Ekselenca kufizon minutat dhe tregon sa mund të humbë ai në një takim si i lutjes së fundit. Zakonisht me liderët e Ballkanit ai nuk ofron më shumë se një çerek ore.
Pasi të shqyrtohet shumë seriozisht lutja, Kabineti i Kryetarit të LDK-së, pas 11 javëve i dërgon një përgjigje jo diplomatike, me ton urdhërues dhe shumë konkret, a pranohet apo refuzohet ajo. Nëse lutësi ka fat dhe i mundësohet takimi me Ekselencën, atëherë në faqen e dytë shënohet adresa e selisë dhe temat për të cilat guxon vizitori të flasë. Ai duhet të shfaqet para selisë së paku gjysmë ore dhe të presë derisa të ftohet brenda.
Arsyet pse mund të refuzohet një lutje si kjo e fundit mund të jenë të shumëfishta, por një personalitet nga Shqipëria lutjes duhet t’i bashkëngjisë edhe një certifikatë me të cilën dëshmohet pastërtia morale e takim-dëshiruesit, për shembull se nuk është kultivues i cababis sativa. Jo vetëm këtë, por certifikata duhet të jetë e firmosur dhe e vërtetuar nga personaliteti parahistorik Berisha dhe personaliteti historik Meta.
Përveç kësaj, për kryetarin e Shqipërisë ka edhe një kusht shtesë: ai duhet të ketë njohuri elementare të gegnishtes. Nëse lideri i Kosovës historike e pyet: „A nirthe?“, ai nuk duhet të sillet si shota në mjegull, por duhet ta kuptojë menjëherë dhe të përgjigjet: „Jo Ekselencë, u kalla pi nxetit!“ Dhe, sa herë t’i drejtohet me „Ekselencë“ duhet të rikujtojë Kryetarit historik të LDK-së se fjalën po e përdor me germën e madhe të shtypit, jo me të voglën.
Po, pse u refuzua takimi shumë i dëshiruar me Ekselencën e LDK-së?
Ja shpjegimi i Kabinetit: „Lutja ishte arrogante dhe nuk ishte bërë sipas statusit të „partisë së parë demokratike në Ballkan“. Nuk është pyetur se për çfarë mund të bisedohet dhe Udhëheqësit nuk i është drejtuar me „Ekselencë“ por me „Zoti Abdixhiku! Ky artikulim jo vetëm se është degradim, por poshtërim dhe tallje me Kryetarin e partisë së Rugovës.
Arsyeja tjetër e refuzimit është se lutja nuk është bërë tre muaj më herët. Në fakt ai takim i shumëpritur dhe shumëdëshiruar nga pala shqiptare, ka qenë i pamundur sepse zoti Begaj para tre muajve nuk ishte askush, kurse Abdixhiku qysh moti është Dikush, Dikush me përvojë diplomatike!
Begaj nuk mund dje të bëhet kryetar, e sot të takohet me Abdixhikun e Parë, i cili udhëheq partinë që është „vlerë nacionale“ e Kosovës.
E pastaj, ai duhet të skuqet e belbëzojë plot respekt kur përmend tri fjalët hyjnore „LDK“. Kjo parti është parti e presidentit historik dhe i vendit më historik, që njeh kjo dynja, që kur e krijoi i lumi i gjithëmëshirshmin dhe gjithëdijshëm.
Ky refuzim është vetëm një leksion pedagogjik dhe diplomatik, që i dhurohet kryetarit të Shqipërisë, sesi duhet të sillet në diplomaci me parti, që kanë vlerë internacionale, peshë prehistorike dhe rrënjë demokratike.
Fundi i fundit Ekselenca e tij nuk bën takime badihava, e as nuk merret me tema irelevante…
LIBRA NGA LIS BUKUROCA TEK AMAZON
- Kuptimi i jetës
- Letër burrave I
- Letër burrave II
- Hijedritat e jetës, poezi 2010 - 2017
- Ngjyrat e dashurisë, roman, për lexues të moshës madhore
- Shtatë parimet e dashurisë, poezi
- Die Asylbewerber
LIBRA TE LULU
- Kuptimi i jetës
- Shtatë parimet e dashurisë, poezi
- Ngjyrat e dashurisë, roman, për lexues të moshës madhore
- Letër burrave (I)
- Letër burrave (II)
- Hijedritat e jetës, poezi 2010 - 2017
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen