„Nuk ka gra apo burra të përsosur. Aq më pak vjehrra.“ (Papa Françesko)
„Dallimi midis bashkëshortes dhe vjehrrës? Asnjë, që të dyja, sot apo nesër, na ngjallin dëshirën për një grua të tretë.“ (Fabrizio Caramagna)
„Dhe meqenëse tani vjehrra ime gjendet e shtrirë këtu,
për atë nuk e di, por sa më përket mua, unë po pushoj në paqe.“ (Mbishkrim në pllakën e varrit në Tarkuinia)
„Pjetri mbeti në marrëdhënie të mira me Krishtin, edhe pse ai ia shëroi vjehrrën.“ (Samuel Butler)
„Pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua krenare dhe një vjehërr e befasuar.“ (Harry Truman)
„Një vjehërr na bën të zbulojmë makthet që vetëm me bashkëshortësinë, nuk do të zbuloheshin kurrë.“ (Fabrizio Caramagna)
„E dashur vjehërr, mos më trego sesi duhet t'i edukojë fëmijët e mi. E kam njërin nga fëmijët tu dhe, më beso, e ke dhjerë krejt.“ (Anonime)
„Këtu pushon vjehrra ime e dashur.
Zot, pranoje atë me të njëjtin gëzim me të cilin ta dërgova unë.“ (Mbishkrim në pllakë varri)
„Kur vjehrra shfaqet në derë, dashuria fluturon nga dritarja.“ (Helen Rowland)
„Sikur Adami dhe Eva të kishin pasur një vjehërr, do t’ishin dëbuar shumë më herët nga parajsa tokësore.“ (Fabrizio Caramagna)
„Sipas meje nuk ka nevojë të rriten dënimet për bigaminë. Një bigamist ka dy vjehrra: si ndëshkime mendoj se ato mjaftojnë.“ (Winston Churchill)
„Vjehrra ime ishte shkaku i shkurorëzimit tim. Një ditë bashkëshortja ime u kthye më herët në shtëpi dhe më gjeti në shtrat me të.“ (Lenny Bruce)
„Ndërgjegjja është një vjehërr, vizitat e së cilës nuk mbarojnë kurrë.“ (HL. Mencken)
Fallxhori:
„Vjehrra juaj do të ketë një aksident të rëndë.“
„Po, këtë e di, por unë vetëm dua të di se a më zbulon policia?!“
„Unë dhe vjehrra ime ishim të lumtur 20 vjet…
pastaj e takova.“ (Anonime)
„Adami ishte njeriu më me fat në Tokë. Ai ishte i vetmi në botë që nuk kishte vjehërr.“
(Mark Twain)
„Bashkëshortja ime dhe vjehrra plotësojnë njëra-tjetrën në mënyrë përkryer: njëra më kritikon për atë që bëj, tjetra për atë që nuk bëj.“ (Anonime)
„Gjithmonë kam pyetur veten pse u shpik vjehrra. Tani mendoj se më në fund e kam kuptuar: sepse djalli nuk mund të ishte kudo i pranishëm.“ (Anonime)
„Njerëzit që mendojnë se vetëm zoti mund t'ju gjykojë, nuk e kanë takuar kurrë vjehrrën time.“ (Anonime)
Për të shtatin vit me radhë na vjen vjehrra për Krishtlindje. Këtë vit kemi marrë vendimin të ndryshojmë. Ne do t’ia hapim derën. (Les Dawson)
„Honolulu? Epo, i ka të gjitha: rërën për fëmijët, diellin për bashëhsorten tënde, dhe peshkaqenin për vjehrrën.“ (Ken Dodd)
Vjehrra ime tha: "Kur të vdesësh, unë do të vallëzoj mbi varrin tënd". Dhe unë u përgjigja: "Mirë, atëherë dua të varrosem në det“. (Les Dawson)
Imazhi: La belle-mère, 1781 (Vjehrra), Jean Charles Le Vasseur bazuar në një pikturë të Jean-Baptiste Greuze.
Nga italishtja Lis Bukuroca
Libra nga Lis Bukuroca:
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen