Akuza zyrtare dhe arsyetimi për ekzekutime: “Për shkak të luftës kundër zotit!”
Çfarë nënkupton ajo akuzë?
Akuza nënkupton dhe dëshmon se njeriu mund ta luftojë zotin. Ajo akuzë nxjerr në dritë një fakt të madh: zoti nuk ka fuqi të dënojë njeriun, prandaj në vend të tij, jetën duhet t’ia marrë njeriu, në shesh, para publikut dhe para syve të zotit, për ta shpëtuar zotin, sipas ekzekutorëve. Akuza dëshmon edhe një fakt: zoti mund të rrezikohet nga njeriu.
Publiku hesht, heshti edhe zoti. Cili ishte i kënaqur me varjen në shesh, cili i dëshpëruar, cili i zhgënjyer nuk dihet, por në anën tjetër gratë dhe burrat, vazhdojnë luftën për lirinë, që ua ka anuluar njeriu, mullakracia.
Ekzekutimi dëshmon se mullat nuk besojnë në fuqinë e zotit, përndryshe do të kishin pasur frikë të vrisnin njeriun, që paska krijuar zoti.
Zoti i madh nuk ka nevojë të mbrohet nga njeriu i vogël. Nuk mund të mbrohet zoti i gjithëdijshëm nga njeriu i pakdijshëm! Zoti i gjithëfuqishëm, nga njeriu i pakfuqishëm. Zoti i pavdekshëm, nga njeriu i vdekshëm,
Në fakt zoti ka nevojë për ndihmë nga njeriu, aq sa ndien njeriu nevojë të mbrohet nga buburreci.
Shtetet e priftërinjve dhe mullave kanë prodhuar injorantë me shekuj dhe kanë luftuar dijen, përparimin, prandaj derisa ata patën pushtetin, nuk ekzistonin as shkollat fillore: i konsideronin vende ku prishet njeriu...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen