27.11.2022

Aforizma mbi xhelozinë

„Nëse xhelozia është shenjë dashurie, atëherë është si ethet e të sëmurit, të cilat kur i ka njeriu, janë shenja të jetës, por e një jete të sëmurë dhe të keqe.“ Miguel de Servantes

„Si xheloz, vuaj katër herë: sepse jam xheloz, sepse qortoj veten se jam xheloz, sepse kam frikë se xhelozia ime do të përfundojë duke lënduar tjetrin, sepse lejoj të pushtohem nga një banalitet…“ Roland Barthes


„Personi xheloz është një shqetësim për të tjerët, por ai është një mundim për vetveten.“ William Penn


„Ai që është xheloz nuk është kurrë xheloz për atë që sheh; ajo që imagjinoni ai është e mjaftueshme për të.“ Jacinto Benavente


„Xhelozia është një burg në të cilin njeriu mbyll vetveten. Ai nuk shtyhet aty nga dikush. Ai hyn aty me dëshirën e tij, mbyll derën nga brenda dhe e hedh çelësin nga dritarja, përtej hekurave. Dhe, askush nuk e di se ai është i burgosur aty.“ Murakami


„Gruaja rrallë herë na fal pse ishim xheloz; por  kurrë nuk do të na falë nëse nuk jemi.“  Paul-Jean Toulet


„Xhelozia e shuan dashurinë ashtu si hiri që e shuan zjarrin.“ Cezar Pavese


"I dashuruari xheloz e përballon më mirë sëmundjen e së dashurës sesa lirinë e saj." Marsel Proust


"Xhelozia nuk ka nevojë për arsye." Mahatma Gandhi


“Gratë e shëmtuara janë gjithmonë xheloze ndaj burrave të vet. Gratë e bukura nuk kanë kurrë kohë sepse janë gjithmonë të zëna me xhelozinë e vet të madhe ndaj burrave të grave tjera”. Oscar Wilde


"Ka shumë forma të xhelozisë, por më e tmerrshmja është xhelozia ndaj së kaluarës." Vittorio Gassman


"Xhelozët janë fëmijë të dashurisë, por ata janë bastardë, këtë ua them hapur.“ Lope de Vega


“Dashuria është po aq e fortë sa vdekja; xhelozia është mizore si varri.” Mbreti Sallomon


“Mos u bëj xheloz nëse e sheh ish-in tënd me dikë tjetër... Mami na ka mësuar se duhet t’u japësh lodrat e përdorura atyre që kanë më pak fat në jetë.“ Marylin Monroe


Nga italishtja Lis Bukuroca


Libra nga Lis Bukuroca te amazon 







Keine Kommentare: