21.08.2022

Liria e fjalës

"Ne nuk besojmë në lirinë e fjalës nëse atë liri nuk ua japim edhe njerëzve që nuk i çmojmë.“ Noam Chomsky

"Është e qartë se një individ që persekuton një tjetër, vëllanë e tij, sepse ai nuk  është i të njëjtit mendim, është një përbindësh.“ Voltaire Dictionnaire philosophique, 1764 "Tolérance"

„E drejta për të thënë dhe për të publikuar atë që ne mendojmë, është e drejtë e çdo njeriu të lirë, e cila nuk mund të mohohet pa ushtruar tiraninë më të urryer.“ Voltaire


„Nëse në të vërtetë liria ka një kuptim, atëherë domethënë me pasë të drejtën për t'u thënë njerëzve atë që ata nuk duan të dëgjojnë.“ George Orwell


“Kushdo që dëshiron t'i heqë lirinë  një kombi, duhet t’ia nisë me ndalimin e lirisë së fjalës.” Benjamin Franklin, i lindur në Boston në  vitin 1706, ishte një shkencëtar, politikan dhe njëri nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara.


“Liria e shprehjes është themeli i të drejtave të njeriut, është rrënja e natyrës njerëzore dhe nëna e së vërtetës. Të shtypësh fjalën e lirë do të thotë të fyesh të drejtat e njeriut, të mbytësh natyrën e njeriut dhe të shtypësh të vërtetën”. Liu Xiaobo


"Liria e fjalës është gjëja më e mirë për burrat.“ Diogjeni Ciniku


"Liritë e fjalës dhe të shtypit janë thelbësore për ndriçimin e një personi të lirë dhe kufizimin e atyre që janë në pushtet.“ Felix Frankfurter


“Vetëm ligjet nuk mund të garantojnë lirinë e shprehjes; në mënyrë që çdo njeri të shprehë këndvështrimin e tij pa censurë, duhet të ketë një frymë tolerance në krejt popullin.“ Albert Einstein


“Liria e fjalës dhe liria e veprimit nuk kanë kuptim pa lirinë e mendimit. Dhe nuk ka liri të mendimit pa dyshim.” Bergens Evans


„Unë kam mendim tjetër, por unë do të jepja jetën time në mënyrë që edhe ju të keni lirinë për të shprehur mendimin tuaj.“ Evelyn Beatrice Hall


Ai citat i atribuohet Volatire-it, por është mendimi biografes së tij. Ekziston edhe një citat si ky: "Edhe pse unë kam mendim krejt të ndryshëm nga i juaji, do të jepja jetën time për t'ju mundësuar juve lirinë për të shprehur mendimin tuaj.“


Voltaire nuk ishte njeri që flijohej për mendimin e tjerëve. A ka përdorur gjithsej 130 pseudonime në mënyrë që të mos burgosej. Ai ishte “mik i së vërtetës, por aspak mik i martirizimit.


As nuk do të kishte vdekur kurrë për marrëzitë e dikujt tjetër. Sidoqoftë, kjo thënie ka qenë një nga thëniet më të njohura të Voltaire-it për dekada, megjithëse u vërtetua që në vitin 1989, se atë mendim e kishte shkruar biografja e tij Evelyn Beatrice Hall në vitin 1906 por më vonë, iu atribuua gabimisht vetë Voltaire-it.


Siç zbuloi Garson O'Toole, Evelyn Beatrice Hall kërkoi falje në vitin 1945 për vendosjen e fjalisë "Unë nuk e miratoj atë që thua, por do të mbroj deri në vdekje të drejtën tënde për ta thënë atë.“ në thonjëza, dhe kështu ishte krijuar keqkuptimi se ky ishte një citim i Voltaire-it. 


Përgënjeshtrimi është marrë nga portali gjerman që merret me zbulimin e gënjeshtrave, që u mvishen dijetarëve të ndryshëm…


Nga frëngjishtja, italishtja dhe gjermanishtja Lis Bukuroca


LIBRA NGA LIS BUKUROCA TEK AMAZON


LIBRA TE LULU


Keine Kommentare: