësor në politikën serbe? Vështirë të besohet, por jo edhe të përjashtohet.
Nëse kërcënimi perëndimor ka qenë serioz dhe kategorik, ai do të përpiqet të informojë Serbinë, se me refuzimin, ekonomikisht do të fundosej dhe se alternativë nuk ka. Ai do ta përshkruajë veten si luftëtar të denjë, i cili ditë e natë lufton për të drejta serbe dhe për paqe në Ballkan. Pastaj do të shfaqet edhe si viktimë, i cili do të kishte vepruar mu si ata presin, por nuk mundej sepse Serbia do të kishte humbur shumë. Ai do të akuzojë të tjerët, Millosheviqin e Jeremiqin dhe opozitën për të mbetur vetë më nacionalist serb.
Nëse bazohemi në shpërthimet e tij nacionaliste javëve të fundit, edhe të Kryeministres serbe, atëherë vështirë se mund të ndryshojë diçka, por, përsëri varet krejt nga pesha dhe vendosmëria e presionit perëndimor.
Çfarë duhet të bëjë Serbia?
Serbia duhet të braktisë përgjithmonë këto katër iluzione:
E para: ajo nuk mund më të rrijë në dy karrige dhe të përfitojë nga Perëndimi dhe nga Rusia.
E dyta: ajo duhet të kthjellet dhe të pranojë realitetin se Kosovën nuk mund kurrë më ta kthejë brenda kufijve të vet.
E treta: ajo nuk mund kurrë të fitojë një Republikë Sërbska në Kosovë.
E katërta: ajo duhet ta kuptojë një herë e përgjithmonë se me praninë e NATO-s në Ballkan, ajo nuk do të jetë kurrë më as fuqi rajonale e as fuqi.
Ajo ose bëhet mike e rrethuar me vendet e NATO-s, ose mbetet armike e rrethuar me vendet e NATO-s. Se a do të ndryshojë vërtetë, do ta marrim veshë nesër.
A është e mundur Serbia të braktisë indoktrinimin radikal nacionalist e narcist ku ka hedhur veten duke i besuar një epërsie racore dhe hyjnore mbi të tjerët? Shumë e vështirë, por edhe nëse ndodh, nacionalistët që ia ka rritur dhe ushqyer deri më tani Vuçiqi, mund do ta likuidojnë atë. Serbia deri tani ka vrarë më shumë se një duzinë politikanësh të vet.
Sidoqoftë nëse Serbia bëhet realiste, ajo do të jetë fituese e madhe dhe me të krejt Ballkani. Ajo mund të fitojë shumë miq dhe do t’i humbë shumë armiq!
Në fund edhe kriminaliteti i organizuar në Veri për mospagimin e rrymës do të merrte fund. Do të merrte fund apo dobësohej edhe nevoja për të financuar udbashët shqiptarë. Do t’i kthehej Ballkani vetvetes, ardhmërisë dhe në vend se të planifikohen pushtime apo çlirime, do të punonin dhe ndryshonin kushtet e jetës, domethënë do ta përmirësonin të tashmen dhe ardhmërinë.
Nëse politika serbe mbetet ajo e Millosheviqit, siç ishte deri sot, atëherë Serbisë duhet t’i vihen të njëjtat sanksione si Rusisë. Nëse Serbia nuk ndryshon, Kosova duhet të vazhdojë me reciprocitetin në të gjitha fushat dhe ata le të bllokojnë rrugët drejtë Serbisë dhe nëse është mirë për ta, është mirë edhe për Kosovën. Ka rrugë alternative!
Pastaj duhet t’u caktohet një afat prej një muaji dhe nëse nuk paguajnë rrymën, t’u ndërpritet të gjithëve! Kështu veprohet kudo në botë. Rrymë nuk ka falas as në Serbi!
Shqiptarët në Luginë jo se e paguajnë, por ata po fshihen edhe nga Regjistri i Adresave. Kjo është ajo fytyra e vërtetë fashiste e Serbisë: si sillet me shqiptarët e pushtuar dhe çfarë kërkon për serbet në Kosovë. Ka më shumë se një dekadë që Serbia trajtohet si zonjushë delikate, është koha e fundit t’i jepet ultimatum. Pinjollët e Millosheviqit gjuhë tjetër nuk kuptojnë!
Ndoshta Perëndimi do të zgjidhte problemin shumë më shpejtë dhe shumë më lehtë, nëse lejon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Atëherë nuk duhet më as njohja nga Serbia, as nga Rusia etj.
Kosova do t’ishte në NATO dhe Serbisë do t’i hiqej një peshë e madhe nga supet.
LIBRA NGA LIS BUKUROCA TEK AMAZON
- Kuptimi i jetës
- Letër burrave I
- Letër burrave II
- Hijedritat e jetës, poezi 2010 - 2017
- Ngjyrat e dashurisë, roman, për lexues të moshës madhore
- Shtatë parimet e dashurisë, poezi
- Die Asylbewerber
LIBRA TE LULU
- Kuptimi i jetës
- Shtatë parimet e dashurisë, poezi
- Ngjyrat e dashurisë, roman, për lexues të moshës madhore
- Letër burrave (I)
- Letër burrave (II)
- Hijedritat e jetës, poezi 2010 - 2017
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen