25.11.2022

Prolog nga "Letër burrave II"

Prolog

“Letër burrave”, si volum i dytë i përsiatjeve mbi gjendjen në familjen shqiptare, u kushtohet edhe atyre grave të pafat, të cilat nuk patën burra, por pronarë të trupit dhe jetës. Ata  i vranë ato me thikë, me revole, me çekiç, me kazmë, apo me gjësende tjera të forta, ose i ngulfatën. Të rrënuar shpirtërisht, ngelën fëmijët e traumatizuar, edhe atë, nga burri i nënës. Fatkeqësisht baba nuk kishin ata vogëlushë! Babi nuk vret nënën e fëmijëve të vet! Ata kriminelë përfunduan në burg, kurse gratë e tyre, janë varrosur tashmë...


...

Ky libër, si edhe i pari, është pasqyrë dhe pasojë e barbarisë mashkullore. Me këtë përmbyllet tërësia e këtyre temave sociale, që po shpërbëjnë kombin dhe u dedikohet nënave, që u varrosën pa pasur mundësi të rrisin fëmijët e vet: 


Zejnepes, Dianës, Donjetës, Antigonës, Fildezes, Natashas, Manjolës, Afizes, Eltelvës, Zhazivares, Liljanës, Lules,Shpresës, Dijes, Alketës, Lumturisë, Ildës, Arielës, Adrianës, Vergjinushës, Elenës, Megit, Naimes, Arzes, Leonorës, Irenës, Lahes, Shqiponjës, Rajmondës, Thëllënzës, Maries, Danes, Pranverës, Marjanës, Fatbardhës, Fatjonës, Mirandës, Elivertës, Rolandës, Ajshes, Limes, Azbies, Manushaqes, Ahsinjës, Nertilës, Vasililës, Valentinës, Sonilës, Meremes,Gjystes, Mimozës, Anxhelës,Ferides, Soses, Miradies, Xhulietës, Suelës, Elsinës, Migenës, Arianitës, Shkurtes, Almës, Fjoralbës, Fatimes, Seneadës, Erjetës, Irenës, Fatmirës, Resmijes, Martës,  Dallëndryshes, Nurijes, Aldës, Mbarimes, Denisës, Gretës, Jonidës, Yllkës, Zyrasë,  Elidës, Brunildës, Lidisë, Ermirës, Sevdijes, Valbonës, Elidonës, Marianës, Mariolës...


Ato nëna janë vrarë nga burra me komplekse të tmerrshme, që refuzojnë epokën dhe të arriturat e qytetërimit dhe pikërisht për ta, është fjala edhe në këtë libër.


Disa tituj të gazetave:


Vrau bashkëshorten në sy të tre fëmijëve të mitur...

Dramë familjare në Marburg, vrau gruan, vajzën... 

Vrau gruan me 39 goditje me sëpatë, dërgohet në psikiatri...

Kosovari vrau gruan Almën, edhe motrën e saj... 

Vrau me sqepar bashkëshorten e tij…

Vrau gruan e plagosi kunatën...

Vrau bashkëshorten e tij, Suela…

Ekzekutoi ish- bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez...

Në Udine, Itali. Një shqiptar ka masakruar me thikë bashkëshorten... 

Shtetasi nga Maqedonia e vrau gruan në Zvicër...

Vrau gruan dhe të dashurin e vajzës...

Deklaroi në polici se e kishte vrarë nga xhelozia…

Ka vrarë Elidonën, dyshonte në virgjërinë e saj …

Shqiptari vrau ish-bashkëshorten në Gjermani…

E vrau gruan në Radishevë, Skenderaj... 

Vrau gruan pasi i kërkoi divorcin…

Vrau bashkëshorten e tij me çekiç në kokë…

Vrau gruan dhe e fshehu krimin…

Vrau bashkëshorten me automatik… 

Vrau gruan me mjete të forta…

Durrës, vrau gruan pas sherrit…

Vrau gruan dhe katër persona tjerë…

Vrau gruan në tualetin e mobilierisë...

Vrau gruan e pestë, 74-vjeçari me 8 fëmijë… 

Vrau bashkëshorten në sy të fëmijëve të mitur...

Vrau gruan dhe vjehrrin, vetëvritet… 

Vrau bashkëshorten i moshuari nga Kukësi....

Vrau gruan se s'gjeti gati bukën…

Flet 42-vjeçari që vrau gruan: Kush do mi ushqejë 6 fëmijët…

Vrau gruan se nuk i kishte përgatitur mëngjesin...

Vrau gruan me thikë e më pas rastin e lajmëroi…


Nga bota

Albanese ha ucciso a coltellate la moglie, dalla quale era divorziato, Shpresa Luku…

Uccide la moglie tagliandole la gola…

Seregno, uccide la moglie davanti al figlio di 5 anni…

Albanese uccide la moglie con 15 coltellate…


Ehrenmord, Albaner tötet seine Frau... 

Kosovare tötet seine Frau und verletzt Tochter...

Albaner (52) tötet seine Tochter (27)... 

Bonn: Kosovare schlachtet Ehefrau mit Beil... 


Meurtre entre Albanais... une mère de 43 ans tuée...

L'homme âgé de 32 ans a tué sa feme...

Le tueur, un chômeur albanais qui roulait en Porsche...


An Albanian has been jailed for the... Gruesome killing of his wife... 

Albanian women kill to avoid divorce...


Tituj më lartë, janë shfaqje të zakonshme në jetën fisnore dhe patriarkale, ku burri ka frikë nga barazia e gruas dhe vëllai, nga e motrës:  luftë qytetare brenda familjes!  Turp, trishtim dhe mjerim!


Shtator 2018


Letër burrave (II) te lulu                                                                                           

Letër burrave te amazon

Keine Kommentare: