24.04.2023

Gratë e mëdha shqiptare

Shumë emra të grave që do t'i lexoni më poshtë, ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë. Ato ishin apo ende janë në mesin tonë. Kanë kontribuar apo kontribuojnë, por nuk kërkojnë as mirënjohje, as përmendore dhe, nuk i kanë ato, ndoshta vetëm dy apo tri prej tyre, të tjerat jo. 

As shkollat nuk bartin emrat e tyre. Rrallë të rrugëve. Ato bënin e bëjnë vepra të mëdha dhe nuk mburreshin e as nuk mburren. Më poshtë në mënyrë telegrafike për t'i rikujtuar sepse shpërfillja është mosmirënjohje:

Rugjina Balsha, shek. XIV bëri epokë duke luftuar dhe udhëhequr luftëtarët…

Maro Kondi, u vetflijua duke u hedhur nga shkëmbi dhe tërhoqi në greminë pas vetes, turqit e lidhur me litar njëri pas-tjetrit

Elena Lukrecia Peshkopia e para grua në botë që mori doktoraturën në Filozofi

Nora e Kelmendit trimëreshë, e cila bëri emër në shek.XVII. Nora ishte vajza nga Malësia e Madhe. Në vitet 1637-38, pranoi të martohej kundër vullnetit të të atit me kryekështjellarin boshnjak, Pashanë e Shkodrës, të cilin e vrau me një kamë me dorezë…


Shote Galica, luftëtare e shquar për bashkim të trojeve shqiptare

Elene Gjika ishte shkrimtare dhe publiciste 

Laskarina Bubulina, në luftën për pavarësinë e Greqisë, mes shumë burrave shqiptarë, u shqua gruaja shqiptare, luftëtarja trime, kapedania...


Ikbal Çika, gruaja e parë gazetare shqiptare 

Eleni Qirici, aktorja e parë shqiptare në Holivud

Sevasti Qiriazi, luajti një rol të madh në arsmimin e grave. Gruaja e parë shqiptare që studioi në institucionin amerikan “Robert College”.

Marigo Posio, vajza që qëndisi shqiponjën dhe flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë


Margarita Tutulani, dëshmore që ka dhënë jetën për çlirimin nga fashizmi

Tringë Ismajli, 1880-1917 ishte luftëtare guerille

Sado Koshena, nga Dukati i Vlorës më 1907 u bëri qëndresë torturave të xhandarëve turq, për kunatin, që s’ pranoi të shërbente në ushtrinë turke.


Shaqe Çoba 1875-1954, ishte një ndër gratë e para intelektuale që kontriboi në ngritjen e figurës së gruas në shoqëri duke themeluar kështu edhe organizatën ‘Gruaja Shqiptare’ më 1920


Lejla Rasih Dino, fisnikja nga Çamëria, në emër të grave shqiptare, si një diplomate e sprovuar, iu drejtua autoriteteve të larta botërore për çështjen e trojeve shqiptare të mbetura jashtë kufijve të 1913-ës

Valentina Pistoli, 1928 është arkitektja e parë shqiptare

Xhanfise Keko, 1928-2007 ishte regjisorja e parë shqiptare

Erifili Bezhani, 1917-1959 ishte avokatja e parë shqiptare e cila diplomoi për Drejtësi në Francë


Janica Martinaj – New York Times 25 maj 1911 dhe Gazeta franceze’Le Petit Journal’, më 28 maj 1911 për Betejëm e Vraninës – e quajtën Zhan d’Ark shqiptare 


Sabiha Kasimati, shkencëtarja e parë shqiptare për gjallesat e ujërave, që e vrau diktatura me grupin që gjasma hodhi bombë në ambasadën sovjetike

Tefta Tashko Koço, sopranoja, që me talentin dhe zërin e saj debutoi në skenat e Parisit dhe La Skalës (Milano)


Nexhmie Zaimi, 1914-2003 ishte gazetarja e parë shqiptare që punoi për CNN dhe Zëri i Amerikës, në vitin 1937 botoi librin e saj " Daughter of the eagle" ( Bija e Shqiponjës). Libri i saj u shpall Best Seller me 1938 ne Amerikë.


Musine Kokalari, ishte për një shtet të tipit evropian, pasi ishte arsimuar në Universitetin e Romës. Ajo luftoi me penë duke lënë mbi 5000 faqe dorëshkrim. Ishte gruaja që nuk i ndërroi idetë edhe pse e kaloi gjithë jetën në burg dhe internim


Nermin Vlora Falaski, studiuesja, gjuhëtarja që ka mbrojtur me dije e kulturë origjinën dhe lashtësinë e gjuhës shqipe, 

Shën Tereza nëna e botës

Xhevë Lladrovci, 1955-1998 ishte luftëtare e UÇK


Ava Max, këngëtare me famë botërore

Bebe Rexha, këngëtare me famë botërore

Rita Ora, këngëtare me famë botërore

Dua Lipa, këngëtare me famë botërore

Eliza Dushku, aktorja amerikane 

Inva Mula sopranoja me famë botërore

Vaçe Zela ikona e këngës shqiptare


Laura Nexhat Mersini nga Vlora, një shkencëtare e re shqiptare, pretendente për çmimin Nobel .Dr. Laura Mersini-Houghton


Atifete Jahjaga presidente e parë grua e Kosovës 

Majlinda Kelmendi vajza e parë shqiptare që ka fituar Medalje Olimpike

Marte Tunaj, 1948-2016 është gruaja e parë që mori guximin të flasë në emër të gjitha grave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

...

Nuk janë përfshirë në atë listë edhe shumë poete, shkrimtare, shkencëtare, por të gjitha ato intelektuale, artiste, e sportiste sot, janë krenaria jonë.


Mbretëresha Teuta flet për nismën madhështore të grave tona. Në ardhje janë edhe qindra tjera. Një komb i vogël me aq shumë gra të mëdha, mund të pengohet gjatë ecjes, mund t'i ngadalësohet përkohësisht ngritja dhe përparimi, por jo t'i ndalohet përgjithmonë caku.

Gruaja shqiptare është shpirti i kombit, i qëndresës dhe duhet të jetë edukuese, krijuese e djemve, që nuk shtypin gra. Që nuk janë xheloz, por që dashurojnë dhe që kuptojnë se fundi i një dashurie, nuk është fundi i botës, por fillimi i ri, i botës së re, dhe mundësisë për të gjetur dashuri tjetër.


Lufta për barazinë gjinore është luftë për drejtësi dhe për lumturi në familje. Është luftë për të drejtat e njeriut. Nëse pushtuesi diskriminon, mund të kuptohet, por kurrë jo nëse e bën burri apo gruaja në shtëpi. Ato gra më lart dëshmojnë se me liri mund të arrihet gjithçka për kombin, por me diskriminim, nuk mund të kontribuojnë si duhet as në familje.


Patriotizmi i këtij shekulli është pranimi i barazisë gjinore si parim kryesor i ekzistencën sonë. Kur ka drejtësi në shtëpi, ka edhe në administratë, edhe në Kuvend edhe në Qeveri. Ku ka familje të lumtur, ka komb të lumtur dhe shtet ligjor. Ku ka shtet ligjor, nuk braktiset vendi dhe nuk shpërbëhen familjet.


Ai që diskriminon ata që duhet t'i dojë, ai nuk bën asnjë dallim nga pushtuesi i djeshëm. Ai që rrah dikë pse është më i dobët se ai, nesër do ta ndiejë forcën e dikujt tjetër, shpesh në pleqëri, kur ai vetë do të jetë më i dobët...

...

Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Kuptimi i jetës


Mund të porositen edhe tek:
libreriauniversitaria.it, lulu.com, walmart. com, barnesandnoble.com, bokus.com, thalia.de, bookdepository.com, orellfuessli.ch, goodreads.com, ebook.de, abeBooks.de etj.  


Keine Kommentare: